Bota
-
Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë.
26 Gusht 2024, 15:54 -
VIDEO/ Shembet diga pas shirave të rrëmbyeshëm në Sudan, të paktën 60 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur
26 Gusht 2024, 15:04Ministria e Shëndetësisë publikoi shifrat e para të katastrofës natyrore, por bilanci mund të jetë më i frikshëm
-
Kancelari gjerman Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm
26 Gusht 2024, 14:33Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit.
-
Bombardimet intensive të Rusisë, NATO në alarm! Polonia ngre avionët, Zelensky apelon: Ndërhyni për të mbrojtur edhe veten tuaj
26 Gusht 2024, 13:08Përshkallëzohet edhe më shumë situata, Rusia po zhvillon sulmin më të madh prej kohësh, 200 dronë në aksion. E cilëson kundërpërgjigje për Kurskun. Nisin evakuimet në Ukrainë, Gjermania ngre alarmin për sabotazh të një baze të NATO-s nga rusët
-
Elon Musk kundër arrestimit të shefit ekzekutiv të Telegram! Kërkon ndalimin e Mark Zuckerberg në vend të tij
26 Gusht 2024, 11:54Disa orë pas arrestimit të CEO të Telegram, Pavel Durov, CEO i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk dolën në mbështetje të sipërmarrësit rus dhe kritikuan arrestimin e tij “të gabuar”. Megjithatë, duke treguar mbështetjen e tij për Durov, Musk bëri thirrje që në vend të tij të arrestohej CEO i Meta, Mark Zuckerberg.
-
Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters” dhe plagosen 2 gazetarë! Britaniku u godit nga raketa që sulmoi hotelin në Kramatorsk
26 Gusht 2024, 11:25Agjencia prestigjioze konfirmon ngjarjen dhe pranon se Ryan Evans “punonte si konsulent sigurie, pjesë e ekipit me 6 persona që po qëndronin në hotel”. Karriera si ish-ushtarak dhe misionet e fundit
-
Përshkallëzohet lufta Rusi-Ukrainë, Moska bombardon me raketa e dronë Kievin dhe 11 rajone! Të paktën 3 të vrarë, shënjestër dhe termocentralet
26 Gusht 2024, 11:11Sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë. Shpërthime dhe ndërprerje energjie në Kiev e Lviv. Ukrainasit u kundërpërgjigjen
-
VIDEO/ Londra në flakë dhe panik, digjet godina 6-katëshe! Mbi 100 të evakuuar, mes tyre dhe shumë fëmijë
26 Gusht 2024, 10:09Flakët ranë në një bllok banesash në Dagenham, 2 të plagosur. Nuk raportohet për viktima, autoritetet këshilluan mbajtjen mbyllur të dyerve dhe dritareve
-
Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike
26 Gusht 2024, 09:38Ja si i radikalizon Shteti Islamik nëpërmjet internetit dhe terrenit të rinjtë e mitur, ka edhe 13-vjeçarë. Pas forcimit të masave të sigurisë vitet e fundit, ka ndryshuar taktika me sulme rastësore. Arma më e preferuar: thika! Rritet dhe vala e dëbimeve në Europë
-
Lufta s’ndalet, Izraeli bombardon përsëri, të paktën 5 të vdekur! Hezbollahu i përgjigjet, sirena alarmi në Golan, kreu i OKB: Thellësisht i shqetësuar
26 Gusht 2024, 08:35Pavarësisht thirrjeve dhe negociatave për paqe të ndërkombëtarëve, situata vetëm përshkallëzohet. Sulme të tjera gjatë mëngjesit, palestinezët pretendojnë se u sulmua një spital. IDF njofton se rrëzoi një dron që vinte nga Siria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres: I shqetësuar nga përshkallëzimi
-
Vriten 23 persona në një sulm në jugperëndim të Pakistanit
26 Gusht 2024, 08:26Persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 pasagjerë, pasi i identifikuan dhe i nxorën nga autobusët, automjetet dhe kamionët në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Pakistanin e trazuar jugperëndimor.
-
U mbyt jahti i 'pambytur' i manjatit Mike Lynch, merret në hetim komandanti! Pikëpyetjet për të cilat duhet të jepen përgjigje
26 Gusht 2024, 08:10Komandanti i Jahtit “Bayesian”, ku humbën jetën manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare dhe 5 bashkëpunëtorët e tij do të hetohet për mbytje të anijes dhe dhe vrasje të shumëfishta. Ndoshta dera anësore e jahtit ishte e hapur. Nëse do të ishte e mbyllur anija nuk do të ishte fundosur kurrë.
-
Papa Françesku dënon vendimin e Ukrainës për ndalimin e aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse
25 Gusht 2024, 22:44Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.
-
Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron
25 Gusht 2024, 22:41Izraeli dhe armiku i tij libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ngulin këmbë se nuk janë duke kërkuar luftë të përgjithshme, megjithëse po vazhdojnë të bëjnë hapa drejt një konflikti që thonë se duan ta shmangin me çdo kusht.
-
Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri
25 Gusht 2024, 21:24Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftarake të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, një ndryshim në planet e mëparshme të ushtrisë amerikane.
-
NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX
25 Gusht 2024, 21:00NASA vendosi të mos i kthejë në Tokë dy astronautët e saj që shkuan në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në muajin qershor. Në stacionin hapësinor tani ndodhen shtatë individë si dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.
-
Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy, shpreh mbështetjen për Trump
25 Gusht 2024, 18:11Kandidati republikan për president, Donald Trump, mund të fitojë përkrahjen e një grupi votuesish të një kandidati tjetër që garon për Shtëpinë e Bardhë.
-
Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut
25 Gusht 2024, 17:17 -
Një luftë si ‘lojë shahu’, 007-at e Izraelit përsëri një hap para! Çfarë pritet të ndodhë mes 4 ‘bigëve’ në fushëbetejë
25 Gusht 2024, 17:06Pas luftimeve më të fundit, IDF-ja izraelite duket se arriti të godiste e para. Hezbollah deklaron fitore strategjike, duke synuar qendrat kibernetiko-informative dhe bazat e Mossad-it. SHBA lëviz arsenalin e rëndë në rajon dhe luan ‘kartën e paqes’, Irani mbështet libanezët dhe deklaron “përmbajtje”
-
Sulmi izrealit ndaj Hezbollahut, reagon Netanyahu: Historia nuk ka përfunduar ende
25 Gusht 2024, 17:09
