Ekonomi
-
Konflikti Ukrainë-Rusi ka sjellë efektet e para negative në turizmin në Shqipëri. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar në një intervistë në Report Tv tha se sot ka më pak rezervime të parakohshme, në ndryshim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
15 Shkurt 2022, 12:19 -
Miratohet në Komision projektligji ‘për start-up’, bizneset inovative do marrin 10 mln euro në 4 vite! Specialistja: vetëm 2% e start-up janë të suksesshme
14 Shkurt 2022, 18:13Për dy vite të gjitha bizneset inovative do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit dhe do të mbështeten me grante e financime. Ministria e Sipërmarrjes thotë se në 4 vite do të jepen 10 milionë euro për Start UP-et, pavarësisht se deri më tani vetëm 2% prej tyre rezultojnë te suksesshëm.
-
Meta i propozon Kuvendit Gent Sejkon për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë
14 Shkurt 2022, 11:42Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot emrin e Gent Sejkos për një mandat të dytë 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Dekreti i Metës pritet të kalojë për votim në Kuvend, pasi për të vendosur se kush do të jetë guvernator i Bankës Qendrore për 7 vitet e ardhshme duhet të ketë dakordësi mes Presidentit dhe Kuvendit.
-
Raporti i 'Financave'/ 510 mld lekë në 2021, të ardhurat tejkaluan parakrizën! Çmimet e larta varfëruan individin por pasuruan shtetin
14 Shkurt 2022, 11:04Rritja e çmimeve nuk ka ndikuara në buxhetin e shtetit por përkundrazi e ka shtuar atë. Deri në fund të dhjetorit u mblodhën 510 miliardë lekë, ku u tejkaluan të dhënat e parakrizës. Përmirësim është regjistruar tek të ardhurat doganore për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, karburantit dhe mallrave të tjera të importit.
-
Nga lulet, te bizhuteritë dhe udhëtimet jashtë, sa kushton dashuria në Shqipëri?
14 Shkurt 2022, 07:27Nuk mund t’i vendosësh një çmim dashurisë, por sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. Ajo shenjë mund të jetë një lule, një dhuratë, një udhëtim, emëruesi i përbashkët i të cilave është padyshim fakti që kushtojnë.
-
Fatura e energjisë është rritur për bizneset! Shoqata e Prodhuesve: Ndërmarrjet s’duhet të rrisin çmimet e produkteve, ndryshe dalin nga tregu
13 Shkurt 2022, 14:52Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm nuk lë vend për të rritur çmimin e prodhimit të tyre, thotë sekretari i prodhuesve Arben Shkodra. Sipas tij kjo kategori u shmang nga fatura reale e energjisë nëse do dilnin në treg të hapur dhe rritja e çmimeve prej tyre në këtë moment, do t'i nxirrte nga tregu.
-
Bukë me miell importi, fermerët 'braktisin' grurin, ulen sipërfaqet e mbjella në Lushnjë: Na janë trefishuar çmimet për ta mbjellë, e shesim nën kosto
12 Shkurt 2022, 12:16Në fushat e Lushnjës është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë! Sipas të dhënave zyrtare për këtë vit janë plot 3100 hektarë më pak se vitin e kaluar. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për këtë kulturë bujqësore për shkak se janë trefishuar çmimet për plehrat kimikë.
-
Të ardhurat dhe shpenzimet, raportit i 'Financave': U mblodhën 84.5 mld lekë me shumë se 1 vit më parë, plani i investimeve realizim rreth 95%
12 Shkurt 2022, 11:43Shqipëria ka pasur një rritje më 20 % të të ardhurave totale gjatë 2021 krahasuar me një vit më parë. Në raportin paraprak të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë 2021, të ardhurat totale për 2021 janë 510 mld lekë ose 84.5 mld lekë më shumë se 2020. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për 2021 kapën shifrën e rreth 596.2 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se 2020.
-
Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria ka nevojë për model më të fortë dhe më të qëndrueshëm ekonomik! Borxhi publik, më i larti në rajon
11 Shkurt 2022, 12:45Sipas Bankës Botërore modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot.
-
Prodhuesit kundër pr/ligjit për heqjen e qeseve plastike: Drafti të ndryshojë, do e çojmë në arbitrazh! Bizneset: Na dëmton financiarisht
11 Shkurt 2022, 10:15Bizneset janë kundër propozimit të qeverisë për të ndaluar prodhimin e qeseve plastike dhe përdorimin e tyre në vend. Sipas prodhuesve të këtij sektori një vendimi tillë do të sjellë humbje financiare deri në falimentim të tyre. Ata paralajmërojnë dërgimin e projektligjit në arbitrazh nëse qeveria nuk tërhiqet.
-
Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg
10 Shkurt 2022, 16:56Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.
-
Frutat, perimet dhe mishi kushtuan më shumë në janar! Nafta 7 herë më shtrenjt se në 2021! INSTAT: Inflacioni në 2022 do të jetë mbi 3%
10 Shkurt 2022, 15:55Çmimet e ushqimeve dhe të karburantin u rritën përsëri në muajin janar. INSTAT raporton se inflacioni në muajin e parë të vitit ishte 3.7%, duke u rritur me 1.3% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit zarzavatet, frutat, buka dhe mishi patën shtrenjtimin më të ndjeshëm.
-
INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%
10 Shkurt 2022, 08:52Qeveria ka investuar nga fondet e brendshme 152,7 miliardë lekë nga viti 2014 në vitin 2020, por numri i kilometrave gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rënie, raportoi INSTAT
-
Kryebashkiakët e 6 marsit do shlyejnë 10 mln € borxhe, Vora 5.5 mln euro detyrime! Më shumë hua për investime dhe vendime gjyqësore
9 Shkurt 2022, 19:06Kryebashkiakët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki, do të duhet të shlyejnë jo pak por 10 milione euro borxhe të prapambetura të paraardhësve të tyre që lidhen kryesisht me investimet dhe proceset gjyqësore. Sfida më e madhe do të jetë për kryebashkiakun e ri të Vorës me 5.5 mln euro detyrime.
-
Hapet tenderi 6.5 mln euro për të blerë 4.8 milionë litra naftë për rimbursimin e fermerëve
9 Shkurt 2022, 16:56Rreth 6.5 milionë euro pa TVSH është vlera e tenderit të hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për blerjen e naftës që do u shpërndahet fermerëve si pjesë e skemës së rimbursimit të naftës.
-
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet: Prej një jave tregu po mbahet në monitorim
9 Shkurt 2022, 13:17Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.
-
-
-
-
Çmimi i bukës u rrit në bllok, kreu i Autoritetit të Konkurrencës 'justifikohet': Nuk kemi pasur kërkesë për të gjobitur bizneset, se s'kishim prova! DOKUMENTI që e nxjerr 'blof'
9 Shkurt 2022, 11:00Rritja e çmimit të bukës në bllok në shtator të vitit 2021 ka ardhur si pasojë e një sjelljeje e bashkërenduar mes 4 bizneseve, por Autoriteti i Konkurrencës nuk ka gjetur provat, prandaj ka vendosur që të mos i gjobisë.
