-
Mero Baze: Pse opozita i ka hequr të drejtën vetes të gëzohet për çeljen e negociatave?
Çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila pritet të ndodhë të martën paradite në Bruksel, po injorohet nga opozita në Shqipëri, e cila me sa duket nuk di si të sillet me këtë ngjarje.
18 Korrik 2022, 20:35 -
Mero Baze: A duhet të ftojë dhe opozitën Edi Rama në Bruksel?
Shqipëria pritet të hapë ditën e martë negociatat me Bashkimin Evropian, pas një peripecie katër vjeçare, të cilat testuan në një farë mënyrë gjithë problemet e brendshme dhe pasiguritë që ka vetë Bashkimi Evropian për zgjerimin.
17 Korrik 2022, 19:50 -
Mero Baze: Mllefi i opozitës maqedonase mbi shqiptarët, ‘justifikon’ veton greke dhe bullgare ndaj tyre
Në betejën për të bllokuar vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, për të pranuar propozimin francez që i jep fund vetos bullgare për hapjen e negociatave, opozita në Maqedoninë e Veritu vuri në shënjestër shqiptarët si faktor vendimtar për këtë “çnderim” që po i bëhej vendit. E bënë këtë fillimisht protestuesit e saj, më pas deputetë dhe në fund edhe kryetari i VMRO.
16 Korrik 2022, 21:03 -
Mero Baze: Pse Berisha nuk bën dot bashkimin dhe rasti 'Topalli'
Përpjekja e Sali Berishës për të diktuar udhëheqjen e opozitës përmes nxjerrjes së njerëzve në rrugë, “nën emrin e tij”, vlen për të bindur ata që ka me vete, por jo ata që duhet të marrë me vete në emër të opozitës.
11 Korrik 2022, 18:24 -
Mero Baze: Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi si radikal, apo si i moderuar
Në fushatën e Berishës brenda Partisë Demokratike kundër Lulzim Bashës, akuzat kryesore që ju bënë Bashës ishin djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, si dy vendime me të vërtetë fatale, që i lehtësuan mandatin e tretë Edi Ramës
10 Korrik 2022, 20:27 -
Mero Baze: Të gëzuarit për bllokimin e ndryshimit të opozitës
Nëse ka një sukses politik protesta e organizuar nga Sali Bersha, ai është bllokimi i ndryshimit politik të opozitës. Duke u përpjekur të marrë me dhunë primatin e opozitës, Berisha e shndërroi projektin e ndryshimit të opozitës në problem riciklimi.
9 Korrik 2022, 20:14 -
Mero Baze: A e pa SHBA? A e pa gjyqtarja? A e pa Basha?
Këto janë tre pyetjet që shoqërojnë përfundimin e protestës së parë, të Berishës së tretë, në krye të PD. Pyetja e parë retorike është: A e pa SHBA? Sidomos a e pa kjo ambasadorja në Tiranë, se me këtë nuk u del e keqja. Natyrisht që e kanë parë dhe janë të kënaqur që protesta nuk përfundoi në dhunë, si kërcënonte Berisha.
8 Korrik 2022, 19:54 -
Mero Baze: Pse opozitarët shpresojnë që Berisha i mbron nga drejtësia?
Nuk e shkoj si problem shumë te rënd pse brenda opozitës po krijohen dy standarde për sjelljen ndaj drejtësisë së re, pasi kjo është traditë e vjetër e tyre. Gjithmonë për ta drejtësia përshëndetet kur dënon zyrtarë të lart të qeverisë përfshi ministra dhe deputetë siç ka bërë deri tani, dhe një standard tjetër që po bie shumë në sy në rastin e akuzave ndaj deputetit Salianji, ku drejtësia paragjykohet se “mos dënon Salianjin” se kjo pastaj quhet krim.
3 Korrik 2022, 21:16 -
Mero Baze: A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?
Shpikja më e dobishme për Berishën në betejën kundër Lulzim Bashës ishte “rikthimi i votës” së lirë në PD. Përmes saj, shumë njerëz defiçentë, të anashkaluar, të paaftë, delirantë, por dhe pjesa e llumit që u bashkohet partive, që ndjeheshin të pa përfaqësuar, filluan të shpjegojnë të gjithë dështimet e tyre me “shpikjen’ e Berishës. Dhe nuk është se nuk pati efekt.
28 Qershor 2022, 21:41 -
Mero Baze: Po të mos ishte Berisha, nuk do kishte as dilema për protestën
I dëshpëruar që emri i tij ndan opozitën dhe është i papranueshëm në shumicën e saj, Sali Berisha po përpiqet të gjejë një maskë të re për të vazhduar më tej. Pasi 35 deputetë kanë refuzuar t’i bashkohen atij, ai po përpiqet tani të diferencojë opozitën, jo më pro dhe kundër Berishës, pasi këtë betejë e ka humbur, por “pro dhe kundra protestave”
27 Qershor 2022, 19:42 -
Mero Baze: Protesta e Berishës kundër PD
Nuk është ndonjë ngjarje paralajmërimi i protestave nga Berisha. Është e vetmja gjë që di të bëj për 30 vjet, sa herë ngelet vetëm. E reja e protestës së 7 korrikut nuk ka të bëjë as me qeverinë, as me varfërinë, dhe aq më tepër me “përmbysjen” e Edi Ramës, pasi ky është një film i parë prej vitesh.
25 Qershor 2022, 21:30 -
Mero Baze: Rreziqet nga hezitimi europian për Ballkanin
Ka shumë debate mbi gjuhën e ashpër të përgjigjes së përbashkët të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj dështimit të zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan, por nuk ka asnjë mëdyshje se dhe arsyet e dështimit kanë të bëjnë me faktin që Bashkimi Europian duket që nuk është gati të pranojë Ballkanin.
23 Qershor 2022, 20:15 -
Mero Baze: Gjysmë ore pro evropian!
Vëreni pak veten në vendin e Sali Berishës. Ka së paku më shumë se një vit që është i frustruar nga beteja e tij me SHBA dhe izolimin e Perëndimit në tërësi. Ka bërë një aksion të tërë politik, një farë kryengritje kundër Perëndimit brenda në opozitë, duke gjetur aty një “tradhtar” si bashkëpunëtor të Perëndimit dhe e ka “mundur” atë, duke bërë një parti me vete.
22 Qershor 2022, 18:57