Dosje

  • Pas demonstratave studentore të Universitetit të Prishtinës në mars 1981 dhe më pas, në prill, përhapur në të gjithë krahinën dhe në tërë shtresat e popullit, kur panë që Shqipëria nuk mbajti qëndrim neutralizues, por u bashkua me kërkesat e manifestuesve, mes të cilave (dhe më kryesorja) qe Kosovës t’i jepej statusi i republikës brenda Federatës Jugosllave, krahu radikal i Beogradit vuri në lëvizje “asin” e rrugëdaljes prej situatave të vështira: ministrin e Brendshëm Franjo Herleviç.
  • Suplementi/ Shqiptarët në Turqi
    ja letra e rrallë për Sulltanin 

     Kështu do ta quante Fan Noli Athanas Tashkon dhe për ta bërë më tokësor e cilësoi “Shok i kryqëzatës kombëtare”, një vlerësim ky që përmbledh e mishëron gjithë meritat dhe kontributet e tij të shquara në luftën për kauzën e lirisë së Shqipërisë. Ai hyri në lëvizjen kombëtare si një luftëtar i thjeshtë dhe brenda një kohe të shkurtër, falë përkushtimit atdhetar, virtyteve burrërore, mençurisë dhe trimërisë së urtë, të shprehura këto në veprimtarinë e tij patriotike, u bë një figurë qendrore e kolonisë shqiptare të Misirit.

  • Naim Frashëri, përplasja e
    kodeve gjuhësore dhe poetike

    Naim Frashëri, si dihet, është një shkrimtar shumëgjuhësh. Ai, përveç shqipes, ka shkruar vepra në persisht, në greqisht dhe në turqisht dhe ka përkthyer vepra nga greqishtja dhe nga frëngjishtja. Por nuk është kjo që e bën Naim Frashërin të veçantë në kontekstin e temës kuadër të konferencës sonë. Rasti Naim Frashëri është unikal për një arsye tjetër; ai nuk paraqet rastin e ballafaqimit të shqipes të sjellë në gjuhë të tjera, por të ballafaqimit të veprave të tij në gjuhë të tjera me shqipen e tij, d.m.th. me kodin e shqipes letrare të themeluar prej tij. 

  • Ish-partizani i Brigadës së Parë: Ja 
     masakrat e Shehut dhe Mugoshes

    Në anën tjetër të propagandës komuniste, gjatë ditëve të luftës së dytë Botërore në Shqipëri, zhvillohej edhe propaganda e Ballit Kombëtar. Të dyja forcat synonin të arrinin popullaritet e mbështetje në rradhët e shqiptarëve. Gazetat, thirrjet publike, dhe traktet ishin llogorja ku edhe zhvillohej përballja më e fortë mes tyre.

  • Intervista/Nesip Ibrahimi: Sekretet
    e drejtimit të Tiranës në vitet '70-'80

    INTEIsh kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës flet për përplasjet me Mehmet Shehun.Këshilla për kryebashkiakun Veliaj. Kureshtja për të njohur Tiranën e pas kuintave të viteve të monizmit, një kuriozitet i shpjegueshëm për qytetin ku unë jetoj, më ka shtyrë gjithmonë që, si gazetar, të mundja të intervistoja njerin prej kryetarëve më jetëgjatë të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Tiranës, pa llogaritur këtu kryetarët e Bashkisë para vitit ‘45 dhe pas viteve ’90… Nesip Ibrahimi ka mbi shpinë 83 vite, por vazhdon të jetë ende aktiv në jetën shoqërore e familjare.

  • Shkrimtarët, dosja e sigurimit 
      për intrigat e thashethemet

    EKSKLUZIVE- Dokumenti sekret derguar Komitetit Qendror ne gusht 1972/ - Pjesa IISpiuni: Sandër Banushi, Llazar Siliqi dhe Ndrek Luca më thanë se Fadil Paçrami lufton katolikët shkodranë dhe mbron myslimanët. Gara mes Fatos Arapit dhe Ismail Kadaresë. Ja si funksiononin klanet mes shkrimtarëve dhe ç'flisnin pas krahëve të njëri-tjetrit. 

  • Raporti/ Sherret e artistëve
    spiunimet për Ismail Kadaranë

    Ekskluzive/ Dokumenti 16 faqësh me intrigat: Si ta heqim qafe Kadarenë. Nonda Bulka: Drama e Kadaresë "Gjenerali..." ka falimentuar. Zëri i Popullit e botoi novelën e Kongolit. Klanet/ Dhurata Xhoxe dhe kallulli në krah të Fatos Arapit.

  • 'Heshta e Tilarit',misteret e një arme
    ilire, gjetur në Ukrainën Perëndimore

    Në vitin 1858, një bujk që punonte arën në fshatin Suziczno, pranë Kovelit, në Ukrainën Perëndimore, gjeti majën e një heshte të pazakontë. Maja metalike ishte 15.5 centimetra e gjatë kurse në pjesën më të gjerë arrinte 3 centimetra. Në të dyja faqet, maja prej hekuri e heshtës mbante simbole të ngjitura aty me tel argjendi. 

  • Josip Rela, si e vijoi në mërgim
    traditën shqiptare të dramaturgjisë

     Në shek. XVII, pikërisht aty rreth vitit 1721, nga rajoni i Krajës vendosur në brigjet e Liqenit të Shkodrës, nga fshatrat Ljarje, Brisk, Debreç dhe Shestan, u shpërngulën afro 32 familje shqiptare me rreth 227 frymë duke u vendosur në paralagjen e Zarës, të quajtur Borgo Erizzo, sipas dëshmisë së perfaqësuesit gjeneral për Dalmaci e Shqipëri, Nikola Erizzo. 

  • Majlinda Peza: Ja të vërtetat e 
    shpalljes së Pavarësisë në Elbasan

    Në kuadrin e procesit të rishkrimit të historisë Studiuesja Majlinda Peza botoi një artikull në gazetën Shqiptarja.com, ku bëri prezente disa materiale historike që dokumentojnë ngritjen e flamurit në Elbasan dhe shpalljen e pavarësisë në këtë qytet jo në 25 nëntor 1912 që përfaqëson versionin zyrtar të historigrafisë së sotme, por në 28 nëntor 1912. Nxitur nga ky botim dhe për të zbuluar edhe disa fakte të tjera surprizë rreth kësaj ngjarje historike ne zhvilluam me historianen majlinda peza këtë intervistë.

  • Udhëzimi i Jakovës për spastrimet
     e armiqve nga radhët e artistëve
    Lista/ 28 artistët që u vunë në mbikëqyrje

    Zbulohet dokumenti i plotë. Tuk Jakova kërkon zbatimin e udhëzimit në mënyrë konspirative.Porosia: E gjithë puna për spastrimin duhet të bëhet në mënyrë konspirative, të mos shkaktojë alarm të kotë që sjell çmobilizimin e njerëzve në punë nga frika se mos i kap masa e pushimit...

  • Lista, dokumentet e Sigurimit: 28
     artistët që u vunë në mbikëqyrje

    Ekskluzive/Në fund të vitit 1950 dhe në fillim të vitit 1951, Komiteti Qëndror i PPSH-së po kalonte në filtër të gjithë artistët me të shkuar “të dyshimtë”, të angazhuar kryesisht në Filarmoninë e Shtetit. Vendimi i posaçëm për Komitetinn e Artit dhe Kulturës. Vendimet e dhëna për largimet nga puna dhe për burgosjen e emrave që u konsideruan të rrezikshëm. Ja lista e artistëve.

  • EKSKLUZIVE/ Sigurimi: Pse 
     duhet spastruar Marie Kraja

    Një grup shkresash tepër rezervat të vitit 1951 zbulojnë fillesat e përplasjes së regjimit komunist me sopranon Marie Kraja dhe një varg artistësh të tjerë themelues të artit lirik e instrumental  në Shqipëri, të cilët nji nga nji do t’i zhduknin nga skena e operas dhe baletit.
     

  • “Alida Hisku tha të vërtetën,
    ekzistojnë të dhëna arkivore”

     Gjatë regjimit komunist gratë ishin viktima të dhunës seksuale sistematike prej atyre që mbroheshin nga pushteti i Partisë: në fshatra, burgje dhe kryeqytet... Ekzistojnë të dhëna arkivore rreth kësaj çështjeje dhe vetë Enver Hoxha u vu në dijeni dhe iu përgjigj ankesave që gratë i drejtuan atij për përdhunime nga anëtarë të Partisë së të gjitha niveleve.

  • Ekskluzive/ Ja dokumenti i 1948
    Përdhunimi i grave nga sigurimi

    Një ngjarje e gushtit 1948, zbulon deri në imtësi se çfarë torturash fizike e mendore bënin shefat e sigurimit në qelitë e hetuesisë. Rasti është i një nëntogeri, efektiv ushtarak, i cili ishte arrestuar befas në Pogradec, me akuzën për vepra armiqësore kundër pushtetit popullor. Dokumenti ekskluziv/Raporti i majorit. "Punonjësit e sigurimit më thanë: Gruan nesër mbrama do ta sjellim këtu dhe ju do t'i mbani kokën, ne..."

  •  Shehu:Sigurimsat përdhunuan dhe
     Musine Kokalarin, faktet në dita

    Ditari personal i Musine Kokalarit nuk është dorëzuar në Muzeun e saj në Gjirokastër, ku janë dorëshkrimet e tjera të saj, thotë biografi Novruz Shehu. Ai shprehet se aty duhet të jetë rrëfyer edhe një histori përdhunimi, që ia ka rrëfyer nipit të saj. 

  • I urti Gjeçov, 8 rrafshe studimi për
    të zbuluar portretin e një dijetari

    Gjeçovi nuk pati jetë më të gjate se sa tre vëllezërit Frashëri. Nëqoftëse ata “i hëngri” njëri pas tjetrit semundja e shekullit, tuberkulozi, Gjeçovin “e hëngri” plumbi  i shkaut me 14 tetor 1929, këtu në afersi të fshatit Zym.

  • Aleksander Stipçeviq: Si e mbrojti
    tëzën e vazhdimësisë Iliro-shqiptare

    Aty nga mesi i shek. XVIII, afërsisht në vitin 1721 nga fshatrat fushorë rreth liqenit të Shkodrës, sidomos nga dy fshatrat e njohur Ljarje dhe Shestan u shpërngulën mjaft familje shqiptare për t’u vendosur në fshatin Zarë të Dalmacisë. 

  • Vojsava Nelo, nën velin e rrëfimit
    magjepsës te “Gruaja me të zeza”

    Librat që botohen sot nga shkrimtarët shqiptarë e kanë të vështirë të hyjnë në treg. Arsyet janë sajuar nga vetë shkrimtarët, botuesit dhe më tej, me fjalinë standarde ‘nuk shiten libra të mirë në shqip’. Librat e mëdhenj janë shkruar, shkrimtarët e shquar e kanë fituar vendin e tyre në kujtesën tonë kulturore. 

  • Letrat e panjohura: Haki Stërmilli
    nga burgu, i lutet Zogut për mëshirë

    Dy letra me shkrim dore të Haki Stërmillit, nisur mbretit Zog dhe Nënës Mbretëreshë nga burgu, ku ai vuante dënimin e tij si i burgosur politik, zbulojnë dhe faktojnë një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij jo shumë të njohur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv