-
Mero Baze: Një paralajmërim zyrtar, për mungesën e të ardhmes së opozitës me Sali Berishën
SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.
4 Prill 2023, 19:59 -
Mero Baze: Kontradikta e akuzës për katër ish drejtuesit e UÇK lidhur me 'Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’'
Ka një kontradiktë në formulimin e akuzës që Gjykata speciale ka lexuar sot ndaj katër drejtuesve madhorë të UÇK, një organizatë që mori përsipër rezistencën e armatosur të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998 1999.
3 Prill 2023, 20:23 -
Mero Baze: ‘Marshimi për Drejtësi’ më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës
Mijëra qytetarë të Kosovës ju bashkuan thirrjes për një “Marshim për Drejtësinë”, një manifestim solidariteti me katër drejtuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, nga Gjykata Speciale.
2 Prill 2023, 20:09 -
Mero Baze: Dy probleme morale nga pazaret e drejtuesve të PD me Berishën
Po bëhet e qartë publikisht se Sali Berisha dhe grupi i tij ka pas një marrëveshje jo publike me drejtues të Partisë Demokratike, konkretisht Gazmend Bardhin dhe të tjerë që Partia Demokratike të hynte në zgjedhje në garë vetëm për këshillat bashkiake. Këtë e ka konfirmuar ndërkohë dhe një deputet i PD nga Lushnja, i cili në këtë rast nuk ka bërë shaka.
1 Prill 2023, 19:22 -
Mero Baze: Përse nuk po gëzon dot Berisha nga dorëheqjet e rivalëve të PD?
Berisha arriti t’i tërheqë dhe shantazhojë disa nga kandidatët e vendosur nga Enkelejd Alibeaj për kryetar bashkie, edhe ashtu të paktë në numër, për shkak të dy qëndrimeve brenda Kryesisë së PD. Edhe pse mbështetësit e tij, sidomos në shtyp, u bën entuziastë, Berisha nuk duket aq i gëzuar.
31 Mars 2023, 19:51 -
-
Mero Baze: Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij
Publikimi i listave për këshillat bashkiakë, bëri të qartë se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës/aj, ka një marrëveshje e cila praktikisht shkrin “Foltoren” e Sali Berishës brenda ish- LSI.
28 Mars 2023, 19:42 -
Mero Baze: Përse sulmi ndaj Top Channel është më i rrezikshmi në historinë e shtypit shqiptar?
Sulmi është barbar, pasi më shumë se sa një njeri të vuajtur ka vrarë frikën për të sulmuar televizionin më të madh në vend dhe vjen nga bota e krimit. Shtypi natyrisht që është gjithnjë në qendër të sulmeve politike apo dhe debateve shoqërore, por ekzistojnë disa tabu për mos prekjen e lajmësit të cilat në të vërtet janë shkelur vetëm në Shqipëri nga politika
27 Mars 2023, 19:40 -
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
Të dy emrat e përzgjedhur për garën e Tiranës nga Partia Demokratike Roland Bejko dhe Jonila Godole kanë të përbashkët faktin që janë rreshtuar qartazi kundër Sali Berishës pa pritur vendimin e Bashës për ta përjashtuar më 9 Shtator 2021
26 Mars 2023, 19:38 -
Mero Baze: Debatet që do të formojnë një Parti të re Demokratike
Brenda 24 orëve Partia Demokratike zyrtare ka kaluar një cikël debatesh të ashpra brenda saj dhe ka vënë në provë aftësinë e saj për të qenë një parti e re demokratike, apo një mbetje e dëshpëruar e berishizmit, që nuk ja del dot të kthehet në parti.
25 Mars 2023, 22:22 -
Mero Baze: PD nuk e ndihmon dot më Berishën, edhe sikur të bëhet me të
Ndarja në Partinë Demokratike ka ndodhur. Dhe ka ndodhur për shkak të Sali Berishës. Partia është ndarë në dy kampe, pro dhe kundër tij. Spekulimi se Berisha ka më shumë dhe PD zyrtare më pak, është një perceptim që vjen nga 6 marsi dhe akoma më shumë, nga fakti që PD zyrtare ka ngrirë aktivitetin politik gjatë këtij viti.
24 Mars 2023, 20:01 -
Mero Baze: Deputetët që po ikin gjithë gëzim nga Parlamenti
Dy deputetë të “Foltores” së Berishës, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi e kishin sot ditën e fundit në Kuvend. Të dy do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit në dy bashkitë kryesore të vendit, Tiranë dhe Elbasan. Një tjetër koleg i tyre me profil më të ulët poltik, Zef Hila u rikthye tek bastioni i vet ne Bashkinë e Vaut të Dejës.
23 Mars 2023, 20:39 -
Mero Baze: 22 Marsi, dita kur PD mbriti në pushtet e vdekur
Partia Demokratike ka fituar vetëm një herë në historinë e saj politike 32 vjeçare dhe ai është 22 Marsi i 1992. Madje më shumë se fitore e saj, ajo është një vendim i madh i shoqërisë shqiptare për të ndryshuar dhe për ti dhënë shanse një historie të re politike në Shqipëri
22 Mars 2023, 19:58 -
Mero Baze: Gjithë strategjia e Kurtit paska qenë shpresa që Vuçiqi të mos e pranonte marrëveshjen...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka informuar Këshillin Evropian në Bruksel se Kosova dhe Serbia janë pajtuar me atë që është publikuar si Marrëveshja e Ohrit dhe se të dy palët kanë rënë dakord se marrëveshja quhet e miratuar me deklaratën time.
21 Mars 2023, 19:15 -
-
Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?
Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.
19 Mars 2023, 18:50 -
Mero Baze: Albin Kurti duhet të tradhtoj veten për Kosovën dhe Kosovën për egon e tij
Takimi i Ohrit, për nga rëndësia që ka për Kosovën dhe mbi të gjitha për nga nevoja e saj për të ruajtur aleancën me Perëndimin është e krahasueshme me Marrëveshjen e Rambujes. Ultimatumi perëndimor kundër Serbisë nëse nuk e nënshkruan dhe ultimatumi kundër Kosovës nëse nuk e nënshkruan është i qartë, si në Rambuje
18 Mars 2023, 18:58 -
Mero Baze: Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj
Monika Kryemadhi ka dy pretendime lidhur me skandalin e financimit rus të saj. E para, se shumat janë të vogla dhe e dyta, se janë bërë publike të dhëna personale. Të dyja janë të vërteta. Shumat që ka shkëmbyer Kryemadhi me kompnitë guaska ruse janë relativisht të vogla.
17 Mars 2023, 18:56 -
Mero Baze: Njeriu që e ndau opozitën në shtatë copa
Vendimi i KAS për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, i jep fund përpjekjeve të Berishës për të minuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, përmes Komisionerit të zgjedhjeve dhe krijon një realitet të ri opozitar në zgjedhje.
16 Mars 2023, 18:24 -
Mero Baze: Çfarë duhet të sqarojë Kryemadhi për drejtësinë shqiptare?
Euroreproter, një media me qendër në Bruksel, ka publikuar një shkrim rreth ndikimeve ruse në Ballkan, me gjëra që kryesisht ka qenë të njohura dhe më parë. E reja e shkrimit ishte, se kjo media publikoi dy faksimile të transfertave bankare që provonin dy gjëra të rëndësishme. E para, që Monika Kryemadhi ishte paguar si ortake nga një kompani pas së cilës qëndrojnë disa oligarkë rusë, dhe e dyta, që Kryemadhi rezulton të ketë llogari bankare në së paky dy banka të huaja, një në Zvicer dhe një në Andora.
15 Mars 2023, 18:26