Arkiva

  • Qindra përkrahës të Partisë Radikale Serbe (SRS), morën pjesë në kongresin e 9-të të saj të organizuar sot, në të cilën i akuzuari i Hagës Vojisllav Sheshel, rizgjedhet kryetar i kësaj partie, raporton Anadolu Agency (AA).
  • Sondazhi i Piepoli, analistët të ndarë 
     për punësimet nga kryebashkiakët

    Kryeqytetasit kërkojnë më shumë vende pune nga kryetari i bashkisë së tiranës që do të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Në sondazhin e institutit piepoli në bashkëpunim me a1 REPORT 38 përqind e të pyeturve kane prioritet kërkesën për punësim, por kjo situatë sipas analistëve vjen për shkak të varfërisë dhe konfuzionit që është krijuar ndër vite me proceset elektorale.  VIDEO

  • Basha me tregtarët e Durrësit:
    Rama nuk ka respekt për gratë

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarë dhe tregtarë të bashkisë së Durrësit. Taksat e larta, shtimi i bizneseve informale në prag të zgjedhjeve, rritja e çmimit të energjisë dhe rënia e fuqisë blerëse kanë qenë disa prej shqetësimeve të paraqitura nga tregtarët.  VIDEO

  • Leli në rajonin nr.4: Do ndërtojmë
    fushë sporti dhe Aeroportin e Vlorës

    Kandidati i aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli, gjatë një takimi me banorët e rajonit numër katër në Vlorë  ka prezantuar projektin për ndërtimin e një fushe sporti dhe aeroportit që do të jetë i dyti në vend për nga rëndësia. Leli dëgjoi kërkesat e banorëve dhe më pas prezantoi një pjesë të programit të tij për katër vitet e ardhshme. Më pas takimet vijuan me qytetarë në zonën e “kabinave” ku Dritan Leli u shpjegoi banorëve që në vitet e ardhshme çdo pronë do të dokumentohet dhe vlerësohet me korrektësi.

  • Topi mbështet Sinën: Votoni
    FRD për këshilltarët bashkiakë

    Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike gjatë një takimi elektoral në Berat kërkoi mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë Petrit Sina. Topi e cilësoi si aset mjaft të rëndësishëm qytetin e Beratit me mundësi të jashtëzakonshme turistike, gjë e cila pengohej nga një infrastrukturë që linte shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër Topi kërkoi votat edhe për partinë që ai drejton, gjë e cila do të rrisë mundësinë e përfaqësimit në këshillat bashkiak.

  • FOTOLAJM/ Berisha: Miell për
    votë, Partia Siçiliste ju do fort

    Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një fotografi ku duket një automjet i mbushur me miell dhe me flamurin e Partisë Socialiste në krah. Sipas Berishës fotoja është kapur në fshatin Xiber dhe që sipas tij tregon se si po blihen votat nga ana e mazhorancës. 

  • Mediu e Duka prezantojnë Saraçin
    për Shijakun: Projekte për Bashkinë

    Kryerepublikani Fatmir Mediu dhe deputetit i qarkut të Durrësit Agron Duka kanë prezantuar kandidiatin e së djathtës për drejtimin e bashkisë së Shijakut. Zoti Mediu ftoi banorët e kësaj zone të votojnë kandidaturën e së djtahtës si alternativë që ofron projekte për zhvillimin e kësaj zone.
    VIDEO

  • Marrëveshjet CEFTA, Shqipëria më shumë mundësi për shkëmbime tregtare

    TIRANE, 30 Maj /ATSH/- Prej më shumë se një dekade, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë mes tyre, te cilat në vitin 2007 u shkrinë në një marrëveshje të përbashkët të tregtisë së lirë, të quajtur CEFTA. Ekspertët e fushës shprehen se, vendi ynë nisur nga zhvillimet e viteve të […]

  • Banka e Shqipërisë; Rritet kreditimi për kompanitë private

    TIRANE, 30 Maj /ATSH/- Banka e Shqipërisë, ben te ditur se, për katër muajt e parë të këtij viti, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 556.2 miliardë lekë ose 2,5% me shume se vitin e kaluar. Kreditimi i ekonomisë po ruan një rritje modeste, por të qëndrueshme që nga mesi i vitit të kaluar. […]

  • Tenis – Cekja Kvitova kualifikohet për 1/8 e finaleve në Roland-Garros

    TIRANE, 30 Maj /ATSH-AFP/. – Cekja Petra Kvitova, ne krye te serise N.4, ka dominuar ndaj rumunes  Irina-Camelia Begu (N.30), duke fituar me sy sete (6-3, 6-2), duke kaluar keshtu ne 1/8 e finaleve ne turneun e tenisit ne Roland-Garros. Kjo eshte hera e pare qe kampionia ne Wimbledon (2011, 2014) fiton ne nje ndeshje te tille. “Me ne fund […]

  • Të paktën 71 civilë të vrarë nga sulmet e regjimit sirian

    BEJRUT, 30 maj /ATSH-AFP/ – Të paktën 71 civilë, prej të cilëve gra dhe fëmijë u vranë sot si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga regjimi sirian kundër provincës Alepo, në veri të vendit nëluftë, sipas një bilanci tjetër të dhënë nga një OJQ siriane. Sulmet kanë prekur qytetin Al-Bab nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik […]

  • Idrizi- Glover: Zgjedhjet duhet të jenë transparente dhe demokratike

      TIRANË, 30 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, priti në një takim drejtuesen e misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet vendore, Audry Glover. Gjatë takimit, Idrizi shfaqi kënaqësinë e tij për misionin vëzhgues të OSBE-së, si një institucion garant që zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen me kujdes dhe […]

  • Cërrik-Toska: Përmirësim te infrastrukturës rrugore, punësim i grave e vajzave

    TIRANË, 30 Maj /ATSH- I. Vata/-Kandidati  i “ASHE” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska, ka premtuar se bashkia e re e Cërrikut  do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete dhe  padyshim, do të jetë një prioritet punësimi i grave dhe vajzave te këtij qyteti. Kandidati  i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë […]

  • Mehmetaj: LRI do të jetë zë i
    fuqishëm në Këshillin Bashkiak

    Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj deklaron në një takim me të rinj të LRI në njësinë bashkiake numër 1 se të rinjtë që do të jenë në këshillin bashkiak do të jenë zëri më i fuqishëm për problemet e rinisë.Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari. Në këtë bashkëbisedim u diskutuan disa nga problematikat që kanë të rinjtë e njësie 1.  VIDEO

  • Berat, Mahmutaj: Autobuzi mavi 
    i rilindjes po na çon drejt greminës

    Kandidati i Partisë Demokratike për Beratin, Kasem Mahmutaj, takimin e radhës  ka zhvilluar me banorët e lagjes "Dëshmorët e kombit" në qytetin e Beratit. Kandidati i djathtë në këtë lagje është rritur dhe jeton,ku u prezantoi banorëve programin e tij për më shumë investime në infrastrukturë, hapësira të gjelbërta, për rindërtimin e një këndi lojërash, por edhe investime për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.  VIDEO

  • Veliaj në Laprakë, shpërndajmë
     hipotekat për 20.000 familje

    Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës ka deklaruar gjatë një takimi me banorë të Laprakës dhe ndërtues të pallateve Haëai, se brenda mandatit të tij të parë do të shpërdajë  hipotekat për 20 mijë familje. Veliaj premtoi se në krye të Bashkisë së re do të caktojë grupin e ekspertëve që të bëjnë koalidimin për 385 pallate, për të cilat më pas do të nisin procedurat e hipotekimit. Ai ka ritheksuar se në katër vjeçarin e Bashkisë së tij, çdo pallati të Tiranës do ti vendoset një administrator që do të raportojë në Bashki për çdo problem.

  • Veliaj: Ndërtojmë Parkun e Liqenit
     të Kasharit, zgjidhim legalizimetLaprakë, Veliaj: Bëj fushatë për
    problemet jo për të përgojuar gratë

    Kandidati i të majtëve për Tiranën Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij konkret për zonën e Kasharit , Ndroqit dhe Vaqarrit. Veliaj ka premtuar shtrirje të një linje transporti publik modern në Kashar, ndërtimin e Parkut të Liqenit të Kasharit, ndërtimin e një shkolle të re për zonën Yzberisht-Unazë e Re. Veliaj tha se ka një raport të detajuar ndryshe nga 5 kandidatët e tjerë për Tiranën, që ai i cilësoi si njerëz të Sali Berishës që tregojnë vetëm barsaleta. Ai  theksoi se në krye të Bashkisë re do të nxisë krijimin e koperativave moderne që do të ulin kostot për femerët dhe ngritjen e qëndrave të këshillimit për prodhimin bujqësor.  VIDEO
     

  • Elbasan, Basha: Ja paketa e
    shpëtimit nga varfëria, votoni PD

    Oferta që lideri i opozitës Lulzim Basha i dha shqetësimeve të banorëve të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshir në Elbasan ishte ulja e taksave, si paketa e demokratëve për shpëtimin e vendit nga varfëria  VIDEO

  • Dako me banorët e Porto Romanos 
     "Urbanizojmë zonat informale"

    Bashkia e Durrësit ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për urbanizimin e plotë të të gjitha zonave informale dhe që në fillim të vitit të ardhshëm ky projekt do të konkretizohet me urbanizimin e plotë të Porto Romanos.Kështu  ka deklaruar kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë një takimi që Ministria e Zhvillimit Urban realizoi me banorë të Porto Romanos për përfshirjen e kësaj zone në projektin pilot për zhvillimin dhe urbanizimin e zonave informale.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv