Arkiva

  • Ka vetëm pak javë që këngëtarja Dafina Zeqiri ka sjellë në tregun muzikor klipin më të fundit “MSD” në bashkëpunim me reperin Gjiko. Por, fundi s’ka fund për këngëtaren e talentuar Dafina Zeqiri, pasi ajo ka paralajmëruar klipin e dytë. 
  • BEOGRAD – ”Veçernje novosti”: Berlini i vendos Serbisë kushte, edhe njohjen e Kosovës, për hapjen e kapitujve për anëtarësim

    BERLIN, 9 dhjetor /ATSH-MIA/ – Berlini i ka bërë të ditur Serbisë 11 kushtet për Kosovën, për hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian, shkruan e përditshmja e Beogradit “Veçernje novosti”. Sipas kësaj gazete, këto kushte thuajse janë të pamundshme për Serbinë, meqë prekin statusin e Kosovës dhe në fakt mbështesin pavarësinë […]

  • Sport – Barcelona- Lionel Messi nuk është në shitje

    TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/. – Javier Faus, zv/president i Barcelonës, ka përsëritur edhe një herë që Lionel Messi nuk është në shitje. “Lionel Messi nuk është në shitje”. Kështu ka thënë zv/presidenti i Barcelonës, Javier Faus. Ky i fundit ka mohuar spekulimet se sulmuesi argjentinas mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, shkruan gazeta […]

  • Joseph Daul uron qeverine e kryesuar nga Isa Mustafa

    PRISHTINE, 9 dhjetor/ATSH/. – Presidenti i Partive Popullore Evropiane ka përshëndetur sot qeverinë e re e kryesuar nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si kryeministër, ben te ditur KosovaPress. Në një njoftim që ka shkuar në administratën e LDK-së, presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, thuhet të ketë thënë se e […]

  • Sport – Spanjë – Formacioni i javës në La Liga

    TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/. – Portali Goal.com ka publikuar formacionin e javes se 14-te ne La Liga. Formacioni i javës në La Liga dominohet nga lojtarët e Atletico Madridit dhe Villarrealit, të cilët kanë nga tre lojtarë në këtë njëmbëdhjetëshe. Ndersa Barcelona dhe Real Madridi kanë vetëm nga një lojtar në 11-shin e javës, shkruan gazeta Express. […]

  • Miranda Kerr në Japoni për promovim,
    fansat derdhin lotë gëzimi 

    Miranda Kerr ka mbërritur në Tokyo të Japonisë pas 17 orësh udhëtim nga Majami në Florida. Modelja ka mbërritur pa gjurmë lodhjeje e veshur me fustan dhe xhaketë të bardhë. Ajo e ka thyer ngjyrën e bardhë me një palë çizme të gjata të Christian Louboutin

  • Rrezik për zgjedhje të parakohshme
    në Greqi, shkaktohet rënie në bursë

    Vendimi për të çuar Greqinë drejt zgjedhjeve presidenciale 2 muaj përpara afatit dhe propozimi i Stavros Dimas për president nga qeveria e Antonio Samaras ka bërë që Greqia të njohë sot rënien më të madhe në 27 vjet me një bursë e cila për herë të parë ka shënuar - 12.78%. Kjo ka çuar në përkeqësimin zinxhir të aksioneve në të gjithë botën. Ja mesazhi i Samaras.

  • Obama nderon Sting dhe Tom Hanks

    SHBA/ 9/Dhjetor/ ATSH Këngëtari britanik, Sting bashkë me fituesin e çmimit Oscar, Tom Hanks, janë nderuar nga presidenti amerikan, Barack Obama, me titullin artistik të Kennedy Center. Ishte posaçërisht interesant nderimi i Sting, i cili është anglez, sepse ky titull zakonisht u ndahet amerikanëve. Hanks, në anën tjetër, tha se nuk mund ta besonte se […]

  • Çmimi i naftës-PS:Impakti në Shqipëri i njëjtë me vendet e rajonit

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/.- Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës lidhur me çmimin e naftës. Duke pohuar se çështja e çmimit të naftës sot është një debat global, ajo tha se impakti mbi vendin tonë përputhet me atë të vendeve të rajonit dhe jo si gënjente kryetari i opozitës, Lulzim […]

  • Meta:Mbështetja për sipërmarrjen shqiptare kusht për zhvillimin e vendit

    - Gjatë takimit me përfaqësues shqiptarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve – TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të hënën me sipërmarrës shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve, shprehu angazhimin e parlamentit për të qënë në dispozicion të biznesit shqiptar. Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendit, Meta theksoi se […]

  • Çmimi naftës, PS: Mima pranoi që Basha gënjen

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. “Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj”, tha të martën duke replikuar me deputetin Mima, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Nga […]

  • Pas aksionit të INUK fillojnë të gjelbërohen hapësirat publike

    Vëzhgim TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Zona përpara lokaleve që ndodhen anash Drejtorisë së Policisë së Tiranës po gjelbërohet, pas aksionit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i cili prishi shtesat pa leje të këtyre lokaleve, që pengonin trotuarin. Pas pushtimit të hapësirave publike nga betoni, ato po i rikthehen sërish shumicës, pas viteve të tëra […]

  • Dizajni italian në Tiranë, me një homazh për Vico Magistretti

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/- Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, çel të martën në ambientet e saj, një ekspozitë kushtuar dizenjuesit italian Vico Magistretti, njëri prej baballarëve themelues të dizajnit italian. Ekspozita Svicolando që do të përurohet sot do të qëndrojë e hapur deri më 29 dhjetor 2014. Ekspozita, organizuar nga Instituti Italiani i Kulturës në […]

  • IRAK – Bagdadi kërkon më shumë armatime dhe sulme ajrore nga Uashingtoni

    BAGDAD, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri irakian, Haidar al Abadi, i kërkoi sot SHBA-së më shumë armatime dhe sulme ajrore për të luftuar kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS). Forcat irakiane kanë nevojë për më shumë sulme ajrore nga avionët e koalicionit antixhiahdist si dhe për armatime të rënda, i deklaroi Abadi sekretarit amerikan […]

  • BSH-ja diskuton javën që vjen, raportin e fundit të politikës monetare

     TIRANE, 9 Dhjetor / ATSH-E,Xhajanka/- Banka e Shqipërisë do të diskutojë javën që vjen mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe monetare në vend, si dhe do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për leku. Sipas axhendës së publikuar në faqen e BSH-së, mbledhjen e fundit për këtë vit, […]

  • UEFA,Platini: Akuzat ndaj meje, shpifje!

    TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, vazhdon të mohojë akuzat për korrupsion qe tabloidi “Sunday Times” lidhur me zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi (2018) dhe Katar (2022) ka ngritur ndaj francezit. “Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje”, është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe1. “Po […]

  • GREQI – Votimi për presidentin e republikës më 17 dhjetor, Stavros Dimas kandidat i maxhorancës

    ATHINË, 9 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ – Kryeministri grek, Antonis Samaras dhe nënkryetari i qeverisë Evangjelos Venizelos, pasi informuan presidentin e republikës, Karolos Papulias, kërkuan nga kryetari i parlamentit që të avancojë sa më shpejt procesin e zgjedhjeve presidencale dhe votimi i parë të zhvillohet më 17 dhjetor 2014, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia Vultepsi. Në deklaratën […]

  • Memorandum mirekuptimi midis Ministrisë së Mjedisit dhe “Albania CSR Network”

    TIRANË, 9 Dhjetor /ATSH / – Në kuadër të Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Shoqata “Rrjeti Shqiptar i Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatave” (Albanian CSR Network) i përfaqësuar nga  Adamantios Frantzis, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin e ndërsjelltë për rehabilitimin e terreneve të prekura nga erozioni nëpërmjet pyllëzimeve. Qëllimi i […]

  • GJERMANI – Merkel zgjidhet për herë të tetë në krye të CDU-së

    KËLN (Gjermani), 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 60 vjeçe, u zgjodh sot presidente e partisë konservatore Bashkimi Kristian-demokrat (CDU) për të tetën herë me 96,72 për qind të votave. Në vitin 2012, ajo mori 97,94 për qind të votave, vlerësimi më i mirë për Merkel. Ajo ishte kandidatja e vetme në këto […]

  • Haradinaj: Përkushtim në rolin e rëndësishëm opozita

    PRISHTINË, 9 Dhjetor /ATSH/- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim sot në Prishtinë me eurodeputeten dhe zv/presidenten e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ia përcolli qëndrimet e AAK-së rreth zhvillimeve më të fundit në vend dhe përkushtimin në rolin e rëndësishëm opozitar, në proceset në të cilat ndodhet vendi. “Kryetari Haradinaj […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv