Ekonomi
-
Arsyetimi pas 6 miliardë eurove të Bashkimit Evropian është se ritmi i rritjes dhe niveli i të ardhurave për të gjashtë vendet tona paraqitet shumë më ulët se ai 28 vendeve të Bashkimit Evropian! Mund të synojmë edhe 1.2-1.4 miliardë euro në katër vjet
3 Dhjetor 2023, 17:14 -
Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja
2 Dhjetor 2023, 10:56Ministria e Financave konfirmon se shpërndarja nis nga e hëna së bashku me pensionet e muajit dhjetor
-
Kursi i këmbimit/ Euro e mbyll javën me rënie, shënon nivelin më të ulët që prej 25 korrikut
1 Dhjetor 2023, 15:26Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro shënoi e mbylli javën me rënie, ndërsa sot u këmbye me 101.17 lekë, duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë
-
Shtohet me 1.3 mld lekë buxheti për 19 institucione! Më shumë fonde për SPAK, burgjet dhe sigurinë kibernetike
1 Dhjetor 2023, 13:50Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione. Ndërsa janë rrëzuar të gjitha amendimet e PD, buxheti parashikon një rritje me 1.3 mld lekë, çka do të thotë me shumë fonde për drejtësinë dhe sigurinë kibernetike. Rritet buxheti i pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve.
-
Miratohen 3 projektligje të paketës fiskale për vitin 2024! Shtyhet rritja e taksës së karbonit për në korrik 2026! Braçe kundër: Kompanitë e çimentos po ndotin 2-fish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 13:03Tre projektligje të paketës fiskale morën dritën jeshile nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa u shty miratimi i projektligjit për ndryshimin e TVSH-së. Komisioni vendosi që të shtyrë me më shumë se 2 vite afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin, ndërsa kundër këtij ndryshimi ishte vetëm deputeti i PS-së Erion Braçe
-
-
Valë e dytë inflacioni? Bizneset presin rritje të çmimeve, industria: Produktet që prodhojmë do jenë më të shtrenjta! Qytetarët heqin dorë nga blerjet e mëdha
1 Dhjetor 2023, 12:09Vendi mund të përballet me një valë tjetër inflacioni, ky është perceptimi i bizneseve sipas vrojtimit të bërë nga Banka e Shqipërisë për besimin në ekonomi.
-
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
1 Dhjetor 2023, 11:52Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024
-
Nëntori zhvlerësoi më tej Euron, po këmbehet 101 lekë, edhe Dollari vijon në rënie
30 Nëntor 2023, 14:54Muaji nëntor mbyllet me euro më të dobët se muaji nëntor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro sot ka prekur nivelin më të ulët që prej muajit gusht.
-
Kredia shënon vlerën më të lartë në 2 vite! BSH: Rekord huaja për pasuri të paluajtshme, arriti 8 mld lekë! 61 mld lekë hua për sektorin e tregtisë
30 Nëntor 2023, 12:46Kreditë e dhëna në 10 muajit e këtij viti kanë shënuar vlerën më të lartë në 2 vite. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe është dhënë hua në vlerën 246.6 miliardë lekë dhe kërkesa më e madhe është regjistruar nga sektori i tregtisë me shumicë e pakicë dhe pasuritë e paluajtshme.
-
Debati për taksimin e profesionistëve të lirë, ekspertët: Krijon pabarazi! Kontabilistët: Do e çojmë në Kushtetuese
29 Nëntor 2023, 17:43Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja
-
Aeroporti i Vlorës, eksperti i aviacionit: Do ketë pistën më të mirë në Shqipëri, problem vetëm erërat e forta! Çoçoli: Vitin e parë priten mbi 1 milionë pasagjerë
29 Nëntor 2023, 17:28Punimet e nisura në vitin 2021 për aeroportin e Vlorës pritet të përfundojnë plotësisht në vitin 2024 dhe që aeroporti të jetë gati për operim nga viti 2025.
-
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
29 Nëntor 2023, 15:05Taksimi i profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime profesionale prej janarit të vitit që vjen, sipas Ministrisë së Financave heq favorizimet që i janë bërë kësaj kategorie ndër vit, dhe sjell barazi mes tyre dhe punonjësve të tjerë. Në një intervistë për Report TV Niko Lera, drejtor i politikës fiskale në ministri, sqaron mënyrën se si do të funksionojë skema dhe përfitimet që do të sjellë në buxhet.
-
Strategjia 2024-2030/ Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë! Ministria: S’mjafton për të dalë nga varfëria, të rritet vlera! Do rishikohet edhe sistemi i pikëzimit
28 Nëntor 2023, 13:31Ndihma ekonomike që marrin rreth 64 mijë familje në vend nuk mjafton për të dalë nga varfëria, pasi është më e ulët se paga minimale dhe minimumi i shpenzimeve mujore. Mbi këtë argument Ministria e Shëndetësisë propozon rishikim të kësaj skeme për të rritur vlerën që ju jepet familjeve, si dhe do ndryshojë formula e identifikimit të familjeve të varfra pasi aktualja është e vjetërsuar.
-
Fatos Çoçoli: Porta ajrore e Jugut
28 Nëntor 2023, 09:05Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë, Aeroporti i Vlorës për vitin 2025 do të presë më shumë se 1 milion pasagjerë
-
Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni? Në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë
26 Nëntor 2023, 19:49Inflacioni mbetet sfida kryesore edhe për vitin që vjen, për shkak të impaktit që jep tek mirëqenia e qytetarëve. Edhe pse për vitin 2024 pritet që të ardhurat për frymë të rriten me 46.8 mijë lekë, inflacioni i lartë mund t’i zhvlerësojë ato. Sipas përllogaritjeve gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti paga mesatare në sektorin privat u rrit më pak se inflacioni.
-
Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro! Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 6 mijë familje morën banesa të reja
26 Nëntor 2023, 13:04Në katër vite rindërtim nga buxheti i shtetit janë shpenzuar afro 900 milionë euro për të ndërtuar lagjet e reja ku po strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Deri më tani kanë hyrë në shtëpi të re 6 mijë familje, ndërsa brenda këtij viti pritet të përfundoj procesi në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.
-
Në 9 muaj u dhanë 1299 leje ndërtimi, 294 më shumë se vjet! Ulet numri i ndërtimeve në Tiranë, dyfishohen në Durrës
24 Nëntor 2023, 21:03Interesi për ndërtime në vend nuk ka të ndalur, trend i konfirmuar edhe nga të dhënat e INSTAT. Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar 361 leje ndërtimi nga 269 leje që u dhanë vjet në të njëjtën periudhë, pra janë rritur me 34.2%.
-
“Ligjet” shtojnë fondet e institucioneve të drejtësisë, Bushka: Ky buxhet i pagave, pa shpenzime luksi për makina
24 Nëntor 2023, 17:45Komisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e institucioneve të drejtësisë për shtesa në buxhetin e vitit 2024. Prokurorisë së përgjithshme, KLGJ-së dhe ILD-së iu dhanë fonde shtesë për godina ndërsa kërkesa për blerje automjetesh shtesë u refuzua me argumentin se nuk ka vend për shpenzime luksi.
-
Euro në rënie të lirë, po këmbehet me 102.4 lekë, rreth 14.4 lekë më pak se në nëntor të 2022
24 Nëntor 2023, 13:44Leku vijon të forcohet përballë monedhave të huaja. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë sot një euro po këmbehet me 102.4 lekë duke rënë me 0.45 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që prej gushtit të këtij viti, kur fluksi i emigrantëve ishte gati dyfish më i lartë se tani
