-
'Një gjest patriotik e paska bërë Luli në listë', ironizon Mero Baze: Dules i ka vënë Idrizin sipër dhe Mesilën poshtë, s’ka ku luan tani 'greku'
Përmes një postimi në rrjetin social, Baze ka shkruar me nota humori se lideri i PD-së Lulzim Basha ka rrethuar Vangjel Dulen nga politikanët e PDIU-së.
9 Mars 2021, 18:55 -
Kurti në Shqipëri/ Baze: Po nxjerr nga varri e do të ringrejë të vdekurit e korrupsionit, vrasjeve politike dhe hajdutët e votave
Albin Kurti në kuadër të fushatës elektorale që po kryen në Shqipëri, një ditë më parë është takuar me Ilir Metën, Lulzim Bashën e Sali Berishën. Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, shkruan me ironi se, ndërsa në Kosovë Kurti mburret që nxorri në pension klasën e vjetër, në Shqipëri për e ringjall atë.
4 Mars 2021, 11:55 -
Mero Baze: Ilir, të vetmit që parandiejnë tërmetet janë minjtë! Edhe ata 20 sekonda para! Tani ose je mi i veçantë, ose i çmendur
Një ditë më parë, Ilir Meta akuzoi gazetën TemA pse nuk e kishte marrë seriozisht dhe e kishte quajtur të çmendur, që i dërgonte shkresa kryeministrit Edi Rama për t’u përgatitur për tërmetet që do të binin në Shqipëri. Mero Baze i është përgjigjur më nje ironi therëse duke e ciëlsuar "si mi i veçantë, ose i çmendur".
2 Mars 2021, 19:46 -
SHBA nderoi gjyqtarin që mbrojti reformën nga Ilir Meta dhe Sali Berisha
Sapo Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se gjykatësi shqiptar Ardian Dvorani ishte nderuar si një nga 12 personalitet botërore, si “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet ta kishte shpallur ditë feste këtë vendim të SHBA, nisi kryengritjen kundër SHBA.
23 Shkurt 2021, 19:17 -
Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!
Ilir Meta po përpiqet të sfidojë ligjin, qeverinë dhe çdo kundërshtar të tij, që e këshillon të mos përfshihet në fushatë elektorale, për shkak se është formalisht President i Republikës dhe kjo është shkelje kushtetuese e pozicionit të tij.
20 Shkurt 2021, 21:40 -
Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
Dy fije te bardha letre kishin modifikuar tabelat e dy dyerve të tualetit në një restorant qëndror në Prishtinë. Në vend të fjalës “Burra” dhe “Gra” i zoti restorantit kishte ngjitur dy copa letre të bardhë, ku shkruhej “I pavarur” “E Pavarur”. Ky detaj, sa me humor, aq dhe domethënës për të përkufizuar kënaqësinë e lirisë, mund t’i nxirrte pijen çdo klienti që kishte festuar deri pas mesnate të shtunën, duke gdhirë e diela e 17 shkurtit.
17 Shkurt 2021, 16:35 -
Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq!
Është bërë zakon kohët e fundit që presidenti ynë poston në faqen e tij çdo lajm që i duket i keq për Shqipërinë. Do t’i mjaftonte një deklaratë OJQ-je, nga ato që i paguan opozita, apo gërmime në internet të stafit për artikuj negativë, që gjoja “ngrejnë alarmin” për kombin shqiptar, dhe presidenti i poston ato për t’u forcuar zërin.
4 Shkurt 2021, 20:01 -
I skualifikuari i madh është 'Komisioni Ruli- Nishani'
Lulzim Basha për të hequr përgjegjësinë nga vetja, ngriti këtë Komision gjoja të pavarur vlerësimi për cilësinë e kandidatëve, dhe sot rezultoi se asnjë nga kriteret e shpallura të tij nuk u respektua, asnjë nga vlerësimet e tij për skualifikim nuk u respektua, plus anëtarë të Komisionit që u trajtuan si të pavarur, u shpallën vetë drejtues qarqesh
3 Shkurt 2021, 19:46 -
Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistrojë Albin Kurtin dhe disa kandidatë të “Vetëvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
23 Janar 2021, 21:07 -
Katër “puçistët” e 21 janarit, Baze: Në listë gazetarë kritikë ndaj Berishës. Andi Bushati: Pas 10 vjetësh të bën për të qeshur
Gazetarët që raportuan më 21 janar, kanë treguar sesi emrat e tyre ishin në mesin e “puçistëve” në atë ngjarje. Mero Baze shprehet se Filip Çakulli u akuzua si çakall i Ramës, ndërsa Bushati tha se në listë ishin gazetarë kritikë të qeverisë së Berishës.
22 Janar 2021, 11:51 -
Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!
Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. Mu duk sikur u rrëzua se e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëlluar. Hodha sytë nga TV Klani dhe aty pashë një njeri që ishte rrëzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Diçka më lart, afër derës. Ishte e pabesueshme për të gjithë se ato që po shikonim ishin vrasje. Kur i ripamë më vonë në mbrëmje, dukej që vrasja tek dera kishte ndodhur disa sekonda më parë se vrasja tek tavolina e gazetarëve, por gjithsesi nga e njëjta batare
21 Janar 2021, 22:09 -
Ibrahim Rugova dhe shqiptarët
Ibrahim Rugova mbylli të shtunë në mesditë, misterin e tij më të madh, jetën. Me gjithësej tri fjali që shpjegonin dogmën e misionit të tij, ai nguliti në mendjen e shqiptarëve dhe Perëndimit, rrugën paqësore, shtetin e pavarur të Kosovës dhe vlerat perëndimore të shqiptarëve. Askush me kaq pak fjalë, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk do të kishte arritut atë që arriti ai.
21 Janar 2021, 14:45