Sociale
-
Një tjetër histori u denoncua këtë pasdite në programin 'Pa Gjurmë' nën moderimin e gazetares Odeta Dume në Report Tv, ku 6-fëmijët e familjes Dedja nga Kodër-Vora janë në kërkim të motrës se tyre.
4 Shkurt 2021, 17:28 -
Vijon fushata e vaksinimit/ Preza për Report Tv: Infektimi pas dozës së parë të vaksinës shtyn marrjen e të dytës, ja efektet anësore më të shpeshta
4 Shkurt 2021, 17:16Për personat që infektohen pas dozës së parë të vaksinës, shtyhet vaksinimi deri në një periudhë më të vonë. Kështu shprehet specialistja e ISHP, Iria Preza ndërsa thotë se efektet anësore më të shpeshta janë dhimbje e temperaturë.
-
Dita Botërore/ COVID rriti numrin e viktimave me kancer në 2020-n, pacientët prej frikës nuk shkonin në spital! Janë ulur rastet te të rinjtë
4 Shkurt 2021, 16:164 shkurti shënon ditën botërore kundër kancerit. Sipas të dhënave të ISHP në vitin 2020 ka pasur numër më të lartë vdekjesh nga kanceri dhe kjo sipas specialistëve lidhet me ndikimin e COVID-19. Në Shqipëri më të prekur nga kanceri janë femrat, po fatalitet janë më të mëdha tek meshkujt.
-
Alimehmeti: Kanë ndryshuar shenjat klinike të COVID! Rritja rasteve, ndikim temperaturat e ulta (VIDEO)
3 Shkurt 2021, 19:20Përpos neglizhencës për zbatimin e masave anti-COVID, rritja e rasteve në vendin tonë lidhet dhe me uljen e temperaturave. Kështu shpjegon epidemiologu Ilir Alimehmeti ndërsa flet dhe për klinikën e re që po shfaq virusi. Për të pasur një fushatë të vërtet vaksinimi duhet të kemi të paktën 5000 vaksinime në ditë thotë Alimehmeti.
-
Vëllai vret vëllanë dhe arratiset në Turqi/Historia e familjes dibrane në ’Pa Gjurmë’, amaneti i nënës, që humbi të dy djemtë e saj
3 Shkurt 2021, 17:372 vëllezër, një i zhdukur dhe tjetri i vrarë është kjo historia e dy dibranëve, që na kthen vite pas. Baftjar Noka u arratis nga Shqipëria, pasi vrau aksidentalisht vëllanë e vetëm. 87-vjecari kërkohet nga mbesa e tij në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV.
-
PROFIL/ Historia e Ymer Ketës, pensionisti që ka botuar 17 libra (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 22:58Sot është 74 vjeç dhe numëron 17 libra të botuar. Ymer Keta që jeton në Lezhë vendosi të shkruajë kur doli në pension, dhe një pjesë të librave të tij ia ka kushtuar vendlindjes, Bulqizës.
-
3 muaj më pas/ Qytetarët nuk mbajnë maskë: E kam në xhep! Pse duhet ta vendosim kur jemi në rrugë e në lokal jo? (VIDEO)
2 Shkurt 2021, 17:32Që prej 15 tetorit të vitit 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbajtjen e maskës me detyrim, si në ambientet e jashtme, por edhe në ato të brendshme. Aktualisht jemi pothuajse 3 muaj më pas dhe në një vëzhgim që Report Tv ka realizuar shihet qartë që kjo gjë, pra mbajtja e maskave është neglizhuar.
-
Stavri Lego ‘art’ me vegla shekullore! Argjendari në Korçë: Pas 50 vjetësh, kam vetëm një peng
1 Shkurt 2021, 18:05Në Korçë ndodhet një mjeshtër i punimeve të arit e argjendit, i cili i realizon punimet me vegla shekullore. Pasioni dhe dashuria për punën e kanë bërë Stavri Legon që të mbajë familjen dhe të shkollojë fëmijët, por pengu më i madh është se nuk ka mundur që zanatin t’ua trashëgojë fëmijëve.
-
Sara, vajza që ktheu artin në biznes: Si arrita të hapja punishten time të dhuratave
31 Janar 2021, 17:0019 vjeçarja Sara Sula arriti që pasionin e saj për artin ta kthejë në biznes për të gjithë familjen, dhe falë mbështetjes me një grant nga bashkia e Tiranës, vajza hapi një punishte ku realizon dhurata artizanale.
-
Motrat morën burrat vëllezër, kërkon në këmbim t'i marrë nipin, për t’i kthyer vajzën, krushku i kërcënon! Babai: I dhashë për mirë, nuk i shita
29 Janar 2021, 17:05Me një vajzë që mbahet peng në Francë dhe me tjetrën që u dhunua dhe u braktis nga burri babai i tyre, Tasim Cela gjendet në udhëkryq. Nevoja për të kërkuar ndihmë e ka sjellë atë në studion e emisionit 'Pa Gjurme'.
