Arkiva

  • Princi i vogël George ka festuar gjatë ditës së sotme 2-vjetorin e lindjes. 
  • E vogla Eni Koçi?
    Tashmë vetëm një kujtim 

    Këngëtarja Eni Koçi ka treguar linjat e saj të kuruara trupore në një nga fotot e publikuara në profilin e saj në Facebook. 

  • Elegante si Xhensila Myrtezaj!

    Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj është shfaqur më në formë se kurrë gjatë udhëtimit të saj më të fundit.

  • Spanjë, britanikja humb jetën
    pas kërcimit "bungee" nga ura

    Sipas informatave të policisë, 23-vjeçarja Klyo De Abreu humbi jetën kur të martën pasdite kërceu nga ura e lidhur me litar. Ky hobi ekstrem është tejet i famshëm në gjithë botën, ndërsa përfshinë kërcimet nga ndërtesa të larta dhe urat. 

  • Parlamenti grek shqyrton sot
    paketën e dytë të reformave

    Parlamenti grek pritet të votojë sot paktetën e dytë të reformave të kërkuara nga Brukseli. Në rast se reforma do të marrë mbështetjen e parlamentit , Greqia mund të nisë negociatat për paketën hua prej 86 miliard eurosh, nga kreditorët e saj.

  • Kosova drejt FAK-ut dhe Gjykatës Speciale

      PRISHTINË, 22 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.- Institucionet e Kosovës kanë në axhendë ndryshimet kushtetuese drejt transformimit të FSK në FAK, për të cilin ka kushtëzime nga Lista Srpska dhe krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën ka mungesë votash në Kuvend. Sot paradite mblidhet qeveria, e pasdite për vazhdimin e seancëns plenare të ndërprerë për […]

  • Marina fillon manovra ushtarake në Detin e Kinës Lindore

    BANGKOK, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Marina kineze filloi sot manovrat usharake në Detin e Kinës Lindore. Stërvitja 10-ditore vazhdon në një kohë kur tensionet mbi sovranitetin e Detit të Kinës Lindore janë rritur së tepërmi. Shumë vende aziatike, ku përfshihen Filipinet, Vietnami dhe të tjera pretendojnë juridiksionin mbi ujërat dhe të ishujt aty. ”Gjatë stërvitjes, […]

  • FZhR investon rreth 50 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave të ndërtesave në Burrel

    TIRANE, 22 Korrik/ATSH/- Rehabilitimi i fasadave të ndërtesave në dy rrugë të qytetit të Burrelit dhe ndriçimi, në rrugët hyrëse e dalëse të tij, është projekti që ka filluar të zbatohet në qytetin e Burrelit. Godinat, ndërtimi i të cilave i takon viteve 1960 – 1985, kanë fasada të amortizuara, gjë që ka sjellë pasoja […]

  • Vuçiç takim me anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës

    BEOGRAD, 22 korrik/ATSH-TANJUG/ – Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç do takohet sot në Beograd me anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, respektivisht Dragan Coviç, Mladen Ivaniç dhe Bakir Izetbegoviç. Ceremonia e pritjes do të organizohet përballë Pallatit të Serbisë dhe zyrtarët do të mbajnë deklarata për mediat pas takimit. Takimi e ka iniciativën nga kryeministri serb me […]

  • AMF: Primet nga sigurimi i jetës u ulën me 15.54 %

    TIRANE, 22 Korrik/ATSH/- Primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës u ulën me 15.54% krahasuar me periudhën janar – maj të vitit 2014. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pjesa më e madhe e primeve të shkruara bruto i përket sigurimit “Jetë debitori”, e cila përbën 64.87% të sigurimit të […]

  • Kenianët: Vizita e Obamës, dhuratë nga Zoti ndaj problemeve në vend

    NAIROBI, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Obama viziton për herë të parë shtetin në Afrikën Lindore, që kur ai u bë president në 2009-ën, një vizitë kjo dyditore që fillon zyrtarisht të shtunën. Duke qenë djali i një qytetari kenian, shumë shtetas të Kenias shpresojnë që ai të ndihmojë vendin e tyre që të adresojë problemet […]

  • 3-mujori i parë: 78,6% e lejeve të ndërtimit u dhanë në Tiranë

      TIRANE, 22 Korrik/ATSH/- Tirana dhe Shkodra kryesojnë në shkallë vendi për numrin e lejeve të ndërtimit gjatë tre muajve të parë këtë vit. Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja u përqendrua në qarkun e Tiranës me 78,6 % dhe Shkodër me 14,3 %. Gjithsej në tremujorin […]

  • Rritet niveli i akullit në Arktik

    Shkencëtarët kanë konstatuar se pas një vere të ftohtë të vitit 2013, niveli i akullnajave në Oqeanin Antarktik është rritur me një të tretën, raporton Anadolu Agency (AA). Revista shkencore “Nature Geoscience” publikoi një studim në të cilin thuhet se niveli i akullnajave ka vazhduar të rritet në vitin 2014. Në periudhën 2010-2012, u regjistrua një shkrirje prej 14 përqind i akullnajave.

  • Berati multikulturor , trashëgimi dhe turizëm

    Tiranë, 21 Korrik/ATSH/.- Në datat 23, 24, 25 Korrik në qytetin e Beratit do të zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Multikulturor i organizuar  nga “Njerëz dhe ide” mbështetetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia e qytetit të Beratit . Organizatorët në programet e prezantuara për të tri ditët e këtij edicioni kane si qellimin promovimin […]

  • Kosovë-Baronesha Anelay viziton Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas

    PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH/.-Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay, dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizituan sot Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, pjesë e së cilës […]

  • Stadiumi i ndërtuar nga nazistët organizon Lojërat Olimpike hebreje

    BERLIN, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Mbi 2 000 atletë do të mblidhen javën e ardhshme në Stadiumin Olimpik të Berlinit, i ndërtuar nga nazistët, si një alternativë ndaj të ashtuquajturave Maccabi Games, çka shënon herën e parë në histori që një ngjarje sportive hebreje do të mbahet në vendin përgjegjës për vrasjet më mizore të […]

  • Morcone: Stabilizohet numri i emigrantëve në krahasim me 2014

    ROME, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Fluksi i emigrantëve në Itali që vijnë nga deti po stabilizohet, deklaroi në një seancë parlamentare Mario Morcone, kreu i departamentit të emigracionit në Ministrinë e Brendshme italiane. Vitin e kaluar, 170,100 persona zbarkuan në brigjet italiane pasi kishin kaluar detin Mesdhe. Autoritetet kishin parashikuar që numri të rritej më […]

  • Stina e verës, rritet numri i udhëtarëve dhe automjeteve me tragete

    DURRËS, 21 Korrik/ATSH-G. Kabashi/. -Rreth 9200 udhëtarë me 2370 automjete kanë mbërritur në katër ditët e fundit me tragete në portin e Durrësit. Nga të dhënat e sektorit të statistikave në drejtorinë e APD-së, mësohet se që nga dita e enjte deri të djelën e kaluar në port janë ankoruar 12 tragete me 9152 udhëtarë gjithsej. Në […]

  • Nikoliç: Serbia po bën shumë për uljen e tensioneve në Ballkan

    BERANE, 21 korrik /ATSH-TANJUG/ – E vetmja mënyrë për të ndërtuar një të ardhme në Ballkanin Perëndimor është të sigurohet stabilitet dhe paqe njëherë e mirë”, u shpreh presidenti serb, Tomislav Nikoliç në bisedime me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç. Të dy krerët e shteteve u takuan dhe biseduan në Berane, ku morën pjesë […]

  • Nasa, fotot mahnitëse të tokës: Gjithë bukuria e planetit të kaltë

    Tiranë, 21 Korrik /ATSH/ – Përcaktimi “planeti i kaltër” nuk ka qenë kurrë më i merituar për tokën sesa në këtë foto të publikuara nga Nasa, në përkujtim të përvjetorit të 46-të të mbërritjes për herë të parë në hënë. Kjo  foto unike është fotografuar nga sateliti DSCVR (observator mbi klimën) me një distancë prej […]

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv