Bota
-
Prokurori i Posaçëm Jack Smith ngriti një aktpadi të re të martën kundër ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
28 Gusht 2024, 19:10 -
Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron
28 Gusht 2024, 16:57Një sulm me dron i forcave ukrainase shkaktoi zjarr në një depo nafte në Rostov të Rusisë, ndërsa Kievi u përpoq të sulmonte edhe rajonin Kirov, rreth 1 mijë e 500 kilometra në verilindje të kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë, thanë autoritetet e rajonit jugor rus.
-
Itali/ Pronarë të një restoranti dhe drejtues të rrjetit të kokainës, arrestohen bashkëshortët shqiptarë! U gjenden 1,3 kg drogë dhe një pistoletë
28 Gusht 2024, 14:58Lëvizjet e dyshimta dhe sinjalizimet e qytetarëve në Chiari, vunë në lëvizje agjentët. Të dyshuarit 53 dhe 47 vjeç, u mbajtën nën vëzhgim. Në hetim edhe e dashura e djalit të çiftit
-
Mbytja e anijes “Bayesian” të miliarderit Lynch, Prokuroria e Palermos merr nën hetim 3 drejtuesit e ekuipazhit
28 Gusht 2024, 14:09Rreth dhjetë ditë pas tragjedisë, autoritetet vënë nën hetim penal për një vrasje të mundshme të shumëfishtë, komandantin neozelandez James Cutfield, inxhinierin e sigurisë Tim Parker Eaton dhe marinarin Matthew Grifith. Bashkë me manjatin e teknologjisë së spiunazhit vdiqën vajza dhe 5 anëtarë të stafit të ngushtë
-
VIDEO/ Rrëzohet helikopteri i ushtrisë së Bosnjës, shpëton mrekullisht ekuipazhi
28 Gusht 2024, 14:05Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës u rrëzua të mërkurën në zonën e liqenit Jabllanica, në jug të Bosnje dhe Hercegovinës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit Hercegovinë-Neretva
-
Meksika ngrin marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë
28 Gusht 2024, 13:51Qeveria e Meksikës ka ngrirë marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tha ditën e sotme Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, pasi ambasadorët e tyre kritikuan një reformë të propozuar gjyqësore të mbështetur nga udhëheqësi meksikan.
-
Presidenti Macron i kërkoi Durovit të zhvendoste selinë e Telegram në Paris, sipërmarrësi rus refuzoi
28 Gusht 2024, 10:42Presidenti Francez Emmanuel Macron i ka kërkuar sipërmarrësit rus Pavel Durovit që të zhvendoste selinë e Telegram në Paris.
-
‘Laver, mos e bëj këtë!' Dyshonte se gruaja e tradhtonte, shqiptari qëllon 48- vjeçarin në Gjermani! Dënohet me 11 vite burg
28 Gusht 2024, 10:33Një shqiptar ka qëlluar 4 herë në sy me pistoletë në drejtim të të dashurit të gruas së tij. Gjykata rajonale e Hildesheim dënoi dje (27 gusht) bashkëshortin me 11 vjet burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.
-
Vrasja e shqiptarit, në një nga lagjet më të shtrenjta të Belgjikës! Policia s’e zgjidhi dot sherrin, kushëriri: Zemërthyer, a s’janë më në gjendje njerëzit të flasin mes tyre?!
28 Gusht 2024, 09:17Detaje të reja nga ekzekutimi me plumb në kokë i muratorit Shpëtim Ayvazi, nga fqinji i tij Italian, më 25 Gusht në periferi të Brukselit. Hidrauliku, baba i një djali. Ai dhe viktima pronarë të disa makinave, parkimet në zonë shumë të shtrenjta. Rrëfimet e familjarëve, kolegëve dhe banorëve
-
Moti i keq në Itali/ Rrëshqitje dheu në Caserta, dy persona të zhdukur nga përmbytjet! Rrugët kthehen në lumenj balte
28 Gusht 2024, 08:37Nënë e bir rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëqitja e dherave në provincën e Caserta-s në Itali, mbrëmjen e së martës (27 gusht)
-
Vjeshtë e ngjeshur në Bruksel! Nga dialogu Kosovë-Serbi, te zgjerimi i BE-së
28 Gusht 2024, 08:45Deri më tani, dihet vetëm një emër dhe një portofolio: Përveç emërimit në qershor të Costas dhe von der Leyenit, udhëheqësit e BE-së po ashtu kanë vendosur që kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, të jetë pasardhëse e spanjollit Josep Borrell, në postin e shefes së re të politikës së jashtme.
-
VIDEO/ Momenti i frikshëm kur raketa izraelite hedh në erë pallatin në Gaza, shpëtojnë për mrekulli banorët!
28 Gusht 2024, 08:37Ngjarja në Nuseirat, në fraksion sekonde godina rrafshohet tërësisht dhe kthehet në grumbull inertesh. Raportohen 7 të plagosur, banorët e pallatit ishin evakuuar në kohë
-
Lufta/ Izraeli operacion masiv në Bregun Perëndimor, 10 palestinezë të vrarë! Automjeti i OKB-së goditet nga ushtria izraelite në Gaza
28 Gusht 2024, 22:22Nga dyshimet se Irani po mundëson krijimin e bazave terroriste në Bregun Perëndimor, Izraeli ka nisur një operacion në këtë territor palestinez, duke shkaktuar deri tani vdekjen e 10 palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se Bregu Perëndimor duhet të trajtohet nga ushtria izraelite njëlloj si Rripi i Gazës.
-
Riparimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe BE, Starmer viziton Gjermaninë dhe Francën
28 Gusht 2024, 08:09Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me udhëheqësit gjermanë një marrëveshje historike për ekonominë dhe mbrojtjen, duke u përpjekur që ta shfrytëzojë vizitën të mërkurën si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet e vendit të tij me pjesën tjetër të Evropës.
-
Lufta Rusi-Ukrainë, IAEA jep alarmin: Rrezik aksidenti në termocentralin bërthamor të Kursk, raketat ruse po bien në perimetër
28 Gusht 2024, 07:55Kreu i agjencisë kundër sulmeve bërthamore apelon që termocentralet të mbahen jashtë frontit të luftës mes dy vendeve. Moska vijon sulmet me dronë dhe raketa, Ukraina i përgjigjet, ngre dhe avionët F-16. Zelensky prezanton raketat e reja
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: 12 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës
28 Gusht 2024, 07:38Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 12 dronë ukrainas mbrëmë mbi dy rajone të vendit: Kështu njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, siç raporton Tass
-
VIDEO/ Spektakël oqeanik, ja si i ndjek marina meksikane anijet e kokainës së karteleve Narcos! Sekuestrohen 7,2 tonë drogë, 15 të arrestuar
28 Gusht 2024, 07:09Garë me shpejtësi të lartë mes forcave të ligjit dhe narkotrafikantëve, sekuestrohen dy anije-skaf të mbushura me kokainë. Autoritetet: Sasia më e madhe e kapur ndonjëherë!
-
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani
27 Gusht 2024, 22:49Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.
-
Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
27 Gusht 2024, 22:31Platforma e mediave sociale X ka bërë një ndryshim në programin e saj të Inteligjencës Artificiale, pasi zyrtarët më të lartë zgjedhorë të pesë shteteve, paralajmëruan se përmes tij po përhapeshin dezinformata zgjedhore.
-
Ushtria izraelite shpëton një tjetër person të marrë peng nga Hamasi
27 Gusht 2024, 16:48Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar edhe një tjetër person që ishte marrë peng nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmit në Izrael më 7 tetor, sulm që nxiti luftën në Gazë.
