Kosova & Rajoni
-
Mjeku bëri me dije se qeveria pritet të miratojë nesër lehtësimin e masave kufizuese edhe për ata që duan të hyjnë në Kosovë. Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.
3 Shkurt 2022, 19:50 -
Situata nga COVID-19, Kosova propozon lehtësimin e masave për kalimin e kufirit! Rekomandohet hyrja me dy vaksina anti-COVID, ose me një vaksinë dhe test negativ
3 Shkurt 2022, 15:59Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është propozuat që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar
-
Kosovë/ 2,110 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 3,772 të tjerë! 30,871 raste aktive me COVID
3 Shkurt 2022, 15:35Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 3,772 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa në të gjithë vendin janë 30,871 raste aktive me COVID. Krahasuar me një ditë më parë, në Kosovë ka rënë numri i infektimeve dhe viktimave. Kujtojmë se dje u regjistruan 2,590 raste dhe 6 të vdekur.
-
Maqedoni e Veriut/ 26 viktima dhe 1,543 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit! Shërohen 1,061 të tjerë! 14,300 raste aktive me COVID
2 Shkurt 2022, 22:32Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre, apo 784 raste, janë regjistruar në Shkup.
-
-
-
Kosovë/ Rritet numri i infektimeve, 2,590 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 33,538 raste aktive me COVID! Shërohen 2,952 të tjerë
2 Shkurt 2022, 15:59Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Sakaq, në të gjithë vendin janë 33,538 raste aktive me COVID.
-
Politikanët në Mal të Zi, në garë për mëshirën e kishës
2 Shkurt 2022, 15:05Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është një faktor i fuqishëm politik dhe mund t’i mobilizojë masat kur është në interesin e saj, vlerëson sociologu malazez, Andrija Gjukanoviq, duke komentuar rolin e këtij institucioni në disa trazira të kohëve të fundit.
-
Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë Srpska” në Kosovë
2 Shkurt 2022, 13:40I dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak në konferencën për media ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe se nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe
-
Pas takimeve, Lajçak dhe Escobar: Kosova dhe Serbia duhet të lënë pas të kaluarën dhe të vazhdojnë dialogun! Shpresojmë që rezultati do të jetë një zgjidhje e mirë për të dy shtetet
2 Shkurt 2022, 09:27I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim të ngushtë dhe kjo vizitë e përbashkët është dëshmi e kësaj. Ai ka thënë se të dyja palët duan që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa dhe t’i normalizojnë marrëdhënieve
-
Kosovë, Avokati i Popullit kërkon të rishqyrtohen masat anti-COVID: Vendet e rajonit nuk kërkojnë tre doza të vaksinës
1 Shkurt 2022, 17:13Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, në një opinion publik lidhur me masat në fuqi kundër koronavirusit, ka thënë se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00.
-
Lajçak dhe Escobar në Kosovë: Të vijohet dialogu me Serbinë
1 Shkurt 2022, 16:55I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar të martën vizitën në Kosovë me takime me përfaqësues të partive opozitare.
-
Mësuesi bie pre e bullizmit në Tik Tok, shkrimtari Albatros Rexhaj për Report Tv: Shqiptarët po ndjekin modelin e politikanëve, menjëherë kalojnë në ofendime
1 Shkurt 2022, 13:01Rasti i fundit ku një mësues nga Kosova ka rënë pre e bullizimit në rrjetet sociale ka nxitur diskutime dhe reagime nga shumë personazhe publik.
-
-
Historia frymëzuese e Betim Bregovinës, fotografi i verbër që realizoi një ekspozitë: Fotot i shkrep sipas asaj që ndjej, jo që shoh! I ndjek pasionet pa i përfillur rreziqet
31 Janar 2022, 21:00Nëse dikush ju ka thënë "ti nuk mundesh" apo "ti nuk di", atëherë mjafton të lexoni historinë e Betim Bregovinës, për të kuptuar se në jetë nëse ti e dëshiron diçka, mundesh ta bësh dhe di ta bësh.
-
Ekspertët: Gati e pamundur arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi më 2022! Palët të papërgatitura
31 Janar 2022, 19:44Qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe, vazhdojnë të thellojnë hendekun në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që viteve të fundit kanë shënuar pak përparim.
-
Maqedoni e Veriut/ Bien infektimet, 711 raste dhe 26 viktima në 24 orë! Ministri i Shëndetësisë: S'ka nevojë për masa të reja anti-COVID
31 Janar 2022, 16:20Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur nga COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtruar në spitale. Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.
-
Kosovë/ 1,593 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 34,208 raste aktive me COVID! Shërohen 2,433 të tjerë
31 Janar 2022, 15:43Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. 943 qytetarë janë vaksinuar ndërsa 893,643 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.
-
Kosova “respekton” moratoriumin e Uashingtonit edhe pas skadimit
31 Janar 2022, 14:56Marrëveshja e Uashingtonit është nënshkruar më 4 shtator, 2020, nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
-
Mësuesi bie pre e bullizmit në Tik-tok, përlotet gjatë intervistës live! ‘Faji’ i profesorit të Biologjisë nga Kosova që po bën xhiron e rrjetit
31 Janar 2022, 12:08Pre e bullizmit të rrjeteve sociale ka rënë një mësues Biologjie në Kosovë, pasi është bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në ‘Tik Tok’. ‘Faji’ i vetëm i profesorit Lulzim Paci, ishte se publikoi një video në ‘Tik Tok’ duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij dhe krejt idenë e kishte që të përcillte mbrojtjen e vlerave kombëtare