-
Nga protesta e dhunshme e Berishës te 6 dhjetori, viti i vështirë brenda PD-së! Në zgjedhje të ndarë, dy kampet ende larg bashkimit
Në 1 vit Partia Demokratike njohu zhvillime të shumta politike, duke nisur nga 8 janari që përplasi fizikisht demokratët, e duke përfunduar më një drekë festive të përbashkët, që gjithsesi nuk i zbuti gjakrat mes demokratëve.
31 Dhjetor 2022, 14:23 -
Ylli Pata: Nga 8 janari i qysqive te grushti para liderëve të BE, radiografia e luftës së PD
Entuziazmi mediatik për një drekë në Laknas pati nota të forta kryesisht tek mbështetësit e Foltores, pasi në krahun tjetër kishte më shumë mërzitje. E cila kthjelloi paksa dehjen mediatike për të shpallur politikisht një përfundim, që sensing e ka diku tjetër. Për të treguar se manovra politike e Sali Berishës është e suksesshme.
29 Dhjetor 2022, 13:35 -
Muça: Berisha mund të ndalte dhunën më 8 janar! Karaj: Lufta brenda PD do përdoret nga Rama në zgjedhjet 2025! Alimehmeti: Porta nuk është e blinduar për grupin e Alibeajt
2022, viti i krizës në PD. Viti po mbyllet dhe opozita mbetet e përçarë. Kjo ishte tema që u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga. Në fokus të bisedës ishte 8 janari, për të cilën të ftuarit thonë se Berisha-Basha nuk kishin pse të bëheshin gazi i botës me veprimin e tyre.
27 Dhjetor 2022, 22:25 -
DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD
Një ish-lider shqiptar, i cili është shpallur ‘non grata’ shkakton dhunë politike në Shqipëri, në një vend ku konfliktet e dhunshme politike janë shumë të rralla. Fjalët janë të shkëputura nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve por që e kanë pasur edhe një paragraf për Sali Berishën.
5 Gusht 2022, 16:59 -
A ta bëjmë edhe Ne, një '8 janar të ri' për vulën dhe karrigen?
Nëse gjykata njeh vendimet e PD aktuale dhe rrëzon ata që e morën në Shkallë të Parë, atëherë sipas filozofisë së vjetër të tyre a do të kthehen tek blindimi dhe nëse ne mendojmë si ata? Atëherë edhe ne, sipas tyre duhet të bëjmë një 8 janar të ri, por sigurisht ne nuk jemi si Ata, por thjeshtë e thashë sa për t'u kujtuar se po ju kthehen në boomerang çdo gjë që kanë bërë deri tani! Leksion i popullit dihet: mos ja bëj gropën shokut se bie vetë brenda.
23 Prill 2022, 21:02 -
VIDEO/ Hiqen dyert e blinduara nga PD, selia ‘zhvishet’ nga logot, hapet dera kryesore për deputetët! Noka për Report Tv: Le të hyjë diell brenda partisë
Selia blu i është rikthyer pamjes së saj të mëparshme që ka pasur para prostatës së dhunshme të 8 janarit. Godina sot është pa dyer të blinduara që u vendosën nga Basha për të mbrojtur selinë nga sulmet e dhunshme më 8 janar që erdhën pikërisht nga grupi i Rithemelimit, dhe sot me vendim të gjykatës Tiranë kanë marrë drejtimin e PD-së.
28 Mars 2022, 10:37 -
VIDEO/ Berisha nis ‘pastrimin’ e selisë blu, fillon epoka 'post Basha', i zbrazin zyrën! Nis heqja e dyerve të blinduara
Komisioni i Rithemelimit ka nisur pastrimin e selisë blu. Report Tv sjell pamjet ku duket se në seli ka filluar të hiqen dyerd e blinduara si dhe letra adeziv nga dyert dhe xhamat, e cila ishte vendosur nga Lulzim Basha përpara protestës së dhunshme të 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha.
