-
‘Butrinti’ në ‘Kushtetuese’, Margariti në Report Tv: Opozita po e përdor si zhurmë politike! Brenda vitit nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar
Dy vite e gjysmë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës Elva Maragriti lajmëroi në Report Tv se brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i projektit të ri. Po ashtu do të nisë edhe ndërtimi për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
18 Nëntor 2022, 18:01 -
Zhupa çon në Kushtetuese marrëveshjen për Butrintin: Kemi ardhur me 36 firma, mes tyre edhe PL-ja! Do depozitojmë padinë
Deputetja e PD Ina Zhupa ka bërë me dije se do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një padi që shfuqizon vendimin e koncesionit të Butrintit dhe është firmosur nga 36 deputetë.
14 Nëntor 2022, 14:34 -
Debati në komision/ Zhupa: Mos u bëni ushtarë! Shikoni Butrintin e ndalni Ligjin e Trashëgimisë! Koçi: Kush bën më shumë korrupsion, njerëzit publikë a privatë?
Ka kaluar me debate dëgjesa e projektligjit të deputetes Ina Zhupa, ku kërkon ndryshim të Ligjit të Trashëgimisë, që i la rrugë të lirë dhënies së Butrintit. Zhupa u kërkoi deputetëve të maxhorancës të mos bëhen ushtarë të kryeministrit por të miratojnë ndryshimet, ndërsa Açka tha se arkeologu britanik Richard Hodges ka luajtur një rol antishqiptar.
5 Tetor 2022, 21:31 -
Menaxhimi i Butrintit, reagon Yuri Kim: ADDF nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim! Ka dhënë 100 mln dollarë për Shqipërinë
Duke u nisur nga akuzat e opozitës që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim
22 Korrik 2022, 20:16 -
Zhupa në ‘Pa Protokoll’: Kthimi i Metës dhe Berishës do inspirojnë popullin opozitar për të fituar zgjedhjet! Kushtetuesja do rrëzojë marrëveshjen e Butrintit
Zhupa, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së, tha në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se tashmë opozita nuk ka asnjë dilemë, që të qëndrojë përballë Edi Ramës. Sipas Zhupës, me rikthimin e Ilir Metës në politikë si dhe të Sali Berishës në krye të PD-së, do të motivohet populli opozitar për të fituar zgjedhjet
15 Korrik 2022, 22:23 -
'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo me hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023
Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.
12 Korrik 2022, 21:58 -
'Ekonomia' rrëzon Metën për 'Butrintin'! Presidenti: Ligji antikushtetues! Zhupa-deputetëve të PS: S'keni 'këllqe' t'i dilni kundër Ramës
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi dekretin e presidentit Meta që ktheu për rishqyrtim ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Përfaqësuesi i Presidencës tha se ky ligj është antikushtetues, ndërsa mbledhja u shoqërua me përplasje mes socialistëve dhe deputetes Ina Zhupa.
12 Korrik 2022, 10:59 -
Amfiteatri dhe zonat arkeologjike në Durrës, si Butrinti? Arkeologu: Problem ligji i 2018-ës, s'u dëgjuam, ka ndërhyrje me rrezik
Pas Pallatit të Brigadave dhe Butrintit, që kanë ndezur debatin për menaxhim nga privati, Ministria e Kulturës hedh për konsultim publik planin për menaxhimin e zonave arkeologjike në Durrës, që njëjtë si Butrinti mund të shkohet drejt menaxhimit nga privati. Plani, i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, përfshih Amfiteatrin, Vilën e Zogut e deri tek Hotel Vollga.
11 Korrik 2022, 14:07 -
Parlament, interpelancë për Butrintin, Zhupa: Do ndërtoni resort, pse s'e jepni me koncesion dhe Ministrinë e Kulturës? Margariti: Nuk do ketë asnjë ndërtim
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me projektin e Butrintit për administrimin nga një fondacion, ligj i miratuar në Kuvend para disa javësh.
9 Qershor 2022, 10:53 -
Marrëveshja e Butrintit, Ina Zhupa thirrje Metës: Ligji është antikushtetues dhe rrezikon historinë shqiptare, mos e dekreto
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që mos të dekretojë ligjin për marrëveshjen e Butrintit
1 Qershor 2022, 13:16 -
‘Nuk u pyetëm!’, Akademia e Shkencave hap debatin për Butrintin pas miratimit të ligjit: Parku ishte në ngritje! Tare-akademikëve: Profesorë, do ju ngelet emri që dorëzuat historinë
Akademikët shqiptar, një ditë pas miratimit të ligjit për menaxhimin e Parkut të Butrintit, thonë se nuk janë thirrur në konsulta. Studiuesi Auron Tare u shpjegon se kjo nuk i shpëton nga përgjegjësia dhe se me Ligjin e ndryshuar të Trashëgimisë, edhe historia do të cenohet!
24 Maj 2022, 17:18 -
‘Butrinti’ diskutohet në Kuvend, Apollon Baçe në protestë: Parlament njësustësh! Hodges antishqiptar, ka pretenduar se Sarandën na e falën! 60 mln fitime do i kalojnë Fondacionit
Teksa projektligji diskutohej në Kuvend, akademiku Apollon Baçe dhe një grup aktivistësh protestuan kundër menaxhimit të Butrintit nga privati. Baçe ngre dyshime mbi faktin që fitimet nuk do t’i kalojnë shtetit dhe tek qëllimet e arkeologut britanik Hodges për Butrintin.
23 Maj 2022, 10:34 -
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Përballë këtyre akuzave, nga 'Foltorja' e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.
23 Maj 2022, 08:09 -
Debati për Butrintin, banorët ngrihen në protestë, specialisti i mjedisit: Fitimet e parkut janë 2 milionë euro në vit, ndaj qeveria do t’ia japë privatit
Përfaqësues të opozitës kanë mbledhur qytetarët e Sarandës dhe Ksamilit në një protestë modeste kundër marrëveshjes së Ministrisë së Kulturës për menaxhimin e parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan.
13 Maj 2022, 22:10 -
Akuza e Shehaj: Djali i xhaxhait të ish ministrit, investitor strategjik në Butrint! Gjiknuri paralajmëron padi për shpifje: E pavërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur akuza në drejtim të socialistit Damian Gjiknuri se një pjesë e parkut të Butrintit do t'i jepet familjarëve të ish-ministrit Damian Gjiknuri.
11 Maj 2022, 18:00 -
Përplasja me Koçin për 'Butrintin', deputetja Ina Zhupa: Thanë do sabotojnë seancën me ekspertët, kanë frikë të ballafaqohen! Administrimi i pasurive kulturore të bëhet nga shteti
Deputetja e PD, Ina Zhupa pati përplasje me Petro Koçin për "Butrintin" në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pas mbledhjes foli para mediave duke thënë se Koçi i bëri me dije se do të dështojnë mbledhjen pasi PD ka kërkuar që të marrin pjesë në Komision për të dhënë komentin e tyre për Parkun Kombëtar të Butrintit.
11 Maj 2022, 14:19 -
Berisha i përgjigjet Ramës, e fton për debat publik: Eja të ballafaqohemi! Ne nuk bëjmë presion, nëse ka afera të pahetuara janë viktimat e Thumanës
Ish kryeministri Sali Berisha ftoi Edi Ramën për debat publik pas deklaratave të këtij të fundit për SPAK. Nga selia blu, tha se nuk ngre padi për shpifje për kryeministrin Rama pasi pretendon se çdo gjë kontrollohet prej tij dhe nuk do të harxhojë kohë. Ndërsa për thirrjet e SPAK për të hetuar afera, Berisha i tregoi publikisht Ramës se mund të merret me viktimat e Thumanës që sipas tij, erdhën si pasojë e neglizhencës shtetërore.
11 Maj 2022, 13:04 -
Butrinti, Majko akuza qeverisë: Keni ndryshuar kufijtë e zonës së mbrojtur! Dule: Qeveria ka dhënë pronën e manastirit ortodoks për ndërtimin e një resorti
Kalimi i menaxhimit të Butrintit nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim ka krijuar debate të ashpra edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme. Majko ka akuzuar qeverinë se ka ndryshuar kufijtë e Parkut, kurse deputeti Dule ishte i shqetësuar për tokat e kishës. Nga e ana tij, kreu i fondacionit, Martin Mata u tha deputetëve se ka pasur luftë që dixhitalizimi i parkut të mos funksionojë. Miratohet me 11 vota pro
10 Maj 2022, 10:11