-
Rikthimi tek qeveria politike
Dy vjet pas ndryshimeve të fundit, dy ministrat e ardhur nga Kosova, nuk janë më në kabinet, edhe pse kanë për të mbetur në historinë e qeverive tona, si të vetmit ministra për të cilët nuk ka asnjë akuzë, as më të voglën për korrupsion apo abuzim me detyrën, çka nuk mund të thuhet për ministrat tanë në çdo kohë.
29 Dhjetor 2020, 18:12 -
Gjykata Kushtetuese dhe dëshpërimi i Ilir Metës
Ilir Meta dje dekretoi Përparim Kalon, një jurist i njohur në fushën e avokatisë në Shqipëri, duke përgënjeshtruar veten e tij dhe gjithë aktet e tjera antikushtetuese që bëri në plotësimin e vakancave nëntë muaj më parë, kur konsideroi të paligjshëm radhën e plotësimit të vakancës nga Kuvendi.
24 Dhjetor 2020, 18:37 -
Keq-përdorimi i dytë i dosjes ‘184’
Dosja 184 u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekulim me përgjimet e prokurorisë, për t’u përdorur politikisht.
20 Dhjetor 2020, 20:09 -
Albin Kurti prezanton anëtarin e ri të LVV-së! Mero Baze: Iu realizua ëndrra, u reformua si idhtar i Enver Hoxhës
Ditën e djeshme (19 dhjetor), kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë prezantoi anëtarin e ri të kësaj partie politike, Mustafë Bajramin. Kurti shkruan përmes një postimi në Facebook se Bajrami ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit. Gazetari Mero Baze e konsideron atë si radikal islamik.
20 Dhjetor 2020, 16:55 -
Jo më në emër të Klodianit!
Voltana, Saliu, Iliri, e kushdo bandit tjetër në këtë vend, janë të lirë t’i vënë zjarrin vendit, por jo në emër të Klodianit. Në emër të Klodianit sot flet drejtësia dhe familja e tij, dhe jo bandat e adoleshentëve që organizon opozita. Një opozitë që fshihet pas tutave të minorenëve dhe fustanëve të grave si Voltana, është një neveri.
12 Dhjetor 2020, 19:15 -
Komplekset e 'Berishës' tek partitë 'bija' të PD
Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit por dhe dështimit të mundshëm të tyre.
5 Dhjetor 2020, 20:24 -
'Topalli ftohet në TV Zeni, anulohet emisioni'! Paloka nuk shkon në intervistën në një tjetër televizion! Duhej të shihej vetëm Basha!
Ish kryetarja e Parlamentit e nënkryetare e PD, aktualisht drejtuese e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin e televizionit të familjes së Berishës. Por në mënyrë të papritur i është anuluar ftesa. Një fajt të tillë e bën të ditur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze.
30 Nëntor 2020, 23:06 -
Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?
Pashë Lulzim Bashën që kishte bërë sot një dedikim patetik për Adem Jasharin. Ai i kushtonte atij, një hartim filloristi, dhe kujtonte si meritë të vetën, se kur ka qenë kryetar bashkie, kishte marrë pjesë në përurimin e bustit të Adem Jasharit në Tiranë
28 Nëntor 2020, 21:12 -
Pse numërimi i arkivolëve, i duket si numërim votash Lulzim Bashës?
Le t’i japim për një moment të drejtë fantazisë makabre të Lulzim Bashës dhe të supozojmë se Qeveria fsheh numrin e të vdekurve nga COVID. Me këtë rast, meqë ai ka problem me aritmetikën, po ja lëmë sa të dojë shifrën që fsheh Qeveria. E zëmë dy herë, apo tre herë më shumë (kujdes, kjo është tabelë shumëzimi).
20 Nëntor 2020, 19:02 -
Eshtë gabim, nëse gjesti ndaj Kastriot Islamit, nuk ka qenë politik
Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sifdon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet demos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vet policia. Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve.
15 Nëntor 2020, 19:23 -
Katër vila në një thes me gënjeshtra
Lulzim Basha ka një diferencë të madhe me Ilir Metën sa i takon pasurisë. Jo në faktin që ai ka më shumë, apo më pak, por që Ilir Meta në raport me këtë , është më i hapur dhe më transparentë. Ai nuk ka kompleks ta deklaroj vilën në Lalëz apo shtëpinë në Tiranë. Dhe opinioni publik ja ka pranuar këtë staus.
13 Nëntor 2020, 20:09