Bota
-
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se këtë vit do të jenë të gatshme për përdorim armët e reja ruse, duke shtuar se të njëjtat do të rrisin kapacitetin ushtarak dhe do të sigurojnë balancim strategjik për dekada. 17 Maj 2018, 06:14
-
Protestat në kufirin e Gazës, spitalet tejmbushen nuk përballojnë numrin e lartë të viktimave
17 Maj 2018, 05:50Pacientët e plagosur me armë zjarri kanë mbushur spitalin kryesor në Gaza dhe shumë prej tyre janë duke pritur në radhë për mjekim, një ditë pasi ushtarët izraelitë kanë vrarë 59 palestinezë dhe kanë plagosur qindra të tjera
-
Kim Jong-un kërcënon se mund të anulojë takimin me presidentin amerikan
17 Maj 2018, 05:10Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të braktisë takimin e muajit të ardhshëm me presidentin amerikan Donald Trump, nëse bisedimet mbi çarmatimin bërthamor janë “të njëanshme”.
-
May premton plan të detajuar për marrëdhëniet pas Brex-it të Britanisë me Europën
17 Maj 2018, 04:55Kryeministrja Theresa May do të publikojë një plan të detajuar për marrëdhënien pas Brexit të Britanisë me Europën muajin e ardhshëm, duke vendosur kështu një afat për Kabinetin e saj, për të rënë dakord për një qëndrim të përbashkët.
-
Itali, programi qeverisë mes L5Y-së dhe Ligës trondit tregjet
17 Maj 2018, 04:40Draft propozimet për daljen nga eurozona dhe fshirjen e borxhit publik nga partitë populiste që po përpiqen të formojnë një qeveri koalicioni në Itali kanë shkaktuar sot disa luhatje në treg.
-
Skandali “Cambridge Analytica”, Zuckerberg pranon të takohet me eurodeputetët në Bruksel
17 Maj 2018, 02:35Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg pranoi të takojë në Bruksel eurodeputetët që kërkojnë ardhjen e tij për të dhënë shpjegime në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve pas skandalit “Cambridge Analytica”.
-
Shtëpia e Bardhë: Shpresojmë të mbahet takimi Trump-Kim, në të kundërtën të përgatiten
17 Maj 2018, 00:45Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka ende shpresë që samiti i planifikuar mes të liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump do të mbahet, pavarësisht kërcënimit të Phenjanit se do ta anulojë këtë ngjarje historike.
-
Indi, katër të vdekur e 40 të zhdukur nga fundosja e anijes
16 Maj 2018, 21:46Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në një lum në jug të Indisë.
-
HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut
16 Maj 2018, 20:41Organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel që gjatë takimit të saj këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin të kërkojë lirimin e aktivistit për të drejtat e njeriut, Oyub Tityev
-
Panik në Indi, vogëlushja bie nga treni, ja videoja e policit hero/VIDEO
16 Maj 2018, 20:01Një ngjarje e rëndë ka tmerruar udhëtarët në Indi, teksa një fëmijë vetëm 5 vjeç ka rënë nga treni. Ngjarja ka krijuar panik te qytetarët në stacionin e trenit në Mumbai, kur vogëlushja ka rrëshqitur nga shkallët e trenit që ishte në lëvizje.
-
Liderët evropianë synojnë mbrojtjen e kompanive nga sanksionet e SHBA-së në Iran
16 Maj 2018, 17:02Liderët e Bashkimit Evropian pritet që në Samitin e Sofjes më 16 maj të diskutojnë për masat që mund të marrë blloku për të mbrojtur kompanitë evropiane nga sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara në Iran.
-
Putin hap zyrtarisht urën që lidh Rusinë me Krimenë
16 Maj 2018, 16:54Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hapur urën e gjatë rreth 20 kilometra që do të mundësojë lidhjen më mes të pjesës jugore të Rusisë dhe gadishullit së Krimesë.
-
Populistët e Italisë synojnë të sfidojnë BE-në mbi borxhin dhe emigrantët
16 Maj 2018, 15:56Zbulohet se dy partitë populiste të Italisë po përpiqen të arrijnë marrëveshje për të diskutuar mbi rregullat e BE për migracionin dhe borxhin.
-
Itali/Marrëveshja M5S-Lega: Dalja nga euro dhe anulimi i borxhit
16 Maj 2018, 15:54Mund të jetë një shënim i përbashkët nga Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, që dokumenti i botuar nga Huffington Post është "i vjetër" dhe tashmë është modifikuar nga mbledhjet e mëvonshme të tabelave teknike.
-
Merkel: Gjermania e vendosur të qëndrojë në paktin bërthamor
16 Maj 2018, 14:57Anulimi i marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore do të ishte gabim, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.
-
Britani, të gjithë sytë nga dasma mbretërore e Princit Harry me Meghan Markle
16 Maj 2018, 13:54Cermonia do të zhvillohet në prani të familjarëve dhe të miqëve të Harry dhe Meghan, në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor, dhe më pas do të pasohet nga një kalim me karrocë, në dy cermoni të tjera, duke përfshirë edhe cermoninë private në Frogmore
-
Momenti i tmerrshëm i nënës që ‘bën selfie” në shkallë lëvizëse, i bie foshnja nga dora/VIDEO
16 Maj 2018, 10:53Pamjet nga kamerat e një qendre tregtare në Indi tregojnë momentin e filmuar kur një çift në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën.
-
Koreja e Veriut kërcënon me anulimin e takimit me Trumpin
16 Maj 2018, 08:59Nëpërmjet një njoftimi plot inat, zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut i akuzoi SHBA-të se po bëjnë deklarata të pamatura dhe se kanë qëllime të këqija. Ai e drejtoi gishtin ndaj këshilltarit të sigurisë kombëtare amerikane John Bolton.
-
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, fajson Hamasin për trazirat në Gaza
16 Maj 2018, 02:34Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, të martën i doli në mbrojtje përgjigjes izraelite, duke fajësuar Hamasin për trazirat e djeshme në kufirin e Izraelit me Gazën.
-
Pas pesë muajsh tensione, zgjidhet presidenti i ri i Katalonjës
16 Maj 2018, 01:12Politikani pro-pavarësisë së Katalonjës, Quim Torra është zgjedhur president i këtij rajoni të Spanjës, pas pesë muajsh bllokade politike.