Arkiva

  • -Haxhinasto dhe Brajovic, inspektojnë segmentin rrugor Hani-Hotit-Vermosh- TIRANE, 30 Maj/ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, së bashku me homologun e tij malazez, Ivan Brajovic, inspektuan segmentin rrugor Hani-Hotit-Vermosh, ku gjatë fjalës së tij, ministri Haxhinasto deklaroi se deri tani 50% e segmentit prej 70 km është realizuar dhe kanë mbetur rreth 30 km në […]
  • Berat-Topi në mbështetje të kandidatit të majtë, Sina: Rruga jonë është zhvillimi i vendit

    BERAT 30 Maj/ATSH/-  Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, gjatë një takimi elektoral në Berat, kërkoi mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë Petrit Sina. Topi e cilësoi si aset mjaft të rëndësishëm qytetin e Beratit me mundësi të jashtëzakonshme turistike, gjë e cila pengohej nga një infrastrukturë që linte shumë për të […]

  • KIEV – Ish-presidenti gjeorgjian Sakashvili emërohet guvernator i Odesës

    KIEV, 30 maj /ATSH-AFP-ANSA/ – Ish-presidenti gjeorgjian properëndimor, Mihail Sakashvili u emërua sot guvernator i rajonit strategjik ukrainas të Odesës, pranë brigjeve të Detit të Zi, njoftoi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko. ”Sakashvili është një mik i madh i Ukrainës”, deklaroi Poroshenko në prezantimin e guvernatorit të ri, sipas pamjeve televizive të transmetuara drejtpërdrejt në televizionin […]

  • UASHINGTON – SHBA: Një marrëveshje për Greqinë në interes të të gjithëve

    UASHINGTON, 30 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Është në interes të të gjitha palëve që në negociatat e Greqisë me kreditorët të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet dhe të konkludojnë në një marrëveshje që nuk do të krijojë turbulenca të panevojshme në tregjet monetare, pasi një diçka e tillë nuk do të jetë në interes të askujt, deklaroi […]

  • Basha takim me qytetarë dhe tregtarë të bashkisë së Durrësit

    TIRANE, 30 Maj/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të shtunën një bashkëbisedim me qytetarë dhe tregtarë të bashkisë së Durrësit. Taksat e larta, shtimi i bizneseve informale në prag të zgjedhjeve, rritja e çmimit të energjisë dhe rënia e fuqisë blerëse kanë qenë disa prej shqetësimeve të paraqitura nga tregtarët. Mungesa e ilaçeve […]

  • Prezantohet receta elektronike- Beqaj: Shëndetësia elektronike, nga vizion në realitet

    DURRËS, 30 Maj/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë prezantoi të shtunën disa nga rezultatet e platformës së shërbimeve bashkohore të shëndetësisë elektronike. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se të gjitha prezantimet synojnë vendosjen e një standardi të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit. “Me miratimin e programit të […]

  • Rrokaj: Investimi te rinia është një investim për të ardhmen e Shqipërisë

     -LRI, takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë- TIRANE, 30 Maj/ATSH/- Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra të rinj, votues për herë të parë, në Njësinë Bashkiake nr. 1 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i […]

  • Paskal Milo: Më mirë se Miranda nuk e përfaqëson dot Prrenjasin askush

    PRRENJAS, 30 Maj/ATSH/- Partia Demokracia Sociale ka hapur fushatën në bashkinë e Prrenjasit. Kryetari i saj, prof.dr. Paskal Milo, ka kërkuar mbështetjen e kandidates “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Miranda Rira. Në fjalën e tij, prof. Milo theksoi se “është në traditën e fushatave elektorale që ne të vijmë këtu në Përrenjas për të kërkua mbështetjen […]

  • Cara: Përmirësim të kushteve të turizmit në Golem

    KAVAJË, 30 Maj/ATSH/- Në takimin me banorët e fshatit Golem, kandidati i Partisë Demokratike, Engjëll Cara vuri theksin tek zhvillimi turistik e kulturor të Golemit. “Ne kemi projektin tonë për Golemin dhe kavajasit dhe nuk do të ndalemi derisa prosperiteti dhe zhvillimi i këtij vendi, të vijnë nga ju dhe të jetë për ju” , […]

  • Kavajë- Rroshi: Nën administrimin e bashkisë së re nuk do ketë asnjë rrugë të paasfaltua

    KAVAJE, 30 Maj/ATSH/- Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kryebashkiaku Elvis Rroshi njëkohësisht kandidati i koalicionit të majtë, është ndalur në fshatin Çetë të komunës Helmas ku është takuar me banorët e zonës, me të cilët ka biseduar për problemet që shqetësojnë fshatin dhe komunën e tyre. Gjatë fjalës së […]

  • SOFT NEWS – Erdogan dhe Davutoglu në Guinness me posterin më të madh në botë!

    STAMBOLL, 30 maj /ATSH-AA/ – Anëtarët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kanë përgatitur një poster 4 709 metra katrorë ku presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Ahmet Davutoglu janë krah për krah, në ndërkohë që ky poster ka hyrë edhe në librin e rekordeve “Guinness”. Posteri i madh u shfaq në […]

  • Sezoni turistik – Qeveria një sërë masash për turistët vendas dhe të huaj

    TIRANË, 30 Maj/ATSH/- Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë një sërë masash duke i kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut. Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë që ka filluar, Ministri […]

  • JAPONI – Një tërmet 8,5 ballë Rihter trondit ishujt pranë Tokios

    TOKIO, 30 maj /ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 8,5 ballë të shkallës Rihter tronditi një numër ishujsh pranë Tokios si edhe një pjesë të mirë të vendit, njoftoi Agjencia Meteorologjike japoneze.Tërmeti tronditi ndërtesat në Tokio dhe në zonën përreth saj në ndërkohë që trenat e shpejtësisë së lartë Tokio-Shin Osaka pezulluan nisjet.Autoritetet nuk dhanë […]

  • Shitet prona madhështore ‘Neverland’ e Michael Jackson

    TIRANE, 30 Maj/ATSH/- Prona madhështore Neverland e Michael Jackson është shitur për 65 milionë dollarë. Jackson kishte blerë pronën në vitin 1998. Në vitin 2003, e gjithë prona kishte 22 ndërtesa, përfshirë edhe hanin, apartamentet e ranchit, shtallat, një kinema dhe një park lodrash. Dikur hapësira ishte kopsht zoologjik, një park argëtues. Këngëtari e bleu hapësirën që […]

  • Klinika e Kosovës, PS: Kur lejen ia
    dha Rama pse aplikoi për legalizim?

    Pas deklaratës së Halim Kosovës dhe Zëdhënëses së PD, Reila Bozdo, se lejen për ndërtimin e klinikës pesë katëshe të Halim Kosovës e ka dhënë Edi Rama në 2004, ka reaguar zyra e shtypit të kandidatit të majtë.Përmes një deklaratë për mediat, stafi i kandidatit Veliaj thotë se disponon të gjitha dokumentat  që provojnë se Halim Kosova ka shkeluj lejen e ndërtimin e për pasojë ka ndërtuar pa leje.

  • Libohovë, Rama: Fushata e PD
    nuk synon zgjidhjen, por sherret

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten e majtë për Bashkinë e Libohovës, Luiza Mandi, duke u kërkuar banorëve që ta votojnë atë për të investuar kështu mbi të ardhmen e tyre.Rama ka vlerësuar potencialin që ka Libohova si zonë, por edhe për rrënimin që ka pësuar gjatë qeverisjes së shkuar. Ai ka theksuar se fushata e PD nuk synon zgjidhjen e problemeve të komunitetit por të shpërndajë frymën e sherrit.

  • Bojaxhi:Ruhen hapësirat e gjelbërta
    do të përmirësojmë infrastrukturën

    Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës është shprehur sot gjatë një takimi me banorë të Komunës së Parisit se kjo zonë është shkatërruar teksa premtoi se nën drejtimin e tij bashkia do të ketë prioritet ruajtjen e hapësirave të gjelbërta dhe përmirësimin e infrastrukturës.  VIDEO

  • Bozdo: Lejen për klinikën e firmosi
    Rama në 2004-ën, Veliaj gënjen

    Partia Demokratike ka përgënjeshtruar përmes koordinatores Reila Bozdo deklaratat e kandidatit të majtë Erion Veliaj se qeveria Rama i ka legalizuar klinikën pesë katëshe Halim Kosovës. Reila Bozdo ka bërë publike një leje ndërtimi për rikonstruksion objekti dhe leje ndërtimi për shtesë objekti, që sipas PD, Edi Rama ka firmosur në vitin 2004 kur ishte kryetar Bashkie, për klinikën e Kosovës.  VIDEO

  • GARA, aplikacioni i ri për të njohur
    më mirë kandidatët për kryebashkiak

    Aplikacioni që është i disponueshëm për android dhe iOS, quhet thjeshtë GARA. Ju mund ta shkarkoni në smart phone­in tuaj dhe pas plotësimit të përgjigjeve, ju do të merrni një kategotrizim se sa i njihni ju kandidatët dhe a jeni i gatshëm të votoni. 

  • Kosova: Do përjashtoj nga taksat
    bizneset që punësojnë mbi 50 persona
    Bozdo: Lejen për klinikën e
    Kosovës e firmosi Rama në 2004

    Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka premtuar sot se do të përjashtojë taksat për katër vite, për të gjitha bizneset që punësojnë mbi 50 persona. Sipas Kosovës kjo do të realizohet për të gjitha bizneset si në qendër ashtu edhe në periferi. Ai shtoi se bashkia e drejtuar prej tij do të dalë garant për dhënien e kredisë me interes zero bizneseve.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv