Arkiva

  • Ukrainë, sulmohet autobusi
    10 të vdekur, disa të plagosu

    Dhjetë persona kanë vdekur dhe 13 kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në një autobus në rajonin e Donjeckut në Ukrainë. Autobusi është shënjestruar nga disa predha artilerie të goditura nga rebelët pro rusë, ndërsa po kalonte transit pranë pikës së kontrollit në Volnovakha, sipas asaj që raporton agjencia ruse e shtypit “Interfax”, duke cituar zëdhënësin e administratorit rajonal, Ielena Maliutina. VIDEO

  • Homazhe për viktimat e "Charlie
    Hebdo" Hollande: Nuk gjunjëzohemi

    Presidenti François Hollande premtoi se vendi i tij kurrë nuk do të gjunjëzohet përpara terrorit, ndërsa nderoi me dekoratën më të lartë të nderit “Legion D’Honneur” në mjediset e prefekturës së kryeqytetit francez 3 oficerët e policisë që humbën jetën gjatë sulmit në “Charlie Hebdo”. FOTO VIDEO

  • CNN, BBC dhe Al Jazera s'botojnë
    karikaturën e re të “Charlie Hebdo”

    Ndërsa Gérard Biard, një nga redaktorët kryesorë të “Charlie Hebdo” ka zbuluar se si do të jetë faqja e parë e revistës e cila del në treg të mërkurën, pas sulmit terrorist, shumë media kanë nguruar ta publikojnë. “Charlie Hebdo” hapet me karikaturën e Profetit Muhamed. 

  • Qeveria serbe në krizë, koalicioni
    qeverisës përçahet për një tende

    Partnerët e koalicionit të Serbisë po zhvillojnë një seancë urgjente për të diskutuar marrëveshjen e tyre, pasi Progresistët u ankuan se socialistët nuk po i mbështesnin ata në mbrojtje të tenderit.

  • Francë, vetëvritet hetuesi i
    vrasjeve në revistën `Charlie Hebdo`

    Mediat franceze raportojnë se inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës së ndodhur 5 ditë më parë në redaksinë e revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ ka vrarë veten, dyshohet se vuante nga depresioni.

  • Tregu valutor/ Leku i qëndrueshëm në këmbim me valutat kryesore

    TIRANË, 13 Janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku të martën ka ruajtuar pozita të qëndrueshme kundrejt valutave kryesore, dollarë dhe euro, duke u kuotuar pothuajse me të njëjtat vlera këmbimi sa një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 140.15 lekë, ose 0.02 pikë më […]

  • Kosovë – Zgjedhjet në AAK, në pranverë

      PRISHTINË, 13 Janar /ATSH/.-Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendosi sot që më 21 mars të fillojë procesi i zgjedhjeve brenda kësaj partie në nivel lokal dhe qëndror. Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj, tha se “ky proces do të zgjasë dy muaj. Në AAK nuk do të ketë vend për njerëz […]

  • Tregtimi i energjisë/ Bordi i ERE-s fillon proçedurat për liçensimin e “Albanian Energy Supplier”

    TIRANË, 13 Janar /ATSH/- Shoqëria “Albanian Energy Supplier” sh.p.k, ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për liçensim në aktivitetin e tregëtimit dhe furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike. Ky vendim merret  në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave […]

  • Zhbogar: Të gjithë azilkërkuesit do të kthehen më të varfër në Kosovë

    PRISHTINË, 13 Janar/ATSH/.- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se asnjë shtet i BE-së nuk do të pranojë azil për kosovarët. Sipas KosovaPress, Zhbogar këtë deklaratë e ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian, që po mbahet në Prishtinë, e udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga. “Kërkesat për azil […]

  • Pazari i vjetër i Krujës, vazhdon restaurimin

    TIRANË,13 Janar / ATSH / – Pazari i vjetër i Krujës, një nga monumentet kulturore më të vizitueshme të këtij qyteti, është në fazën e dytë  të rikonstruksionit. Pazari i është nënshtruar një projekti restaurimi, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në të cilin kanë bashkëpunuar disa  institucione si  Ministria e Kulturës, Ministria e […]

  • Akreditimi i universiteteve përfundon në muajin korrik

    TIRANË, 13 Janar/ATSH-Z.Tosku/-Ne muajin Janar ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja 8 dhjetorit të vitit të kaluar, mes qeverisë shqiptare dhe agjencisë britanike “Quality Assurance Agency for Higher Education” për akreditimin e universiteteve publike dhe private në vend. Zv/drejtori i kompanisë “QAA” Dr. Stephen Jackson tha për televizionin top channel se “Agjencia e Sigurimit të Cilësisë […]

  • Tenis- Një kampion nuk merr pjesë në “Australian Open”

    TIRANË, 13 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Fituesi i USA-Open 2014, kroati Marin Çiliç ka njoftuar në faqen e tij në Facebook që është tërhequr nga pjesmarrja në Australian Open. Shkak është bërë një dhimbje në shpatullën e djathtë. “Shpatullën e ndjej çdo ditë më mirë, por e ndjej që nuk jam ende gati për të garuar në nivelin […]

  • Austria nuk pranon azilantë kosovarë

    PRISHTINË, 13 Janar/ATSH/.- Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian se, asnjë kosovar nuk do të marrë azil në Austri. Sipas KosovaPress, Brieger ka thënë se shteti austriak u jep azil vetëm atyre që janë të persekutuar, që janë në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet ekonomike […]

  • Homazhe në nderim të artistit gjirokastrit, Aristotel Stefani

    TIRANË,13 Janar / ATSH / – Artisti Aristotel Stefani (1931) është ndarë një ditë më parë nga jeta  pas një ataku në zemër. Në nderim të tij do të zhvillohen sot homazhet në teatrin e Gjirokastrës. Aristotel Stefani, i njohur ndryshe si Teli , ka lindur në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Ai është një […]

  • SHBA keqardhje për mosdërgimin e një zyrtari të lartë në ”marshimin republikan” në Paris

    UASHINGTON, 13 janar /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë pranoi dje duke shprehur  keqardhje se kishte gabuar duke mos dërguar një zyrtar të rangut të lartë në ”marshimin republikan” të dielën në Paris që mblodhi më shumë se një milionë persona, mes të cilëve edhe 50 liderë botërorë. “Ne duhet të kishim dërguar një përfaqësues të […]

  • Kosovë- Komisioni Evropian vazhdon të mbështesë sistemin e drejtësisë

      PRISHTINË, 13 Janar /ATSH/.- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në një takim Zyrtaren për Politika në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian, Cindy Van Den Boogert, e cila përshëndeti ri-emërimin e ministrit Kuçi, duke shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Evropian. Gjatë […]

  • “Pena e Re”, konkursi më ri letrarë përgjatë gjithë vitit

    TIRANE, 13 Janar/ATSH/- Klubi Letrar “Pena e Re” është iniciativa më e re e organizatës “ICCTW” për të promovuar të gjithë të rinjtë që shkruajnë. I Can Change The World është një organizatë joqeveritare që promovon iniciativat dhe integrimin ndërmjet njerëzve në Shqipëri. Ky klub do të organizohet një herë në muaj në formën e një konkursi letrar […]

  • Renzi: Napolitano do të japë dorëheqjen në orët e ardhshme

    STRASBURG, 13 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti italian, Giorgio Napolitano do të japë dorëheqjen në orët e ardshme, njoftoi sot kryeministri, Matteo Renzi gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian. Renzi përshëndeti Napolitanon. “Evropiani i bindur, i cili në orët e ardhshme do të japë dorëheqjen nga posti i tij ka përmbushur një rrugë të gjatë ndryshimesh”, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv