Ekonomi
-
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i stokut të depozitave në vend në fund të muajit shtator ishte 1.18 trilionë lekë, (9.6 miliardë euro), me rritje prej 0.18% (+9.5 miliardë lekë) në krahasim me muajin e mëparshëm.
29 Tetor 2021, 07:44 -
Leku në rënie të fortë ndaj të gjitha valutave kryesore; Euro arrin nivelin më të lartë nga qershori
29 Tetor 2021, 00:51Mbiçmimi i Euros në kursin e këmbimit valutor me Lekun vijoi me ritme të shpejta edhe ditën e enjte.
-
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
28 Tetor 2021, 21:44Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
-
Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës
28 Tetor 2021, 17:21Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga Agjensia e Prokurimeve Publike.
-
Rishikohet për herë të pestë buxheti, shtohet eurobondi! 'Financat': Paratë e marra janë investuar! PD: Borxhi ka arritur 3400 euro për frymë
28 Tetor 2021, 16:07Opozita ka akuzuar qeverinë se me keqmenaxhimin që i ka bërë borxhit publik ka rritur detyrimet e qytetarëve. Duke komentuar marrjen e eurobondit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se borxhi për frymë ka arritur në 3400 euro. Akuzat u kundërshtuan me forcë nga qeveria.
-
5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit
28 Tetor 2021, 09:37Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.
-
Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku
28 Tetor 2021, 07:29Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.
-
Plani i ri 3 vjeçar Rajonal: Krijimi i një klasteri ballkanik për industrinë e makinave
28 Tetor 2021, 02:55Ministria e Financave publikoi së fundmi planin e bashkëpunimit rajonal në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për tre vitet në vazhdim 2021-2023, sipas të cilit synohen që vendet të zhvillojnë një klastër për industrinë europiane të makinave.
-
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
27 Tetor 2021, 16:15Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
-
Bitcoin rënie drastike, çmimi u ul me mijëra dollarë brenda pak minutave
27 Tetor 2021, 13:02Çmimi i Bitcoin ka pësuar një ulje mëngjesin e sotëm, me çmimin që ra me mijëra dollarë brenda pak minutave. Kriptomonedha ra nën 59,000 dollarë. Rënia e fundit e çmimit vjen më pak se një javë pasi Bitcoin arriti një nivel të ri historik prej afër 67,000 dollarësh.
-
AMF miraton rregulloren që ul nivelin e komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e automjeteve
27 Tetor 2021, 12:51Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e djeshme rregulloren për komisionet e ndërmjetësimit. Kjo rregullore është hartuar për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ku parashikohet se komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti.
-
COVID/ Italia ‘mbyll’ kufirin! Operatorët: Jo të gjitha kompanitë rimbursojnë biletat! Testi PCR rrit kostot, të hiqet
26 Tetor 2021, 22:42Masat anti-COVID që ka vendosur Italia duke mos lejuar udhëtimet jo të domosdoshme të shqiptarëve drejt vendit fqinj ka hapur debate të shumta lidhur me biletat e tyre. Operatorët turistikë sqarojnë se kompani të ndryshme përdorin politika të ndryshme sa i takon rimbursimit të vlerës së biletës.
-
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
26 Tetor 2021, 22:15Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.
-
Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë
26 Tetor 2021, 17:04Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.
-
Banka Credins anëtarësohet në UN Global Compact
26 Tetor 2021, 15:47Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar në UN Global Compact, duke mbështetur 10 Parimet bazuar në 4 shtyllat kryesore: të drejtat e njeriut, punësimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nëpërmjet këtij anëtarësimi, ne shprehim angazhimin tonë për t’i zbatuar këto principe.
-
PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha
26 Tetor 2021, 13:10Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE.
-
Do rriten me 11.5 mln euro pagesat për koncesionet në 2022, arrijnë në 113 mln euro
26 Tetor 2021, 13:01 -
Projekt-buxheti 2022, 7 koncesione të reja me vlerë 214.4 miliardë lekë
26 Tetor 2021, 12:50 -
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ministrja raporton projekt-buxhetin 2022: 637 miliardë lekë, ja ku do të shpenzohen! 7 koncesione të reja
26 Tetor 2021, 12:18Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 530 miliardë lekë, ose rreth 47 miliardë lekëmë shumë se këtë vit. Ministrja e Ekonomisë ka detajuar zërat, duke folur që nga rritja e pagave 6% për mësuesit, mjekët e infermierët, e deri tek rritja me 10% e ndihmës ekonomike. Ndërkohë investimet do të rriten me 6.4% dhe fokusi do të jetë tek kapërcimi i pandemisë dhe përfundimi i rindërtimit.
-
