-
E trishtë në Fier! Misri derdhet në rrugë se nuk ka treg, fermerja: Tallen me ne maskarenjtë!
Fermerët e Fierit, të cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të drithërave në vend po hasin vështirësi në gjetjen e tregjeve. Ata shprehen për mikrofonin e ‘Report TV’ se tregtarët po e grumbullojnë misrin me 2500 lek për kuintal. Një çmim ky tejet i ulët, që nuk justifikon as koston e prodhimit. Sipas tyre, kjo vjen pasi sasia më e madhe e misrit po importohet nga Serbia.
8 Shtator, 13:21 -
Bukmira e Mirditës prodhon 20 mijë kuintal rrush! Një pjesë e prodhimit mbetet pa shitur, shkak importi! Prenga: Blini 'Made in Albania'
Bukmira prodhon 20 mijë kuintal rrush për verë, por një pjesë e madhe e prodhimit ka mbetur pa shitur për shkak se i konkurron importi. Altin Prenga i Mrizit të Zanave u bën thirrje tregtarëve por dhe konsumatorëve të blejnë prodhimin vendas.
7 Shtator, 17:16 -
'Bujqësia'/ Prenga: Të mbrohen produktet vendase, jo teste me lodra kineze! Rrapaj: Të subvencionohen fermerët! Muçaj: S’jemi në konkurrencë të ndershme
Çfarë thonë pronari i agro-turizmit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga, nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël Bujar Muço dhe kreu i këshillit të Agro-Turizmit, Agron Rrapaj, në panelin e emisionit “Studio Live” në Report TV. Prodhimet vendase, sfidat dhe vështirësitë: Pajisja matëse e pacertifikuar, e qëllimshme për antireklamë ndaj prodhimit vendas
5 Shtator, 20:31 -
Në tetor çelet skema kombëtare e investimeve në Bujqësi! Denaj: Po jepen fondet për fermerët që aplikuan për skemën
Ka nisur shpërndarja e fondeve për fermerët që aplikuan për skemën kombëtare të këtij viti. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se pritet të përfitojnë 69 mijë fermerë nga 71 mijë që aplikuan. Denaj njoftoi se në tetor do të prezantohet Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, me fokus zgjerimin e serave
4 Shtator, 19:42 -
Denaj në Kuvend: Përmirësimi i legjislacionit për të rritur sigurinë ushqimore, dhe ekonominë familjare dhe atë të vendit
Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dy projektligje të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori në vend, ”Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin e ”Peshkimit’.
4 Shtator, 13:04 -
Malaj: Brenda muajit sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave! Kursi i këmbimit na penalizoi financat por na favorizoi borxhin e jashtëm
Në konferencë Ministri i Financave deklaroi se brenda muajit do të bëhet publike sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave."Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave"Kursi i këmbimit?
4 Shtator, 10:50 -
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra të raportuara, 19 prej tyre janë shuar! Mbetet problematike situata në Mirditë
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve janë raportuar 25 vatra zjarri, ku 19 prej tyre janë shuar, ndërsa 6 të tjera vijojnë të jenë aktive
3 Shtator, 11:20 -
Agron Duka: Askush nga mazhoranca nuk interesohet për fermerët me përjashtim të Erion Braçes
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në seancën e sotme mbajtën fjalim krerët e grupeve parlamentare. Së pari mori fjalën kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili theksoi rëndësinë për vendosjen e një qeverie teknike në vend në prag të zgjedhjeve të 2025.Më tej ai u shpreh s
2 Shtator, 17:43 -
Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë.
31 Gusht, 07:12 -
Rishikimi i buxhetit/ Shkurtohen fondet për bujqësinë, i ikin 250 mln lekë! Infrastruktura merr 5.2 mld lekë
Me rishikimin e fundit që pësoi buxheti i shtetit është rritur buxheti për transportin rrugor dhe është ulur për ministrinë e bujqësia. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi, fondet për bujqësinë janë shkurtuar me 250 milionë lekë, ndërsa për projektet rrugore janë shtuar me 5.2 miliardë lekë.
30 Gusht, 20:47 -
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
Deputeti Erion Braçe i është rikthyer sërish debatit që u krijua në rrjet pas një ‘alarmi’ që një gazetar ‘influencer’ ngriti mbi nivelin e nitratit në frutat e perimet e prodhuara nga bujqit tanë. Dy kompanitë që tregtuan pajisjet kineze që u reklamuan në rrjet për matjen e nitratit në fruta perime, sipas Braçes, janë zhdukur. Deputeti socialist thotë se ishte një fushatë e sponsorizuar për të goditur bujqit shqiptarë.
29 Gusht, 20:02 -
Rishikohet buxheti! 500 mln lekë për fermerët për sera, rrjeta anti-breshër e stalla
Fondet shtesë të miratuara për bujqësinë nga qeveria do të përdoren kryesisht për ndërtimin e serave të reja, për ndërtimin e rrjetave anti-breshër për shkak të stinës së dimrit që kemi përpara si dhe për stalla, ujitje e rrjeta peshkimi.
29 Gusht, 15:22 -
DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve
Pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum. Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”.
28 Gusht, 18:53 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit për vitin 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat! Para për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët
Buxheti i shtetit është rishikuar për herë të dytë brenda vitit, duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 27 miliardë lekë. Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se janë shtuar fondet për ministrinë e bujqësisë, të shëndetësisë arsimit dhe të ministrisë së brendshme.
28 Gusht, 12:53 -
Tabaku ngre shqetësimin: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit, prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po penalizohen!
Rënia e monedhës Euro nën kuotën e 100 lekëve gjatë këtij sezoni veror, sipas deputetes, është rezultat i pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit kryesisht dhe jo i prodhimit vendas apo turizmit
27 Gusht, 10:43 -
Tender 2.4 mln euro për sistemin e të dhënave të fermave! Ministria do ketë informacion mbi prodhimin, stoqet e kostot e fermerëve
Investimi për ngritjen e këtij sistemi thuhet në dokumentet e tenderit do të mbulohet me fonde të buxhetit të shtetit, që janë të përcaktuara në buxhetin e vetë ministrisë.
21 Gusht, 14:08 -
Çfarë fshihet pas protestave për litiumin në Serbi: Të nxitura nga mjedisi apo të motivuara politikisht? Serbia sheh dorën e Perëndimit
Prej 11 Gushtit Beogradi 'zien' nga protestat e OJQ-ve, shoqatave ekologjike dhe qytetarëve, qw janë kundër minierës në Jadar. Vuçiç thotë se u informua nga Moska, hedh akuza për "grusht shtetit" të nxitur nga jashtë. Edhe Kina sheh dorën perëndimore me "doreza të bardha"
20 Gusht, 16:53 -
2025-a më shumë buxhet për rrugë, aeroporte, ushtrinë! Bujqësia rritje minimale
Projektet rrugore do të jetë në fokus edhe për vitin e ardhshëm, dhe do të marrë pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës. Sipas dokumenteve zyrtare për vitin 2025, do të shpenzohen më shumë para për fuqizimin e ushtrisë, dhe për sistemin arsimor. Ndërsa bujqësia edhe pse në krizë, do të ketë rritje minimale të buxhetit.
20 Gusht, 15:49 -
Ambasdori britanik në Beograd: Britania mbështet minierat e litiumit, por vendimin e merr qeveria serbe
Ambasadori britanik në Serbi, Edëard Ferguson, ka deklaruar të hënën e 19 gushtit se qeveria britanike e mbështet zhvillimin e mëtejshëm të projektit Jadar, por nëse ky projekt do të vazhdojë apo jo do të jetë tërësisht në duart e autoriteteve serbe
20 Gusht, 08:41 -
'Breshëri sa një kokër kumbulle, nuk la gjë pa shkatërruar! Rrushi, mollët, misri të gjitha ranë në tokë!' Fermerët e Maliqit kërkojnë ndihmë nga shteti
Moti i paqëndrueshëm i 24 orëve të fundit, me reshje shiu lokale dhe ere ka sjellë rënien e temperaturave në mbarë vendin. Ndërsa në juglindje, breshëri ka bërë dëme në bujqësi, kryesisht në zonën e Maliqit
19 Gusht, 16:34 -
'New York Times': 'Gjaku i keq' pas minierës së litiumit në Serbi! Çfarë fshihet pas, fushë beteja e perëndimit dhe protestat kundër Vuçiç
Miniera e propozuar në Serbi jo vetëm që ka provokuar zemërim mes fermerëve, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë, por gjithashtu është kthyer në një fushë beteje ndërmjetëse në përpjekjet e Perëndimit për të nxjerrë vendin nga orbitat e Rusisë, aleatit të saj tradicional dhe Kinës.
19 Gusht, 16:00 -
Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive! Vijojnë flakët në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë
Në vend janë 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive, ndërsa nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll. Ky është bilanci i raportuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.
18 Gusht, 10:59 -
Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte sot në Pogradec në kuadër të një takimi me forumet e Partisë së Lirisë. Sërish Meta ka sulmuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Por ndryshe nga një ditë më parë, këtë herë Meta ka zbutur tonet. Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale dhe Dumanin ‘mbrojtës të flaktë krimeve të Ramës”
16 Gusht, 22:07 -
Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 14 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës
Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile publikojnë bilancin e zjarreve, dëme të konsiderueshme materiale në biodiversitet. U shuan 15 vatra, 1245 forca në terren, mes tyre 130 vullnetarë
16 Gusht, 12:00 -
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
Gruri i importuar nga Rusia e Ukraina po mbush tregjet shqiptare, ndërkohë që mundi i fermerëve vendas po shkon dëm. Sipas përllogaritjeve importi i grurit po bëhet me çmim shumë herë më të lartë sesa çmimi me të cilin fermerët vendas po e shesin drithin. Autoriteti i konkurrencës nuk nisi hetim për këtë treg, ndërsa për Report TV thotë se kompanitë po importojnë sepse pretendojnë se gruri rus ka më shumë cilësi.
14 Gusht, 15:33 -
Berat/ Përfshihen nga flakët tokat bujqësore në fshatin Syzes, era ndihmoi zjarrin në pjesën e mbjellur me vreshta
Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e sotme në fshatin Syzes të bashkisë së Dimalit.Fermerët i kanë vënë zjarrin barërave por flakët të ndihmuar nga era dhe temperatura e lartë kanë dalë jashtë kontrollit duke marrë përparësi n&
13 Gusht, 16:53 -
Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime
Prodhimet e fermerëve shqiptarë kanë mbetur stok, ose hidhen nëpër kanale apo shiten nën kosto. Ndërsa importi është fuqizuar duke dominuar nëpër markete. Referuar shifrave në gjashtë muaj vendi ka blerë nga jashtë 597 mijë tonë ushqime, ose trefish më shumë sesa ka eksportuar
10 Gusht, 19:12 -
Protestat e fermerëve/ Ministrja e Bujqësisë takim në Maliq: Nuk bën sens aplikimi poshtë 5 hektarë! Kërkuam që fermerët të bashkohen për të marrë 100% subvencione
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj u takua me fermerët e zonës së Maliqit të cilët vetëm gjatë korrikut kanë protestuar 2 herë për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Ajo kërkoi bashkimin e fermerëve, si e vetmja mundësi për t’ju imponuar tregut, si dhe formalizim të punës së tyre në mënyrë që të përfitojnë nga subvencionet.
9 Gusht, 16:02 -
'Kur të vdes mos më bëni gjellë me patate!' Fermeri tregon amanetin e të atit pasi pa stokun e madh të prodhimit. ‘Lufta’ ndaj prodhimeve vendase, tregun ‘e mbyt’ importi!
"Report tv" reportazh në Zvirinë të Maliqit, një ndër zonat më prodhuese në vend, ku patatet e qepët kanë mbetur pa shitur për shkak të konkurencës nga prodhimet e importit, kryesisht Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
9 Gusht, 11:43 -
Premtimet e fryra të Metës nga vendlindja e Berishës: 200 euro për lopë, 60 euro për çdo dele e dhi, 10 mijë euro grant dhe 5 vite pa taksa!
Kreu i Partisë së Lirisë zhvillon takim me strukturat dhe zgjeron premtimet për fermerët dhe blegtorët, me subvencione deri trefish nga ato aktuale
8 Gusht, 10:56 -
Pas qepës dhe grurit, fermerët e Korçës po shesin nën kosto edhe pataten; konkurrohen nga importet
E vetmja zgjidhje mbetet magazinimi i prodhimit deri në rritje të çmimit, por edhe në këtë rast fermerët pohojnë se humbjet nga kalbja e patates janë të konsiderueshme. Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës.
6 Gusht, 08:02 -
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
Një javë pasi u gjobiten për bllokimin e rrugës me traktorë, fermeret e Maliqit kanë dalë sërish në protestë, por kësaj radhe pa mjetet e tyre. Shqetësimi kryesor është rënia e çmimit për grurin e pataten, pasi tregu është mbushur me produkte të importit.
31 Korrik, 17:27 -
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
Çmimet e fruta perimeve janë rritur në mënyrë abuzive nga grumbulluesit deri në 100%. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetim për 86 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan e Berat, për shkak të abuzimit me çmimet, blerjes-shitjes pa faturë, dhe fiksim të çmimeve mes kompanive.
29 Korrik, 13:50