-
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
Nga studio e Report Tv, socialisti Erion Braçe tha se protestat kundër rritjes së çmimeve organizohen nga Berisha e Meta, ndërsa vlerësoi paketën e rezistencës sociale të propozuar nga qeveria, por kërkoi të luftohen abuzimi me çmimet. Ai cilësoi të vonuar Bordin për caktimin e çmimit të naftës dhe tha se është kundër uljes së taksave e tatimeve. Ndërkohë, për mandatin e 6-të të Armand Dukës në krye të FSHF-së, tha se është paligjshmëri e qartë.
16 Mars 2022, 17:11 -
Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Kriza nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal! Dy mënyrat për të dalë nga kjo situatë
Rritja e çmimeve dhe kriza që shkaktoi në të gjithë botën lufta në Ukrainë për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal dhe mosfunksionimin e institucioneve të rregullatorit të tregut.
16 Mars 2022, 15:16 -
Veliaj me punonjësit socialë: Paketa e Rezistencës mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë, ata që protestojnë të vijnë të shërbejnë një pjatë supë
Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.
16 Mars 2022, 14:24 -
Rama me biznesin e vogël: Heqjen e taksës së karburantit e duan foltoret e fallxhoret për të falimentuar vendin, por nëse e bëjmë këtë do rriten taksat e tjera! Ndaluam furtunën krizës së energjisë që prek familjarët
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së kësaj të mërkure ka prezantuar pikat e Paketës së Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero.
16 Mars 2022, 11:18 -
Rritja e çmimeve, PD kërkon mocion me debat në Kuvend! Komisioni i Rithemelimit interpelancë me Ramën për paketën anti-krizë
Nisur nga rritja e çmimeve në vend Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend. Nga ana tjetër kemi edhe Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
15 Mars 2022, 13:21 -
Serbia do të na furnizojë me grurë, Rama me biznesin e vogël: Ballkani i Hapur funksionon! Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme pikat e Paketës së Rezistencës Sociale përfaqësuesve të biznesit të vogël, se si qeveria do t'i mbrojë ata përballë pasojave që po sjell lufta. Ai tha se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj kanë zero taksa, si asnjë biznes tjetër në rajon apo Europë.
15 Mars 2022, 13:20 -
Rama: Nga Brukseli më shkruan të shqetësuar për protestat në Tiranë se Rusia ka shpresë të madhe te pakënaqësitë ekonomike në vendet e NATO! Protesta më e turpshme në 30 vite
Kryeministri Rama i cilësoi protestat e ditëve të fundit më të turpshme të 30 viteve të fundit. Ai tha se Brukseli është i shqetësuar për situatën në Shqipëri, pasi Rusia ka shpresë te protestat ekonomike në vendet e NATO-s. Në Tiranë ishin më të pakët qytetarët në protestë, ndërsa në Shkodër ajo zgjati vetëm 15 minuta.
14 Mars 2022, 20:13 -
Rritja e çmimeve, rishikohet buxheti i vitit 2022! 6 mld lekë për paketën anti-krizë, shtohet me 20 mld lekë për faturën e energjisë
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Po ashtu në aktin normativ është reflektuar edhe indeksimi i pensioneve me 3.3 miliardë lekë.
14 Mars 2022, 14:30 -
Paketa Anti-krizë e qeverisë, Basha: Tallje me lëmosha! Rama bën sikur ndihmon, por programon më shumë taksa
Paketën e Rezistencës Sociale kundër pasojave të luftës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një tallje e qeverisë me qytetarët, që sipas tij nuk bën gjë tjetër, përveç i zhyt më tepër në mjerim.
14 Mars 2022, 11:42 -
Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë! I dimë kush janë ato që u paguajnë autobusëve atyre nga rrethet! Në faturën e dritave edhe çmimin real i energjisë
"Turp kombëtar" i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë.
14 Mars 2022, 11:01 -
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama bashkëbisedim me punonjës: Do të mbrojmë çdo shqiptar në nevojë, protestat me drita i-Phone dhe makina X5 janë turp në këtë kohë lufte
Një ditë pasi prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve, kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
13 Mars 2022, 10:02 -
Paketa e Rezistencës Sociale, Braçe entuziast: Kështu po! Rama bëri gjënë e duhur! 7 masat humbin vlerën nëse beteja me tregtarët abuzues nuk bëhet si duhet
Një nga zërat kritikë ndërmjet socialistëve sa i përket politikave sociale, deputeti Erion Braçe ka përshëndetur Paketën e Rezistencës Sociale të propozuar nga sot nga kryeministri Edi Rama, pas rritjes së çmimeve në vend. Sipas socialistit, Rama bëri gjënë e duhur dhe të drejtë! Por Braçe paralajmëron, se të gjitha këto do të humbin vlerësn, nëse nuk bëhet si duhet beteja me tregtarët abuzues, të ushqimeve, naftës e lëndëve të para.
12 Mars 2022, 19:23 -
7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë
Kryeministri Rama lajmëroi se qeveria shqiptare miratoi një paketë sociale që ndihmon nga pensionistët, e të gjitha shtresat në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Rama këmbënguli se nuk do hiqen taksat e naftës, pasi qeveria po shton buxhetet për të përballuar krizën e energjisë elektrike për të mos rritur faturat e qytetarëve.
12 Mars 2022, 15:07