Ka progres në negociatat mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, deklaroi Jeroen Dijsselbloem.
"Po punojnë fort në këto momente dhe është pikërisht kjo ajo që kemi fituar", deklaroi ministri holandez i Financave, njëkohësisht president i Eurogrupit, duke folur para gazetarëve në Hagë, ku përshkroi ecurinë e negociatave.
"Ndërkaq, në fund do të shohim vetëm rezultatet edhe pse nuk kemi arritur aty ku duam", shtoi ai.
Jeroen Dijsselbloem nënvizoi se është ende shumë herët për të thënë nëse bisedimet me Greqinë kanë arritur në një pikë kthese.
"Megjithatë, Greqia po tergon përkushtim për kompromis", tha një burim për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
"Ka progres, por edhe shumë çështje të hapura", theksoi ai./ atsh/
/Shqiptarja.com