Nga dita në ditë numri i viktimave pas tërmetit në Nepal vazhdon e rritet. Të dhënat e fundit nga zyrtarët lokalë tregojnë se numri i viktimave ka arritur në 7,040 vetë, ndërsa ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet, pasi mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
Tërmeti që goditi Nepalin në 25 prill ishte magnitudë 7.8 ballë. Autoritetet thonë se nuk ka shumë shpresa për të gjetur persona të tjerë gjallë.
Ndërkaq, banorët kanë bërë thirrje për mobilizim më të madh me ndihma, ujë dhe furnizime të tjera për ata që jetojnë aktualisht nën qiell të hapur pas dëmeve të tërmetit.
Një problem i madh që thellohet me kalimin e ditëve është era e rëndë dhe rreziku për infeksione nga dekompozimi i trupave të të vdekurve në rrënojat e tërmetit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com