Bota
-
Pacientë janë në panik, ndërsa dhomat e urgjencës pediatrike dhe gjinekologjike në Etna janë “nën pushtetin e ujit”, pas stuhisë së vrullshme që ka “goditur” Italinë ditët e fundit.
27 Tetor 2021, 09:16 -
Presidenti gjerman liron nga detyra qeverinë, Merkel vetëm kancelare në detyrë
27 Tetor 2021, 08:16Me falënderime dhe lëvdata, Presidenti Gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite.
-
Qëndroi i zhveshur dhe i mbuluar deri në qafë me akull për 3 orë, burri lituanez thyen rekordin Guinness (VIDEO)
27 Tetor 2021, 07:53I mbuluar deri në qafë me akull, një burrë lituanez, Valerjan Romanovski, ka qëndruar pa lëvizur dhe i zhveshur për 3 orë e 1 minutë, duke thyer kështu Rekordin Guinness.
-
Mbrojtje apo sulm? Tensioni i SHBA-ve dhe Kinës për Tajvanin ‘ndizet’ sërish
27 Tetor 2021, 04:13Shtetet e Bashkuara dhe Kina po e shtojnë luftën e tyre të fjalëve mbi Tajvanin në një mosmarrëveshje të gjatë që ziejnë që ka implikime të rëndësishme për dinamikën e fuqisë në Indo-Paqësor dhe më gjerë.
-
SHBA/ Trafikonin drogë nëpër botë përmes rrjetit ‘Darknet’! 150 persona të arrestuar, sekuestrime armësh dhe sasie të madhe droge
27 Tetor 2021, 02:06Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e 150 personave në mbarë botën pas një hetimi global të zbatimit të ligjit mbi trafikantët e drogës që vepronin përmes Darknet.
-
Gratë në ndërtim/ Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani
27 Tetor 2021, 01:41Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore - kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?
-
Ja pse të dhënat digjitale drejtojnë sot botën tone
27 Tetor 2021, 00:07Ne jetojmë në kohën e revolucionit më të madh të informacionit në historinë njerëzore, madje më të madh sesa ajo që solli shpikja e shtypshkronjës. Vlerësohet se 1.7 MB të dhëna krijohen çdo sekondë për çdo person në botë, pra e njëjta sasi të dhënash që nevojiten për të ruajtur një libër prej 850 faqesh.
-
Këtë javë mbahet samiti për ndryshimet klimatike në Skoci, mbretëresha Elisabeth anulon pjesëmarrjen
26 Tetor 2021, 22:32Mbretëresha britanike, Elizabeth II, nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike që do të mbahet këtë javë në Skoci. Mbretëresha ka kryer kontroll mjekësor ku edhe i është rekomanduar se duhet të pushojë.
-
Nga lodhja kronike, pagjumësia dhe problemet në zemër, këto janë simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga Covid-19
26 Tetor 2021, 19:47Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë
-
Presidenti Bolsonaro akuzohet për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si e trajtoi COVID, senati brazilian së shpejti diskuton raportin
26 Tetor 2021, 16:17Një komitet i Senatit në Brazil do të mblidhet së shpejti për të votuar nëse do të miratojë një raport ndëshkues për trajtimin e pandemisë së COVID – 19 nga qeveria. Raporti, i cili u prezantua në Senat javën e kaluar, rekomandon që presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro të përballet me akuza, përfshirë krimet kundër njerëzimit.
-
Australia zotohet: Çojmë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050
26 Tetor 2021, 14:53Një nga ndotësit më të kritikuar në botë, Australia, premtoi se do t'i ulë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2050. Zotimin e bëri kryeministri i këtij vendi, Scott Morrison. Ai tha se Australia ka plan për të zvogëluar emetimet, porse ai nuk përfshin mbylljen e sektorëve që përdorin lëndë djegëse fosile, e që shkaktojnë ndotje të mëdha.
-
Princesha e Japonisë martohet me të dashurin jo mbretëror! Gjithçka rreth historisë që na kujton dashuritë e mëdha të 'pamundura' të 'gjakut blu'
26 Tetor 2021, 14:48Princesha Japoneze Mako është martuar me të dashurin e saj jombretëror të kolegjit Kei Komuro në një ceremoni të qetë, duke shënuar kështu largimin e saj nga familja mbretërore. Mako, e cila mbushi 30 vjeç gjatë fundjavës, deklaroi fejesën e saj me Komuro para katër vjetësh. Por bashkimi i tyre është kundërshtuar prej vitesh nga mosmiratim publik dhe nga një skandal lekësh në të cilën është përfshirë e ëma e Komuro-s.
-
Thellohet hendeku në BE për rritjen e çmimit të energjisë, mblidhen ministrat
26 Tetor 2021, 14:27Hendeku në rritje midis anëtarëve për çështjen e energjisë ka detyruar Ministrat e Energjisë në BE të takohen në Luskemburg për të disktuar dhe gjetur një zgjidhje të përbashkët rreth kësaj situate.
-
Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident
26 Tetor 2021, 10:06Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. Në makinë thuhet se ndodheshin 5 persona, ndërsa identietet e tyre ende nuk bëhen me dije.
-
Pas Pfizer, EMA miraton dozën e tretë të vaksinës Moderna
26 Tetor 2021, 10:00Pas Pfizer, EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet qytetarëve + 18 vjeç . Kjo dozë e tretë duhet të merret pas 6 muajve pasi ta kenë marrë dozën e dytë.
-
Në luftë me… mafian e limonadave
26 Tetor 2021, 09:47Një taksë e sheqerit i bën pijet e lehta më të shtrenjta në Portugali sesa në vendet e tjera të BE -së. Kjo është arsyeja pse limonada gjithnjë e më shumë po kontrabandohet në vend.
-
Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të ambasadorëve
26 Tetor 2021, 08:49Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimin e intelektualit Kavala duke dashur ta shfrytëzojë situatën për politikën e brendshme. Ai kërcënoi me dëbim ambsadorët. Por tani e tërhoqi vendimin.
-
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin ngre alarmin për efektin serë: Do të shkaktojë vuajtje për qindra apo mijëra vitet e ardhshme
26 Tetor 2021, 08:16Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi të hënën se përqendrimet e gazeve që krijojnë efektin serë, kishin arritur një rekord të ri vitin e kaluar dhe kanë vazhduar të rriten me një ritëm më të shpejtë se norma mesatare në dekadën e fundit, pavarësisht një rënie të përkohshme gjatë Pandemisë Covid-19.
-
-
Amnesty International do të mbyllë zyrat në Hong Kong
25 Tetor 2021, 23:01Qindra njerëz, përfshirë disa aktivistë të shquar pro-demokraci, janë arrestuar dhe gjykuar që kur legjislatura kineze miratoi ligjin në vitin 2020 si përgjigje ndaj demonstratave masive dhe herë pas here të dhunshme pro-demokracisë një vit më parë
