Arkiva

  • TIRANË, 22 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se prania e eurodeputetit, Eduard Kukan në Tiranë është në vazhdën e angazhimit të institucioneve të Bashkimit Europian, të Parlamentit Europian, për të ndihmuar në tejkalimin e krizës parlamentare. Sipas tij, kjo krizë është shkaktuar tashmë prej 6 muajsh si rezultat i […]
  • SOFT NEWS – TURQI – Erdogan: Kontraceptivët janë të barabartë me… tradhtinë!

    STAMBOLL, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i quajti tradhti përpjekjet për promovimin e kontrollimit të lindjeve pasi, sipas tij, kontraceptivët rrezikojnë të zhdukin një brez të tërë, raportoi media sot. “Një apo dy fëmijë, nuk është mjaftueshëm. Për të përforcuar kombin tonë, ne kemi nevojë për një popullsi më dinamike dhe […]

  • Gatishmëri e Greqisë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të Kosovës

    PRISHTINË, 22 Dhjetor /ATSH/.-Ministri Kosovar  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, me të cilën kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm. Nga ana e […]

  • SKOCI – Një numër viktimash pas futjes mes turmës të një kamioni mbeturinash

    LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Shumë kalimtarë u vranë sot në mes të qendrës së Glasgout, nga një kamion mbeturinash që hyri mes të një turme të madhe njerëzish vetëm tre ditë nga Krishtlindjet, sipas policisë skoceze. “Ka shumë të vdekur dhe shumë të plagosur të rëndë”, deklaroi një zëdhënës i policisë skoceze për kanalin […]

  • “Shqipëria Dhuron” në Kukës, Veliaj: Në një vit normalizuam skemën e ndihmës ekonomike

    TIRANË, 22 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Në vijim të turit “Shqipëria Dhuron”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, ishte sot në Kukës në një aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuara, gjatë të cilit Shërbimi Social Shtetëror dhe futbollistët e ekipit të Kukësit shpërndanë dhurata për festat e fundvitit. Ministri Veliaj falenderoi Prefektin e […]

  • SKOCI – Gjashtë të vdekur pas futjes në turmë të një kamioni mbeturinash

    LONDËR, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në mes Glasgout nga një kamion mbeturinash që hyri mes të një turme të madhe njerëzish vetëm tre ditë nga Krishtlindjet, sipas policisë skoceze. “Ka gjashtë të vdekur dhe shumë të plagosur rëndë”, deklaroi një zëdhënës i policisë […]

  • NORVEGJI – 220 letra të Breivikut të bllokuara nga administrata e burgjeve

    STOKHOLM, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Administrata norvegjeze e burgjeve theksoi sot se kishte bllokuar 220 letra të shkruara nga Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në vitin 2011, për të penguar krijimin e një rrjeti jashtë burgut. “Ne kemi refuzuar dërgimin e letrave të Breivik për arsye sigurie. Bëhet fjalë për 220 letra”, […]

  • Sport – Perez: Ancelotti, Fergusoni i Real Madridit

    TIRANE, 22 dhjetor/ATSH/. – Viti 2014 ka qenë i paharrueshëm për Florentino Perez si president i Real Madridit. Katër trofetë e fituar dhe kryesimi ne La Liga e bëjnë këtë vit më të suksesshëm në historinë e klubit më të suksesshem në Spanjë. Këto arritje i “faturohen” kryesisht punës së jashtëzakonshme të trajnerit Carlo Ancelotti, i […]

  • Kosove- Mustafa: Së shpejti përmbushim kriteret për vizat

    PRISHTINE, 22 Dhjetor/ATSH/. – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë,Thomas Gnocchi. Me këtë rast, kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës, ben te […]

  • Gwyneth Paltrow refuzohet
    si punonjëse për “Yahoo Food”

    Në pozicionin e Gwyneth Paltrow mund të kesh çfarëdo lloj gjëje që dëshiron. Ajo është e bukur, e suksesshme dhe fituese e një çmimi Oscar. Por, presidentja e Yahoo, Melissa Meyer nuk mendon kështu. Aktorja ka pasur dëshirë 

  • Zvicër, babai kosovar në kërkim të 
    fëmijëve, dyshon se janë pjesë e ISIS

    Autoritetet e Interpolit pasi kanë marrë në ndjekje celularët e fëmijëve dhe pas lokalizimit të sinjalit në Adana, babai Ljodza ka vajtur në Adana dhe i ka dhënë informacion policisë se fëmijët e tij mund të ndodhen aty. Ljodza pasi ka arritur në Degën e Byrosë së Fëmijëve të humbur ka dhënë informacion në lidhje me fëmijët e tij.

  • Imogen Thomas ka çfarë të tregojë
    për setin e krishtlindjeve 

    Modelja Imogen Thomas provoi që është një nga femrat më seksi me setin fotografik që ka realizuar për krishtlindje. Imogen ka veshur një palë bikini në ngjyrë të kuqe dhe çorape të kuqe të gjata. Modelja ka treguar linjat e saj në 

  • Kim Kardashian dhe Kanye
    imazh i fushatës së veshjeve Balmain

    Kim Kardashian dhe Kanye West janë yjet e përzgjedhur për të prezantuar fushatën e markës prestigjoze Balmain për koleksionin Pranverë/Verë 2015. Kim shfaqet “e egër” pranë bashkëshortit të saj, të cilin e ka “rrëmbyer” nga faqja 

  • GREQI – Qeveria e gatshme për kompromise para zgjedhjes së presidentit

    ATHINË, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Deputetët grekë votojnë nesër në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe për të shmagur dështimin e këtyre zgjedhjeve, në një kontekst ekonomik shumë të brishtë, qeveria është e gatshme tashmë për të përshpejtuar zgjedhjet e ardhshme legjislative. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës, do të […]

  • Elbasan- Senati i Universitetit i jep titullin “Honoris Causa” Dr. Ylli Cabiri

    ELBASAN, 22  Dhjetor /ATSH-Miranda Sadiku /- Me vendim të senatit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në një ceremoni në prani ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, deputetëve të Elbasanit etj, është nderuar me titullin “ Honoris Causa” Doktori i Shkencave, Ylli Cabiri. Pasi ka bërë një prezantim të shkurtër të Dr. Ylli Cabiri, rektori i Universitetit, Liman […]

  • ITALI – Policia shpërbën një komplot neofashist, 14 të arrestua

    ROMË, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ – Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar 14 neofashistë të dyshuar se kërkonin të shënjestronin persona politikë dhe gjyqtarë, ndërkohë që media flet për një plan për vrasjen e disa dhjetëra personave. “Dy vite hetime dhe përgjime telefonike treguan se grupi, i dalë nga organizata e ndaluar e ekstremit të […]

  • Kryeministri Rama konferencë fundviti me qytetarët më 31 dhjeto

    TIRANË, 22 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët që t’i dërgojnë pyetjet e tyre nëpërmjet Twitter-it dhe Facebook-ut me hasgtag #PyetKryeministrin, në një konferencë për fundvitin më 31 dhjetor. Ky, thekson Kryeministri Rama, ka qenë një vit i vështirë, i gjallë, i mbushur me sfida e përpjekje të mëdha, por […]

  • Rusi, ish-ministri i Financave: Po
    hyn në një krizë të plotë ekonomike

    Ish-ministri rus i Financave Aleksei Kudrin ka thënë se Rusia po hyn në një krizë të plotë ekonomike. Kudrin në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë është shprehur se, duke vënë në dukje rënien deri në 2-4 për qind gjatë vitit 2015 të PBB.

  • Maqedoni, mijëra protestues
    kundër ligjit të ri për honoraret

    Në protestën e organizuar nga Sindikata e Gazetarëve të Pavarur dhe Punonjësve të Medias (SPGP), gazetarë, përthyes, punëtorë turistik dhe shumë punëtorë të tjerë me honorarë të mbledhur nga parku “Zhena Borec” përballë Parlamentit të Maqedonisë u drejtuan për në godinën e Qeverisë së Maqedonisë për të kërkuar anulimin e ligjit që do të prekë 150 mijë persona.

  • Festat e fundvitit/ Policia rrit kontrollet për përdorimin e alkolit nga shoferët

    TIRANË, 22 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Shtetit, veçanërisht sektori për qarkullimin rrugor ka rritur kontrollet për drejtuesit e mjeteve për pije alkolike dhe thyerje të rregullave të qarkullimit. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, mësohet se në Policinë e Shtetit është lëshuar një urdhër i brendshëm, ku i kërkohet punonjësve të Policisë së Shtetit, […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv