Sport
-
Jamie Vardy shënon golin e parë të Premier League në vitin 2019 në ndeshjen Everton- Leicester ndërsa Totenham Hotspurs i mjaftojnë 26 minuta për të fituar transfertën ndaj Cardiff City.
1 Janar 2019, 21:00 -
Lovren 'përdor' urimin e viti të ri për të zbuluar detajin nga Salah: Të thashë gëzuar vetëm se...
1 Janar 2019, 18:28Mbrojtësi kroati i Liverpool, Lovren ka menduar që urimin për Vitin e Ri ta përdorë ndryshe dhe me doza humori. Pas urimit ndaj shokut të tij të skuadrës, Mohamed Salah fshihe, në orën 00:28 ai e ka pyetur egjiptianin se në çfarë ore do të ishte stërvitja e 1 Janarit.
-
Futbolli në 365 ditë/ Nga dështimi i Kombëtares, shkëlqimi i Kosovës, Franca kampione e botës e deri tek Modric "Topi i Artë"
31 Dhjetor 2018, 15:34Një vit i mbushur me evenimente të rëndësishme në botën e futbollit. Franca ngriti Kupën e Botës, sakaq Kombëtarja shqiptare dështoi në Ligën e Kombeve. Viti 2018, ishte viti i dardanëve, pas shkëlqimit të Kosovës në renditjen e FIFA-s dhe Ligën e Kombeve. Cristiano Ronaldo kaloi në Juventus, ndërsa Gianluiggi Buffon u largua pas 15 vitesh nga bardhezinjtë.
-
'Ka qenë një periudhë shumë e vështirë', Pato tregon mes lotëve dëshirën e tij
30 Dhjetor 2018, 22:18Alexandre Pato, sulmuesi brazilian në një intervistë për emisionin televiziv të "Esporte Espetacular" të "Rede Globo" ka shprehur dëshirën e tij lidhur me futbollin.
-
Manchester United rikthehet tek fitorja, merr fitoren e tretë radhasi, shkëlqen Pogba
30 Dhjetor 2018, 19:50Dy nga golat për Manchester United janë shënuar nga Paul Pogba, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë.
-
'Në dhomën e tij dëgjohet zhurma e Ferrarit'/ BILD zbulon sesi jeton Schumacher 5 vjet pas aksidentit tragjik në Alpe
30 Dhjetor 2018, 10:29Zyra e vjetër e Schumit në pesë vitet e fundit është transformuar në një dhomë spitali e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme. "Asgjë nuk mungon për të përshpejtuar shërimin e Schumacher" shkruan Bild, që raporton se si në dhomën e tij dëgjohet edhe zhurma e motorit të makinës së tij të vjetër të garave.
-
100 sportistët më të paguar në botë/ Messi parakalon Ronaldon në renditje, boksieri Floyd Mayather në vend të parë
29 Dhjetor 2018, 14:09Boksieri amerikan Floyd Mayather është sportisti më i paguar në botë për 2018. Në vendin e dytë dhe të tretë sipas revistës ‘Forbes’ janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
-
Premier League nuk pushon as për festat, sot në fushë Liverpool-Arsenal, Klopp: Kemi ende potencial
29 Dhjetor 2018, 10:35Liverpool-Arsenal është ndeshja që spikat sot në Premier League e cila nuk njeh pushim as për festat e fundvitit. Liverpooli është i pamposhtur dhe ka 6 pikë diferencë nga vendi i dytë por trajneri Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij ende nuk e ka shprehur gjithë potencialin e saj. Tek Arsenali mungesë e rëndësishme do jetë Mesut Ozil i dëmtuar.
-
Barazuan me kampionët e Europës, Meta dekoron Partizanin legjendar të 68’
28 Dhjetor 2018, 20:33Partizani I vitit 1968 në basketboll zhvilloi ndeshjen e parë në Europë pikërisht kundër kampionëve në fuqi të Oransodës. Edhe pse pritej që ekipi ynë të shpartallohej ata arritën të barazonin 73-73. Kjo ka qenë edhe arsyeja që presidenti Ilir Meta ka dekoruar atë plejadë lojtarësh.
-
U nda pas 6 vitesh nga Bruna, modelja 20-vjeçare e dashura e re e Neymar? (FOTO)
28 Dhjetor 2018, 19:17Neymar nga muaji tetor zyrtarisht është ndarë nga e dashura e tij Bruna Marquienze. Për këtë arsye, por edhe për shkak të disa fotove po përflitet se futbollisti ka filluar një romancë të re me një 20-vjeçare braziliane.
-
Braktisi Italinë për Shqipërinë, Lorik Cana u rikthye për dy arsye të mëdha
28 Dhjetor 2018, 16:57Lorik Cana ka rrëfyer arsyen e veçantë se përse hoqi dorë nga jetesa e tij në Itali për Shqipërinë. Ish-futbollisti tregoi se do t’i rikthehet sërish futbollit.
-
Vdekja e tifozit të Interit, reagon zv.kryeministri i Italisë. Ozil kthehet në çështje te Arsenal
28 Dhjetor 2018, 15:27Për ndeshjen e përgjakshme Inter – Napoli në “Seria A” ka reaguar edhe Mateo Salvini, zëvendës kryeministri i Italisë, i cili njihet si tifoz i madh i Milanit. Ndërkohë në Angli te Arsenal ka një çështje e cila quhet ‘Mesut Ozil’.
-
Rihapet pista Modric për Interin, “Topi i Artë” refuzon Realin
28 Dhjetor 2018, 15:13Pista Modric-Inter është ndezur sërish në prag të merkatos së janarit. “Topi i artë” në fuqi ka refuzar rinovimin dhe po shqyrton ofertën e Interit.
-
Intervista/ Kampioni i Europës i harruar nga shteti, Briken Calja rrëfen arritjet dhe vështirësitë e 2018-s
27 Dhjetor 2018, 16:24Briken Calja ishte sportisti që nderoi më së shumti Shqipërinë në vitin 2018. Peshëngritësi u shpall kampion i trefishtë i Europës, por vëmendja e shtetit ndaj tij ka qenë inekzistente.
-
Thirrjet raciste ndaj Koulibaly, Ancelotti: Nëse përsëritet do të braktisim ndeshjen
27 Dhjetor 2018, 09:55 -
Tragjedi përpara ndeshjes Inter-Napoli, humb jetën tifozi, kërkohet dënim ekzemplar për zikaltërit (FOTO+VIDEO)
27 Dhjetor 2018, 14:20Tifozët e Napolit dhe ata të Interit u përleshën me shkopinj dhe shufra metalike. Daniele Belardinelli, nga Varese, kishte mbërritur në Milano për të parë ndeshjen, kur në orën 19:30 të mbrëmjes së djeshme, rreth 1 orë përpara sfidës, u godit nga automjeti dhe pësoi plagë të rënda.
-
Tre sekonda lojë, Icardi godet traversën nga mesi fushës (VIDEO)
27 Dhjetor 2018, 09:24Fati nuk ishte me sulmuesin zikaltër, por portierin e Napolit, pasi topi u ndal në traversë.
-
Lautaro 'ndez' San Siro-n, Napoli e mbyll me 2 të kuq dhe harron kreun
26 Dhjetor 2018, 22:48Zikaltërit e drejtuar nga Luciano Spalleti kanë fituar 1-0 përballë Napolit. Vendimtar rezultoi argjentinasi Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën e 91 ndërsa napolitanët veç humbjes morrën dhe 2 kartona të kuq.
-
Berisha dhe Gjimshiti ndalin Juventusin, Lazio fiton dhe ngjitet në vendin e katërt
26 Dhjetor 2018, 19:08Java e 18 e “Seria A” ka prodhuar jo pak surpriza. Juventusi ishte shumë pranë humbjes së parë këtë sezon, por falë Ronaldos ka barazuar 2-2 kundër Atalantës.
-
Liverpool dhe Tottenham fitojnë me goleadë, City mposhtet sërish
26 Dhjetor 2018, 19:05Java e 19 e “Premier League” e zhvilluar sot ka rezultuar jo pa surpriza. Manchester City ka marrë humbjen e dytë radhazi, këtë herë nga Leicester, ndërsa Liverpool dhe Tottenham 3 pikët i kanë siguruar me goeladë.
