Sport
-
Real Madrid ka treguar dhëmbët në El Clasico duke fituar 1-2 kundër barcelonës dhe për pasojë ka kapur edhe kreun e La Ligas. Ndërkohë në Premier League Liverpool ka poshtëruar me rezultatin 0-5 Manchester United.
24 Tetor 2021, 19:28 -
Tjetër dështim me sistemin VAR në Superligë, Skënderbeu-Dinamo luhet pa ndihmën e teknologjisë
24 Tetor 2021, 19:25Mesa duket problemin me VAR nuk janë sporadike në Superligë.
-
Derbi Tirana-Partizani/ S'ka stadium plot, Daja: Kemi shumë mungesa, por do bëjmë kthesën
24 Tetor 2021, 16:15Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet të hënën në Air Albania. Bardheblutë e Orges Shehit vijnë si favorit pasi udhëheqin Superligën, ndërsa të kuqtë pretendojnë të nisin nga derbi kthesën e shumëpritur.
-
I 'helmuar' nga Bonucci, sonte Inter-Juventus ndez Italinë! Allegri: Zikaltërit janë favorit për Seria A
24 Tetor 2021, 12:56Të gjithë futbolldashësit sonte do t’i kenë sytë nga Milano pasi Inter do të presë Juventusin në atë që cilësohet si derbi i Italisë. Kjo përballje e shumëpërfolur është ‘helmuar’ nga Bonucci, i cili thotë se Interi nuk e meritoi titullin e sezonit të kaluar.
-
Veliaj pret basketbollistët e Tiranës, u shpallën kampionë në Kupën e Federatës: Është vetëm kupa e parë nga shumë të tjera
24 Tetor 2021, 12:47Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur kampionët e turneut të basketbollit, u shpreh krenar për këtë fitore dhe u ka uruar atyre fitore edhe në ligat e tjera.
-
VIDEO/ Super Broja mahnit Anglinë, shënon sërish në Premier Ligë, përmbys rezultatin ndaj Burnley
23 Tetor 2021, 17:38Armando Broja është kthyer në protagonistin kryesor në fushën e gjelbër gjatë ndeshjes me Burnley. Broja ka arritur të shkëlqejë sërish në Premier Ligë, ku shënoi gol ndaj Burnley duke përmbysur rezultatin. Kjo është ndeshja e dytë që sulmuesi e nis titullar dhe vazhdon të shkëlqejë.
-
Incidenti në ndeshjen e Polonisë në 'Air Albania', Shqipëria ndëshkohet me 150 mijë franga dhe ndeshja me Andorën do të luhet pa tifozë! FSHF: Do e ankimojmë
22 Tetor 2021, 19:22Incidenti gjatë ndeshjes me Poloninë, ku tifozët e kombëtares hodhën shishe uji ndaj futbollistëve polakë, do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbollit 150 mijë franga dhe ndeshje pa tifozë me Andorrën.
-
Gardiani 15-vjeçar 1.86 cm i gjatë, ëndërra e PAOKU-t por luan te Apolonia: Në Shqipëri u ktheva prej familjes
22 Tetor 2021, 12:50Shkolla dhe largësia me prindërit e ktheu në Shqipëri, por talenti i Henri Begës premton që shumë shpejt të bashkohet me një klub të madh. 15-vjeçari është pjesë e akademisë së Apolonisë, ndërsa shokë të skuadrës dhe trajneri flasin me superlative për të.
-
Nxihet karriera e Mourinho-s, Bodo Glint shkatërron Romën! Napoli fiton përballjen e shqiptarëve, Lazio 'paqe' me Marseille-n
22 Tetor 2021, 11:02Jose Mourinho ka pësuar humbjen më të thellë në karrierë si trajner pasi Roma është shkatërruar 6-1 në Konference League nga Bodo Glin. Ndërkohë edhe Tottenham është mposhtur nga Vitese, ndërsa në Europa League përballja e shqiptarëve mes Napolit dhe Legias është fituar 3-0 nga italianët.
-
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë! Belgjika e para edhe me humbje
21 Tetor 2021, 10:58Tre pozicione ka fituar Shqipëria në muajin tetor në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ndërkohë ndryshe paraqitet situata për Kosovën, që është në rënie të lirë, ndërsa pavarësisht dy humbeje Belgjika vijon të mbajë vendin e parë.
-
Sonte Europa League/ Në fushë shumë shqiptarë, Napoli i Rrahmanit kundër Legias së Muçit! Spikat Lazio-Marseille
21 Tetor 2021, 10:23Sonte Europa League rikthehet me xhiron e tretë të fazës së grupeve ku pritet që në fushë të zbresin edhe mjaft futbollistë shqiptarë. Lazio e Hysajt me shokë pret Marsejën, ndërsa Napoli i Rrahmanit përballet me Legian e Muçit dhe Kastratit. Një ndër përballjet më interesante do të jetë edhe ajo mes PSV dhe Monakos.
-
Juventusi e Bayerni hipotekojnë 1/8 e Champions, fitojnë Barcelona e Chelsea ndërsa United përmbys Atalantën
21 Tetor 2021, 09:20Juventusi dhe Bajern Mynih janë perfekt në Champions dhe i afrohen kualifikimit në fazën tjetër. Fituan edhe Barcelona dhe Çelsi ndërsa Mançester Junajtid përmbysi Atalantën.
-
Përgatitjet e derbit/ 'Dua dhuratë të hënën', Daja feston 55-vjetorin në stërvitjen e Partizanit! Kapiteni Hoxha: Nuk e mendoj rezultatin negativ me Tiranën
20 Tetor 2021, 13:40Fitorja mungon edhe pas 5 javësh, por Partizani po e përgatit derbin me Tiranën në një atmosferë tejet pozitive. Në stërvitjen e sotme trajneri Daja ka festuar 55-vjetorin dhe ka kërkuar një dhuratë të veçantë, ndërsa edhe kapiteni Hoxha është nderuar për 300 ndeshjet si futbollist i të kuqve.
-
Champions/ 'Mos prisni të dominojmë Europën', Barcelona për jetë a vdekje kundër D.Kiev! Sot në fushë edhe Juventus, spikat M.United-Atalanta
20 Tetor 2021, 12:09Me synimin për të kthyer faqe në Champions League Barcelona pret sonte në Kamp Nou Dinamon e Kievit. Një ndeshje që duhet fituar me patjetër për të kaluar grupin, ndërsa po sonte zbresin në fushë Juventus, Chelsea dhe Bayern Mynchen. Me mjaft interes pritet edhe përballja mes Manchester United dhe Atalantës.
-
Speciale/ Plani i FIFA-s për Botëror çdo dy vite, në Shqipëri të ndarë pro dhe kundër
20 Tetor 2021, 10:22FIFPro thotë se arsyet komerciale të FIFA-s do të shkatërrojnë futbollistët.
-
Interi ngre kokë në Champions, Milani humbet edhe ndeshjen e tretë, Liverpool e Ajax me pikë të plota fitojnë edhe Real, City e PSG
20 Tetor 2021, 09:12Interi ngre kokë në Champions League duke siguruar fitoren e parë. Zikaltërit triumfuan 3-1 ndaj Sherif ndërsa Milani pësoi humbjen e tretë radhazi. Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Porto. Fituan ndërkaq Real Madrid, PSG e Siti.
-
Presidenti Meta nuk e lë dot ekipin e tij të zemrës në Skoci, i veshur si ultras këndon në stadium
19 Tetor 2021, 21:08Presidenti Ilir Meta nuk mund të mungonte në ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës. Meta ka shkuar deri në Skoci për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Evropës mes Celtik dhe Ferencvarosh në stadiumin “Celtik Park” në Glasgou.
-
Në ditën e 60-vjetorit, sulmohet fizikisht në Prishtinë presidenti i federatës së futbollit në Kosovë
19 Tetor 2021, 13:22Sulmohet fizikisht presidenti i federatës së futbollit në Kosovë.
-
Champions League/ Milan dhe Inter të dënuar për fitore, sonte spikat Liverpool-At.Madrid! Në fushë edhe Reali me Paris SG
19 Tetor 2021, 12:39Milan, Inter dhe Real Madrid do kërkojnë sonte fitoren në Champions League për të shpresuar kalimin e grupeve. Ndërkohë përballja e mbrëmjes do të jetë ajo mes Liverpool-it dhe Atletico Madrid, ndërsa në grupin A Paris SG luan kundër Leipzig pa Di Marian dhe Neymar.
-
Spektakël me 9 gola, Vllaznia 'bombardon' Dinamon! Drejtuesit shkodran: Na pëlqejnë ditë si këto
19 Tetor 2021, 10:45Me fitoren 6-3 të Vllaznisë kundër Dinamos është mbyllur java e 5 të Superligës. Shkodranët me këtë 3 pikësh janë ngjitur në vendin e dytë, ndërsa pas ndeshjes si trajneri, por ashtu edhe presidenti shkodran ishin të ekzaltuar për fitoren.
