Sport
-
Me kërkesë të policisë, klubi i Tiranës ka përcaktuar tribunat se ku do të qëndrojnë tifozët e dy skuadrave në ndeshjen derbi me Partizanin. Ndryshe nga herët e tjera do të ketë një ndryshim në tribunë.
26 Shkurt 2019, 16:20 -
Derbi me apo pa tifozë? Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën ndaj fotografit në ndeshjen Partizani-Flamurtari
26 Shkurt 2019, 13:09Dy ndeshje pa tifozë do të luajë Partizani si pasojë e dhunës që mbështetësit e kuq shkaktuan ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit. Gjithsesi derbi i së premtes me Tiranën do të ketë prezencën e dy tifozërive pasi dënimi për Partizanin është i vlefshëm në rastet kur të kuqtë do të luajnë si skuadër pritëse në “Selman Stërmasi”.
-
Refuzoi të zëvendësohej, ja sa e ka gjobitur Chelsea portierin Kepa
26 Shkurt 2019, 12:25Chelsea gjobit me 220 mijë euro portierin Kepa që refuzoi të zëvendësohej në minutat e fundit të finales së Kupës së Ligës kundër Cityt.
-
Dha penallti "fantazem" kunder Interit, pezullohet arbitri Abisso
26 Shkurt 2019, 11:16Dënohet arbitri që dëmtoi Interin në ndeshjen kundër Fiorentinës. Rozario Abiso është pezulluar një muaj nga arbitrimi i ndeshjeve të Serisë A ndërsa Interin nuk do ta gjykojë deri në fund të sezonit. Abiso dha një penallti inekzistente kundër Interit në ndeshjen e së dielës ndaj Fiorentinës.
-
Lajm i keq për tifozët e Liverpoolit/ Roberto Firmino do të mungojë në derbin e Merseysides
26 Shkurt 2019, 06:56Liverpooli duket se do të luajë kundër Evertonit në derbin e Merseysides pa Roberto Firminon. Braziliani u dëmtua në nyjen e kembës pas një ndërhyrje kundër tij në ndeshjen kundër Manchester United. Me shumë mundësi sulmuesi do të zëvëndësohet nga Daniel Sturridge.
-
Çfarë thonë protagonistët e sherrit më PIKANT në fushën e blertë
25 Shkurt 2019, 14:47E pabesueshme ajo që ndodhi dje në finalen e Kupës së Ligës në Angli mes Chelseat dhe Manchester City-t. Sherri Sarri-Kepa bëri xhiron e botës. Portieri Kepa refuzoi të zëvendësohej dhe bëri që trajneri të tërbohej. Në fund të dy kanë tentuar të qetësojnë gjakrat duke thënë se çdo gjë ishte thjesht një keqkuptim.
-
VAR dhe polemika në Fiorentina-Inter, Hysaj asist në fitoren e Napolit, fiton Reali
25 Shkurt 2019, 09:39Spektakël dhe polemika në Firence. Fiorentina-Inter përfundon në barazim 3-3 ku vendasit barazuan në minutën e 101-të me një penallti të akorduar me VAR që shkaktoi shumë polemika. Elseid Hysaj dha assist për gol në fitoren e Napolit ndaj Parmës ndërsa edhe Real Madrid në Spanjë fitoi me polemika.
-
Portier si ky nuk keni parë! Trajnerit i bëhen 'nervat kaçurrel' nga veprimi që askush s'e priste (VIDEO)
25 Shkurt 2019, 08:25Për disa çaste humori e për të tjerë acarimi, këto pamje u ofruan nga ana e Kepa Arrizabalaga portierit të Chelsea-s gjatë ndeshjen me Manchester City-n.
-
E paparë! Kepa s'pranon të dalë nga fusha, çmendet Sarri, në fund Chelsea humbet finalen (VIDEO)
24 Shkurt 2019, 21:06Në fund, Kepa arriti që të priste një penallti, por nuk e ndihmoi dot Chelsea-n për të fituar, pasi lojtarët e City-t u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke shënuar 4 herë përballë 3 të bluve të Londrës.
-
“Paqe” në derbin e Anglisë mes United dhe Liverpool, fiton Arsenal
24 Shkurt 2019, 17:35Supersfida e javës së 27 të “Premier League” mes Manchester United dhe Liverpool ka përfunduar me rezultatin 0-0. Pika e fituar i ka mjaftuar Liverpool-it për të marrë kryesimin e kampionatit, ndërsa ndeshja tjetër e ditës së dielë mes Arsenal dhe Southampton është mbyllur me fitoren e “topçinjve”.
-
Kukësi rikthehet te fitoret dhe kap vendin e dytë, Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët
24 Shkurt 2019, 16:21Në “Elbasan Arena” Kukësi ka mposhtur 3-2 Kamzën dhe është ngjitur në vendin e dytë në Superligë. Ndërkohë ndeshja tjetër e orës 14:00 mes Kastriotit dhe Laçit ka përfunduar me shifrat 1-1.
-
Partizani për dhunën ndaj fotografit: Distancohemi nga ngjarja, personi i dhunuar nuk ishte i akredituar
24 Shkurt 2019, 15:06Për incidentin e ndodhur në ndeshjen Partizani-Flamurtari, pas reagimit të FSHF-së ka reaguar edhe Partizani që është distancuar nga ngjarja.
-
Dhuna ndaj fotografit të Flamurtarit, FSHF: Dënojmë ngjarjen, policia e prokuroria të hetojë
24 Shkurt 2019, 12:47Federata shqiptare e futbollit ka reaguar për dhunën e shkaktuar të shtunën në stadiumin “Selman stërmasi” ku tifozët e skuadrës së Partizanit dhunuan fotografin e Flamurtarit. FSHF dënon ashpër ngjarjen dhe i bën thirrje policisë dhe prokurorisë të hetojë ngjarjen.
-
Dhuna ndaj fotografit në Partizani-Flamurtari, distancohen “Guerrilsat”
24 Shkurt 2019, 11:28Tifogrupi “Ultras Guerrils” ka reaguar për incidentin në ndeshjen Partizani-Flamurtari ku fotografi i ekipit vlonjat u dhunua nga disa tifozë të kuq pas golit që shënoi sulmuesi Ribaj.
-
Roma fiton në ekstrem kundër Frossinone-s, Bayern-i merr tre pikët dhe kap Dortmundi-n
24 Shkurt 2019, 10:30Në “Seria A” një gol në minutën e 95 i Dezkos i ka dhënë fitoren 2-3 Romës kundër Frossinone-s, ndërsa në Gjermani Bayern-it i ka mjaftuar Javi Martinez për të marrë tre pikët kundër Herthës.
-
‘Tripleta’ e 50 në karrierë, ‘heroi’ Messi nderon Barcelonën kundër Sevillia-s
24 Shkurt 2019, 10:16Barcelona ka fituar me shifrat 2-4 ndeshjen e kësaj jave në “La Liga” kundër Seviljas. Në këtë takim delikat shkelqeu si përherë Lionel Messi që realizoi ‘tripletë’.
-
Partizani fiton me sherr kundër Flamurtarit dhe rrit akoma më shumë diferencën me ndjekësit
23 Shkurt 2019, 21:20Partizani ka fituar 3-1 kundër Flamurtarit ndeshjen e javës së 23 të Superligës, por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë takim ishte sherri mes tifozëve të kuq dhe stafit të skuadrës vlonjate. Shkak për incidentin është bërë festa e golit të skuadrës mike.
-
Teuta “bie” në Gjirokastër, Luftëtari merr 3 pikë të rëndësishme
23 Shkurt 2019, 16:15Luftëtari ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke mposhtur minimalisht 1-0 Teutën. Golin e fitores për gjirokastritët e shënoi Rapo.
-
De Jong do e ulë në stol, Rakitic në orbitën e 4 skuadrave të mëdha në Europë
23 Shkurt 2019, 15:24Pas 3 skuadrave të mëdha në Europë, për Ivan Rakitic në garë është futur edhe Manchester United. Kroati këtë sezon është pikë kyçe te Barcelona, por afrimi i Frankie De Jong në qershor pritet ta ulë në stol 31-vjeçarin sezonin e ardhshëm.
-
‘Fitojnë me 200 mln euro borxhe’, De laurentis ‘thumbon’ Juventusin
23 Shkurt 2019, 13:53I pyetur nga mediat italiane për Juventusin e këtij sezoni, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, ka dhënë një përgjigjje tejet provokuese. Gjithashtu ai ka komentuar edhe situatën e ish-trajnerit të Napolit, Sarri-t, i cili është pranë shkarkimit nga Chelsea.