-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Do të marrim pjesë nën siglën e PD! Kajsiu: Basha lider i dobët, por nëse vjen Berisha do të jetë katastrofale, varrimi i opozitës
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija, duke folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat priten të zhvillohen për disa janë në vendin tonë në 6 bashki, tregoi për “Report Tv” se do të kandidojnë nën siglën e PD, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij muaj do të jenë caktuar kandidatët.
19 Janar 2022, 18:43 -
Ilir Metës i ka ardhur koha të mendojë për veten!
Nuk mjafton Berisha por tashmë Lulzim Bashës i është sulur edhe Ilir Meta. Ky i fundit, megjithëse nuk shquhet për batuta dhe as elokuencë, do të mbahet mend për thënien “Luli të gënjen edhe për orën”. Ishte koha kur nuk qarkullonte ajër i mirë mes tyre.
18 Janar 2022, 18:59 -
Protesta e 8 janarit, Kadilli në Report Tv: Turp e trishtim për të ardhmen! Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën! S'kanë moral, s'janë shpresë për asnjë demokrat
Për Fatbardh Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik. Sipas ij, kjo betejë mes tyre është 'tradhtia' më e madhe që ata po i kanë bërë demokratëve
18 Janar 2022, 18:17 -
Basha takim 2 kate poshtë zyrës së Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Berishës e presin me protesta dhe i qëllojnë me vezë makinën: Tradhtar, o plehrë (VIDEO)
Kryedemokrati Lulzim Basha u prit me protestë nga mbështetësit e Berishës, teksa mbërriti për një takim me gratë demokrate vetëm pak metra larg shtëpisë së ish kryeministrit. Protestuesit e qëlluan me vezë dhe e akuzuan tradhtar. Gjatë takimit, Basha i kërkoi Berishës të ndalojë gjuhën e urrejtjes ndaj demokratëve.
18 Janar 2022, 12:23 -
PD nxjerr pamjet: 8 janari fytyra e vërtetë e Berishës, u braktis nga demokratët! Partia nuk do jetë strehë e të korruptuarve (VIDEO)
Partia Demokratike ka publikuar sërish video nga protesta e 8 janarit, ku hedh poshtë deklaratat e Sali Berishës se ajo ishte një protestë paqësore. Me pamje e sjella, vihet re një numër i vogël mbështetësish që shkojnë pas Berishës, që për Partinë Demokratike nuk përfaqësojnë demokratët.
17 Janar 2022, 23:06 -
Çollaku te ‘5 Pyetjet’: Zgjidhja e krizës në PD, s’është votëbesimi, por braktisja totale e dhunës! Pasojat do bien mbi demokratët e thjeshtë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku është shprehur se pamjet që ofroi 8 janari, nuk e kishte menduar kurrë që do i shihte e ndërsa vë theksin se pasojat kryesore të kësaj lufte të brendshme nuk do të shkojnë të Lulzm Basha apo Sali Berisha, 2 protagonistët kryesor, por te demokratët e thjeshtë.
17 Janar 2022, 22:49 -
Lleshaj në 'Kontrast': Berisha duhet t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk vendosi snajpera mbi PD, siç e mësoi ai vetë në 21 Janar
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar së fundmi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike ne 8 Janar. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Lleshaj u shpreh se Policia u soll në një mënyrë profesionale teksa pati një apel edhe për palët e përfshira në skenarin e dhunës.
17 Janar 2022, 19:12 -
Mesazh për skenat e dhunës nga Berisha në selinë blu? Kim publikon shprehjen e Luther King: Të refuzojmë dhunën politike
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nga Martin Luther King, Jr. i cili luftoi në SHBA kundër racizmit dhe refuzoi dhunën politike.
17 Janar 2022, 14:44 -
Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë partinë Demokratike
Ngritja e një regjence që do të marrë drejtimin e partisë për gjashtë muaj. Dorëheqja e Bashës dhe Berishës nga funksionet dhe drejtimi i grupimeve. Zgjedhje për të gjitha strukturat nga baza në qendër deri te zgjedhja e kryetarit të ri përmes një gare të ndershme, të besueshme dhe të hapur.
17 Janar 2022, 09:44 -
Rama parashikoi krizën mes demokratëve në 2017: Luli do të rrahin këta të tutë e do të nxjerrin në rrugë të madhe (VIDEO)
Kriza mes demokratëve dhe pakënaqësia e tyre ndaj drejtimit të Lulzim Bashës ishte diçka që pritej të ndodhte një ditë. Kjo duket se është parashikuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017, madje ai e kishte paralajmëruar kryedemokratin në sytë e të gjithë deputetëve, por edhe shqiptarëve në një seancë plenare në Kuvend.
16 Janar 2022, 20:36 -
Berisha: Negociata me Bashën, vetëm po pranoi të futet në zgjedhje për kryetar! Protestat do të shtrihen në gjithë Shqipërinë! Për rrëzimin e Ramës bashkëpunoj me këdo, përfshirë dhe Metën
Ish kryeministri Sali Berisha tha se do të mund të negocionte me Bashën për të mirën e PD-së vetëm nëse ai do të pranonte të hynte në zgjedhje për kryetar. Për Berishën, Rama është armiku kryesor dhe për rrëzimin e tij do të bashkëpunonte edhe me presidentin Ilir Meta.
15 Janar 2022, 22:46 -
Pasi i përjashtoi nga PD, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet! ‘Ndëshkon’ Rushajn, e largon nga kreu i grupit parlamentar, e zëvendëson me Alibeajn
Mbështetësit e Berishës jashtë komisioneve, s’përfaqësojnë më PD! Ata kanë marrë tjetër ndëshkim deputetët e PD që janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Berisha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha ka njoftuar zëvendësimin e tyre ne komisionet parlamentare, ndërsa surprizë ka qenë zëvendësimi i kreut të grupit parlamentar Alfred Rrushaj me Enkelejd Alibeajn.
15 Janar 2022, 17:17 -
Berisha nuk përmbahet, akuza Bashës: Rama i mbylli bastet se ia dha atij! Policia na sulmoi më 8 janar me urdhër të Beogradit! PD: Mashtrues kronik
Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhi paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t'i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.
15 Janar 2022, 12:07 -
Presidenti Ilir Meta, apo kreu i sindikatës së rojeve!
Presidenti duke mbajtur anë tregon hapur në fakt se cili do të jetë poli i tretë i politikës shqiptare duke filluar që nga ky vit. Një aleancë me emra të vjetër por me kostume të reja shumë të shtrenjta, Meta-Berisha. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe dhe më kryesorja asgjë të re. Por, ajo që është shqetësuese është qasja e presidentit Ilir Meta, nga një “kalorës i urdhrit për të mbrojtur Kushtetutën”, po sillet si kreu i sindikatës së rojeve!
15 Janar 2022, 11:16 -
Dhuna në PD, Koduzi: Ish kryeministri dëmton partinë për inat të SHBA! Mandija: Provokimet erdhën nga u brenda selisë! Karaj: Fajin e ka Berisha, favorizoi Bashën
Dhuna e ushtruar në selinë e PD më 8 janar ka qenë teme debati në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku mbështetës të Bashës dh Berishës i hidhni fajin njëri tjetrit se kush dhunoi godinën.
14 Janar 2022, 22:23 -
Bumçi akuza Bashës: E nxori listën e kandidatëve 45 ditë para zgjedhjeve! Rama do ta ndihmojë edhe në gjykatë që të mbajë vulën
Deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës. Sipas tij, shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama
14 Janar 2022, 18:18 -
Basha i përgjigjet presidentit: Tronditëse! Meta pranoi rolin në sulmin ndaj selisë! Është në aleancë me Berishën për të shkatërruar PD-në
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta ditën e sotme, ku nuk e ka fshehur aleancën me Sali Berishën. PD thotë se Meta me daklaratën e tij tregoi hapur rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të PD. Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike.
14 Janar 2022, 16:44