26 Mars 2022, 18:43 -
Protesta e dhunshme e Berishës në Selinë e PD në 8 janar, Prokuroria i kthen dosjen policisë: Disa nga të akuzuarit nuk kanë lidhje me dhunën
Prokuroria e Tiranës i ka kthyer policisë dosjen për veprime plotësuese në lidhje me protestën e dhunshme të Sali Berishës në selinë e PD. Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se disa nga të proceduarit nuk kanë lidhje me aktet e dhunës.
2 Mars 2022, 13:34 -
Deklaroi se Berisha mbështetet nga influencat ruse, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje deputetin e PD, Kreshnik Çollaku
Sipas këtij Komisioni, deklaratat e deputetit kanë qenë të qëllimshme dhe janë shpifje. Ndër të tjera, Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën, thotë se deklarata e Çollakut në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, janë tejet të rënda, dhe rrisin tensionet brenda kësaj force politike dhe përçarje në besimet e ndryshme fetare të anëtarësisë së PD.
28 Shkurt 2022, 13:57 -
Gazment Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë! Ja si janë të lidhur me njëri-tjetrin
Bardhi shprehet se njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon 'Foltoren' dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë.
28 Janar 2022, 18:07 -
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit i Berishës kallëzon Drejtorin e Operacionales: Ndërhyri kundër protestuesve
Sikur të përfaqësonin PD zyrtare, Komisioni i Rithemelimit i krijuar nga Sali Berisha ka kallëzuar sot Drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhgën, të cilin e akuzojnë për ndërhyrje kundër protestuesve gjatë protestës së dhunshme të tyre në selinë blu më 8 janar.
28 Janar 2022, 15:08 -
Deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje Spartak Brahon (PADIA)
Komisioni i Rithemelimt, i ngritur nga Sali Berisha, ka paditur sot Spartak Brahon, pas deklaratës se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të vritej në protestën e dhunshme të 8 janarit. 'Report Tv' mëson se Komisioni i Rithemelimit akuzon Brahon për shpifje.
27 Janar 2022, 21:25 -
Zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, Basha-Berishës: Çfarë primaresh do bësh ti? A ka njeri që s'i njeh kulisat e 'Foltores'? Mesazhi i fshehur që i përçoi ish-kryeministrit nga Durrësi
Lulzim Basha e ka komentuar me ironi vendimin e Sali Berishës për primare në parti për kandidatin e Durrësit. “Ku i pyete ti demokratët”, tha Basha nga Durrësi, e ndërsa është shprehur se shpallja ‘Non Grata’ e Berishës ishte një ‘shok’ në fillim, por tashmë është shndërruar në një vijë të kuqe ndarëse mes tij dhe PD! Edhe kësaj here, Basha u prit me protesta, ku mes mbështetësve të dy palëve nuk munguan fyerjet.
22 Janar 2022, 16:58 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
Pasi deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit, Braho: Nuk pushonin telefonatat, deputetët e PD më pyesnin të shqetësuar nëse kishin emrin në listë
Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho rrëfen se gjatë asaj kohe ka pasur shumë telefonata nga deputetë të PD-së nëse ishin dhe ata në listën e Sali Berishës "për t'u hequr qafe". Braho sqaron se deklarata e tij nuk ishin scoop mediatik, por të dhëna nga shërbimet inteligjente shqiptare.
20 Janar 2022, 21:34 -
Çfarë është berishizmi?
Edhe pse është fenomeni politik më i rëndësishëm i tranzicionit, për të cilin flasim pa fund, në fakt, nuk ekziston një përkufizim i qartë i berishizmit si fenomen i sferës sonë politike. Disa e identifikojnë me kultin e liderit autoritarizmin dhe mungesën e demokracisë, të tjerë me gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj kundërshtarit, ndërsa një pjesë e shikojnë si riciklim të enverizmit.
20 Janar 2022, 14:01 -
Një zgjidhje për opozitën!
Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit! Shqetësimin e madh, kryeministri e bëri publik pa i mbushur 24 orë nga 8 janari i zhurmshëm ku të “dy palët” edhe sot e kësaj ditë janë të palëkundur në pozicionin e tyre! Ata që ishin jashtë thonë se nuk pati kurrfarë dhune dhe ata që ishin brenda betohen për qiell e për dhé se selia qendrore e PD nuk ka patur dyer të blinduara!
20 Janar 2022, 11:05