-
Raporti i CRCA/ Shifrat e frikshme të abuzimit me fëmijët: 23% e dhunuesve seksualë janë punonjës administrate
29 Janar 2021, 16:1523% e abuzuesve seksuale në vendin tonë janë punonjës të institucioneve shtetërore. Është ky rezultati i raporti të hartuar nga CRCA në bashkëpunim me Barnahus Shqipëria, të cilët kanë studiuar në detaje 36 rastet të dhunës dhe shfrytëzimit seksual përgjatë viteve 2019-2020.
-
‘Shita qilimin e pajës tek ambasadori i SHBA-së për të ngritur biznesin tim’/ Artizania që mban gjallë traditën e tezgjahut tregon sakrificat për këtë profesion….( VIDEO)
29 Janar 2021, 10:45Tradita e tezgjahut në Shqipëri është një profesion që gjithmonë e më shumë po zhduket. Mirëpo ende gjenden zonja të rralla që me përkushtim dhe sakrificë ruajnë traditën e tezgjahut siç është znj.Dallëndyshe Tabaku, e cila e ushtron këtë profesion prej 33 vitesh.
-
Lodhje, dhimbje koke, temperaturë...! Efektet anësore të vaksinës, kur janë normale dhe kur duhet të shqetësohemi
28 Janar 2021, 16:56Çdo qytetarë që bëhet pjesë e vaksinimit anti-COVID, para se të marrë dozën e parë, pajiset me një formular informativ ku janë të parashtruara disa prej efekteve anësore të vaksinës. Po cilat janë këto efekte?
-
‘Kur dola nga spitali kisha humbur 20 kg, u shpërfytyrova’/ Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi rrëfen luftën e ashpër me Covid-19 dhe të vërtetat e kësaj beteje…( VIDEO)
28 Janar 2021, 11:43Në një intervistë në “ Rreze Dielli’’ ish-deputeti i Ps dhe njëherazi botuesi Fatmir Toçi, tregoi vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19.
-
Priste të dilte nga burgu, zhduket në Greqi, 40-vjecari korçar Artur Elezi. Motra në ’Pa Gjurmë’: ’Vëlla mbaj premtimin e nënës kur të mbante në prehër’
27 Janar 2021, 18:18Prej 4 muajsh ka humbur kontaktet me të vëllanë, Alketa Mustafaj nga Korça kërkon ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
-
Meditimi qetësoi nga ankthi juristen, Lacej: Në 16 vite jam përpjekur të përdor ilaçe por nuk më dhanë këtë efekt
26 Janar 2021, 22:45Meditimi ndihmoi juristen Sidita Lacej që të fitonte betejën me pagjumësinë, stresin por edhe ankthin pas 16 vjetësh. Që të bëhesh një business leader i suksesshëm, eksperti Justin Goçi sugjeron meditimin.
-
Njihuni me artistin shqiptar që po ‘çmend’ Greqinë me talentin e tij: Ju rrëfej sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve në tokë të huaj …( VIDEO)
26 Janar 2021, 10:59Në një intervistë në “ Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje në skype shkuam në Greqi, ku një shqiptar po korr sukses dhe famë si aktor. Ioannis Apergis është shqiptari, që me sakrificë dhe përkushtim ka arritur të bëhet një aktor i famshëm. Rruga drejt suksesit për një shqiptar në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë, Ioannis tregoi pikërisht sakrificat dhe vështirësitë që i është dashur të bëjë.
-
Familja në Kukës apel për ndihmë: Dua të iki sa më parë nga kjo shtëpi, s'kam asnjë kusht! Më ka mbetur veç të shkoj në përrua e të hidhem
23 Janar 2021, 21:26E përbërë prej 4 anëtarësh familja Visha në fshatin Kolesian të Kukësit jeton në kushte të vështira, pasi shtëpia e rrënuar prej vitesh u rrezikon jetën. Kryefamiljarit invalid Mirsim Visha apelon për banesë të re.
-
Mjeshtri i polifonisë për Report Tv: Si më lindi ideja t’i thur këngë Erdogan! Kam lindur për të bërë bëma! Kritikët? Të më shajnë sa të duan
23 Janar 2021, 20:03Një këngë polifonike me elozhe për Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan do të ngjallte jo pak reagime. Autori i saj është 66-vjeçari nga Mallakastra, Guri Rrokaj, ndër të paktë këngëtarë të iso-polifonisë, i dekoruar nga Presidenti 3 muaj më parë.
-
COVID 19 dhe universitetet/ Studentët, kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Pas provimeve të kthehemi në auditor, të anulohet tarifa
23 Janar 2021, 17:55Masat e marra për përballimin e pandemisë COVID në vend kanë bërë që mësimi në këtë vit akademik në universitetet shqiptare deri më tani të bëhet online. Kjo i ka shqetësuar studentët të cilët herë pas herë kanë kërkuar rikthim në auditore.
