Arkiva

  • "Lezhjanët nuk duan fjalë që mbeten në ajër apo një llafollog si menaxher të taksave të tyre, por duan zgjidhjen e problemeve që i kanë të trashëguara apo ato që do të krijohen."Kështu u është drejtuar banorëve të zonës së Fushë Balldrenit, kandidati i djathtë për bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj, duke deklaruar se do të jetë korrekt në premtimet e tij.
  • ​Ish-të përndjekurit me Veliajn:
    Piramida të kthehet në multimuze

    Në një takim me kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, ish-të përndjekurit politikë kanë propozuar që Piramida të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Duke vlerësuar punën e Veliajt si ministër, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ish-të përndjekurit".  VIDEO

  • Basha:Oligarkia s‘ka prioritet hallet 
     tuaja, por të gllabërojë ç'të mundë

    Kreu i Partisë demokratike në vijim të turit të fushatës elektorale ka zhvilluar mitingun përmbyllës në Kukës ku ka deklaruar se oligarkia nuk ka prioritet hallet, por të gllabëroj çfarë të mundet.  VIDEO
    Basha: U plaçin sytë atyre që nuk shohin varfërinë

  • Francë, Hollande: Të shmanget
     dalja e Greqisë nga eurozona

    Presidenti i Francës, Francois Hollande thotë se ka mbetur “pak kohë” për të parandaluar daljen e Greqisë në eurozona. Hollande kërkoi që të bëhet çdo gjë që Greqia të mbetet brenda zonës së monedhës së përbashkët. Hollande i kërkoi qeverisë greke që të rikthehet në tavolinën e negociatave me kreditorët për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. “Ky është një mesazh për Greqinë. Nuk ka kohë për të humbur, duhet të kthehet për të diskutuar me institucionet”, u shpreh Hollande duke shtuar se këtë gjë do t’ia thotë personalisht edhe kryeministrit grek.

  • Varufakis: Athina s'do paraqesë
     lista reformash për Eurogrupin

    Ahina nuk do të paraqesë listë të re reformash gjatë takimit të ardhshëm të Eurogrupit, të enjten në Bruksel, njoftoi sot ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, për të përditshmen gjermane ”Bild”. Sipas Varufaqis, Eurogrupi, grupi i ministrave të zonës euro, takimi i të cilit është parashikuar të enjten në Bruksel, nuk është vendi ku mund të paraqesim qëndrimet dhe propozimet që nuk janë diskutuar më parë dhe të negociuara në një nivel më të ulët”, theksoi ministri.

  • Tregu i karburanteve, me kontrollet
     nis edhe falimentimi i kompanive

    Tregu i karburanteve që po i nënshtrohet së fundi një kontrolli të rreptë, pritet të ndikojë në eleminimin e shumë kompanive fantazmë të karburanteve. Për më se 15 vjet, numri i lejeve për tregtim me shumicë dhe pakicë shumë herë më i madh se sa mund të mbajë një treg, jo vetëm që nuk ka justifikuar tregun dhe cilësinë e karburanteve, por ka ndikuar në evazion të lartë fiskal.

  • Kosovë-Konferencë për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian

      PRISHTINË, 16 Qershor /ATSH/.- Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, do të organizojë sot Konferencën Gjithëpërfshirëse “Roli i Kuvendit në Procesin e Integrimit Evropian”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të mbajë një fjalë hyrëse. Në axhendën e Kuvendit kosovar sot është edhe […]

  • Shpëtim Idrizi:Dy partitë e mëdha
    i kanë ndarë shqiptarët këto 25 vjet

    Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Kashar ka sulmuar dy partitë që dominojnë skenën politike në Shqipëri prej 25 vitesh. Idrizi u shpreh se, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë arritur që t’i ndajnë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. "Ne kemi parë se dy partitë e mëdha politike kanë 25 vjet që janë shumë të zonjat, edhe në parlament çdo të enjte t'i ndajnë shqiptarët në të majtë e në të djathtë. Ne nuk kemi nevojë për këtë sherrnajë", tha Idrizi.  VIDEO

  • 5 ditë para zgjedhjeve, Donald
    Lu takim me Presidentin Nishani

    Ndërsa na ndajnë edhe 5 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu është parë të hyjë paraditien e sotme në ambientet e Presidencës ku është pritur nga Presidenti Nishani. Takimi i cili ka zgjatur për rreth 40 minuta ka pasur si fokus zgjedhjet vendore të cilat do të zhvillohen këtë të diel.  VIDEO

  • Duma:Çojmë Bashkinë e Durrësit në
    një etapë tjetër,pa varfëri e me dinjitet‏

    Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin në lagjen nr 8 në qytet. Duma tha se do të ruhen veprat arkeologjike në qytet dhe se ka një plan për shpëtimin dhe rivitalizimin e tyre. Ajo u shpreh se duhet të shpëtojmë qytetin dhe të nxjerrim në pah historinë antike.

  • Basha: Me votën e 21 qershorit
    ulim taksat për të rikthyer punën‏

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në mbylljen e fushatës elektorale në Devoll. Zoti Basha ka kërkuar votat për kandidatin e PD, Bledion Nallbati dhe Partinë Demokratike për të ndalur të keqen dhe babëzinë qeveritare e cila ka arritur deri aty sa të vjellë dhe lekët e kompensimit të ilaçeve për të sëmurët. Asnjë investim në shërbim të qytetarëve, asnjë vend të ri pune s’kanë hapur, asnjë shkollë e re dhe buxhetit të shtetit i mungojnë 150 milionë dollarë në 5 muaj.  VIDEO

  • Dako: Durrësi qytet evropian
    i denjë si portë hyrëse e Evropës

    Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me banorët e lagjes nr. 18, një lagje mjaft problematike para pak vitesh përsa i përket infrastrukturës. Duke folur për këtë çështje, kandidati socialist u ka kërkuar banorëve të pranishëm në takim të risjellin në kujtesë problemet e shumta që lidheshin me rrugët me gropa, bllokimin e pusetave, përmbytjet dhe mungesën e ujit të pijshëm.  VIDEO

  • Rama te "5 Pyetjet": Në listat e
    ASHE asnjë kandidat i dënua

    Kryeministri Rama i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”,i cili kësaj here është realizuar në Gjirokastër, ka mohuar që në listat e Aleancës për Shqipërinë Europiane të ketë njerëz që janë dënuar dhe kandidojnë për bashkitë e vendit. Gjithashtu, Rama theksoi se për dekriminalizimin e politikës do të duhet që të gjendjet  një rrugë ligjore për ta kaluar në parlament si një ligj.  VIDEO

  • Kriza në Ukrainë ,SHBA dërgon
    300 trupa për trajnimin e gardës 

    Rreth 300 trupa amerikanë zbarkuan në Ukrainën perëndimore për të trajnuar njësitë e Gardës Kombëtare. Por, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, paralajmëroi se ky veprim "do të destabilizonte seriozisht situatën" në Ukrainë.

  • Sondazhi i Piepolit: Veliaj
    kryebashkiaku i ri i Tiranës

    Televizioni A1 Report ka përmbyllur me sukses kontratën ekskluzive me institutin prestigjioz italian Pieopoli. Pesë ditë para zgjedhjeve vendore, nga studio e A1 Report u publikua sondazhi i tretë dhe i fundit që shpalli fitues në krye të Bashkisë së Tiranës, kandidatin e majtë zotin Erion Veliaj. Ne Tirane fituese ASHE me 61 %, APPD 36 %. Nëse do riperseriteshin zgjedhjet 2013-es, te majtet serish fitues62 % besojne Ramen si lider, 36 % Berishen
     VIDEO

  • Presidenti serb anulon vizitën
    në Bosnjë, nuk ishte i mirëpritu

    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, sot e ka anuluar vizitën e tij në Bosnjë, pasi një anëtar i presidencës tripalëshe të Bosnjë Hercegovinës, e kundërshtoi udhëtimin e tij, për shkak të arrestimit të ish-komandantit të myslimanëve të Bosnjës, lidhur me akuzat për krime lufte nga Serbia.

  • Kosova: Bashkia pushteti juaj 
    e projekti im është transparenca

    Kandidati i djathtë për Tiranën, Halim Kosova ka mbyllur fushatën elektorale në njësinë nr. 10, ku u shpreh se kjo nuk është dita e lamtumirës me ta duke u thënë se takimi i radhës është pas 6 ditësh, në kutinë e votimit.

  • Basha në Elbasan: Alternativa
    jonë, alternativë e taksave të ulta 

    Gjatë fjalës së tij në, kryetari i PD-së u shpreh se në 21 qershor shqiptarët duhet të votojnë kundër varfërsië, kundër abuzimit me pushtetin, kundër oligarkisë Rama-Meta, duhet të votojnë për të ardhmen e tyre. "Bashkia e Elbasanit më 21 qershor do të krijojmë së bashku një fuqi të re kundër pushtetit absolut Rama-Meta, qe po krijon varfëri, po krijon taksa të larta, çmim të lartë të energjisë elektrike", tha Basha.  VIDEO

  • Rama në Krujë: Do bëjmë në 4 vite
    atë që nuk është bërë në 20 vite

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Artur Roshin si kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Krujës, teksa premtoi që me Roshin në krye të Bashkisë së Krujës për katër vite do të bëhet më shumë se në 20 vite të marra bashkë. Në fjalën e tij, Rama tha se në Krujë socialistë e demokratë janë të bashkuar për t’i dhënë qytetit të tyre një kandidat të denjë si Artur Roshi. “Socialistë, demokratë të bashkuar për qytetin e Krujës, të bëjmë së bashku më të mirën, duke bërë zgjedhjen e duhur midis dy mundësive”, tha Rama duke bërë një paralelizëm mes dy mundësive.

  • Veliaj: Me një votë mund ta
    ndryshojmë e ta pastrojmë Tiranën

    Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj mbylli sot pasdite me anë të një mitingu fushatën elektorale për Njësitë 7, 9 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë, pasi edhe një votë e vetme bën diferencën.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv