Arkiva

  • TIRANË, 9 Dhjetor / ATSH / – Në kuadër të projektit pilot “Ndërgjegjësimi dhe integrimi social nëpërmjet procesit të legalizimit dhe urbanizimit të objekteve në zonat  informale, të komunitetit rom të zonave informale”, të nisur nga MZHUT, në bashkëpunim me UNDP, ALUIZNI, në  Bashkinë Lushnjë dhe Komunën Otllak, po zhvillohet një takim i hapur me […]
  • Schultz: Apel opozitës shqiptare të kthehet në parlament, konfirmohet vizita zyrtare në Tiranë

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Konfirmohet vizita në Tiranë e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schutz. Në një konferëncë të përbashkët në Bruksel mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit i Parlamentit Europian, Martin Schutz, është konfirmuar vizita e këtij të fundit në kryeqytetin shqiptar. Rama në konferencë iu referua cështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE […]

  • American Idol mbledh jurinë,
    shkëlqen Jennifer Lopez

    Sezoni i 14 i American Idol pritet që të fillojë më datë 7 janar, por juria janë mbledhur për promovimin e tij. Jennifer Lopez, Keith Urban, Harry Connick Jr. dhe Ryan Seacrest janë katërshja që do të vlerësojnë artistin e ri solo ndër konkurrentët.

  • Thaçi-Mustafa, dorëzim-pranimi i detyrës së Kryeministrit në 12 dhjeto

      PRISHTINË, 9 Dhjetor /ATSH/- Pranim-dorëzimi i detyrës nga kryeministri Hashim Thaçi tek kryeministri i sapozgjedhur i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do të bëhet në 12 dhjetor 2014, ditë e premte, në ora 14:00, bën të ditur zyra e Kryeministrit kosovar. Para katër viteve 12 dhjetori ishte dita e zgjedhjeve parlamentare në […]

  • Kodi i sjelljes së deputetëve

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Anila Struga/.- Kodi i Sjelljes së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë është një dokument me 15 nene, i propozuar nga një grup ligjvënësish, që synon të ndihmojë deputetët gjatë ushtrimit të detyrës. Kodi, i depozituar në parlament në trajtën e një projekti, përcakton një sërë rregullash lidhur me standardet e duhura të sjelljes […]

  • Topi përshëndet marrëveshjen për bashkëqeverisjen e Kosovës

    TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi përshëndeti sot marrëveshjen Mustafa-Thaçi për bashkëqeverisjen e Kosovës. “Në emër të Frymës së Re Demokratike uroj që qeverisja e re t’i shërbejë interesave të qytetarëve”, u shpreh Topi. “Besojmë se institucionet e reja në Kosovë do të nxisin pa humbur […]

  • Ndarja e pronësisë mbi tokën përfundon në 2016

    TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH/- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese diskutoi të martën projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”. Procesi i ndarjes së titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore ende nuk ka përfunduar. Në një kohë […]

  • Lunaçek takim me gratë deputete

      PRISHTINË, 9 Dhjetor /ATSH/- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës priti sot në një takim, Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, ku diskutuan rreth pozitës dhe rolit të gruas në Kosovë, me theks të veçantë përfaqësimi i saj në politikë. Sipas njoftimit dërguar nga Kuvendi, me këtë rast, u theksua se ka […]

  • ASD synon konsolidim të skemës së sigurimit

    TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH/- Agjencia e Sigurimit të Depozitave në bashkëpunim me drejtues të Korporatave  Federale të Sigurimit të Depozitave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Kanadasë, si dhe sigurues europianë me përvojë si Polonia dhe Zvicra kanë nisur të martën diskutimet mbi skemën e sigurimit të depozitave. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit […]

  • Vlorë/ Skafi i braktisur, në pronësi të një italiani

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Vlorës njofton se skafi i gjetur një ditë më parë në zonën e Zvërnecit është në pronësi të një shtetasi italian, që ka hyrë ilegalisht në vendin tonë. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se skafi ishte në pronësi të shtetasit italian me iniciale D.C., 53 […]

  • Sllovenia dhe Kroacia, avokate për integrimin evropian të rajonit

    Takim pune i Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Karl Erjavec ka organizuar një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim merrte pjesë ambasadori i Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, si dhe ambasadorët […]

  • BE dhe shtetet anëtare të saj të gatshme për të mbështetur Kuvendin e qeverinë e Kosovës

    PRISHTINË, 9 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/- Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj janë të gatshme për të mbështetur Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, theksohet në një deklaratë të përbashkët të Zyrës së BE-së/PSBE dhe Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë. “Zyra e Bashkimit Evropian/PSBE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve […]

  • Zbardhet vrasja e ushtarëve
    turq në kurifin Turqi-Siri

    Tre ushtarë turq janë vrarë mbrëmë në kufirin turko-sirian në provincën Sanliurfa kur njëri prej tyre pësoi krizë mendore duke vrarë dy ushtarë tjerë dhe pastaj vetën, raporton Anadolu Agency.

  • Në SHBA protestat kundër
    brutalitetit  dhe racizmit të policisë

    Protestat të cilat kanë filluar pas vendimit të gjykatës për mos ndjekjen penalisht ndaj policëve përgjegjës për vdekjen e afro-amerikanëve në Staten Islnad të New York-ut dhe në Ferguson të St. Louis në SHBA janë reflektuar edhe në fushat e sportit, raporton Anadolu Agency (AA).

  • BE, rreth 2 000 projekte me vlerë 1 300 miliardë euro për planin Juncke

    BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – Rreth 2 000 projekte me vlerë 1 300 miliardë euro janë kandidatë për një financim nga plani i investimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, por pa garanci se të gjithë do të zgjidhen në fund. Plani Juncker ka për synim të mobilizojë 315 miliardë euro investime në […]

  • SHBA dërgon 1500 forca ushtarake
    shtesë në Irak në luftën ndaj ISIS

    Forcat irakene dhe ato të Peshmergas do të kenë tashmë 1500 trupa shtesë që do t’i ndihmojnë në luftë kundër militantëve të shtetit islamik. Lajmin e dha ushtria amerikane e cila tha se një numër vendesh të paspecifikuara kanë vendosur të kontribuojnë me dërgimin e forcave ushtarake në Irak. 

  • Gjermani, protesta kundër
    islamizmit dhe azilkërkuesve

    Një lloj i ri proteste anti-emigracionit ka përfshirë Gjermaninë, ku mijëra persona kanë dalë në rrugë me thirrjet kundër ‘islamizmit në rritje’ në vend.

  • Eksporti i verërave u katërfishua në 2014

    TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH/- Ministria e Bujqësisë bën të ditur se për 9-mujorin e parë të vitit, eksportet e verës u katërfishuan, duke u rritur në 395 hektolitër nga 85 hektolitër që ka qenë një vit më parë. Prodhimi i verërave në vendin tonë ka marrë një zhvillim të vrullshëm vitet e fundit. Fermerët, nisur edhe […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv