Ekonomi
-
17 Gusht 2022, 10:56
-
Kriza energjetike, çmimet në bursë shënojnë një tjetër rekord! Sot 1 megavat pritet të shkojë në 747 euro, dje u shit mesatarisht 500 euro
17 Gusht 2022, 07:44Situata energjetike ndërkombëtare duket se nuk ka përmirësim. Këtë të mërkurë çmimet e energjisë në bursë kanë regjistruar një tjetër rekord. Një megavat kushton mesatarisht rreth 554 euro, ndërsa sipas të dhënave të bursës në momentet pik të konsumit, çmimi do të arrijë deri në 747 euro për megavat
-
Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro
16 Gusht 2022, 20:51Menjëherë pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars, bankat e nivelit të dytë kanë rritur interesat e kredive për qytetarët dhe për bizneset e vogla. Sipas një raporti të bankës qendrore më shumë janë shtrenjtuar kreditë e vogla me vlerë deri në 36 milionë leke. Nga ana tjetër bankat po tregohen dorështrënguar ndaj kërkesave për kredi të bizneseve të vogla dhe mikro.
-
Auditimi/ Shkelje me tenderët, institucionet 5 mln € dëm buxhetit, keqmenaxhojnë financat publike
16 Gusht 2022, 19:12Institucionet publike, qendrore dhe vendore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik 5 milionë euro, për shkak të keqmenaxhimit të financave publike dhe shkeljes së procedurave në tendera. Sipas një auditimit të brendshëm të kryer për vitin 2021, rezulton se 1/3 e shkeljeve është shkaktuar në sistemin e tatim-taksave.
-
Shqipëria me përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë
16 Gusht 2022, 07:42Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021.
-
'The Guardian': Një kompani holandeze ka projektuar një kullë me pamje të profilit të Skënderbeut në qendër të Tiranës
15 Gusht 2022, 19:00Kompania holandeze “Mermer Arch Mound” ka gati një projekt për ndërtimin e një kulle në Tiranë, e cila do të jetë një kompleks zyrash dhe banesash, që do të ketë pamjen e profilit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
-
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
15 Gusht 2022, 07:32Në Shqipëri gati gjysma e të punësuarve punojnë pa pagë në biznesin e familjes, por një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë më 2021.
-
Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset
14 Gusht 2022, 18:04Bankat kanë nisur të mbrohen përballë krizës së çmimeve, që mund të ulë fuqinë paguese të kredimarrësve. Në tremujorin e dytë të vitit Banka e Shqipërisë thotë se bankat shtrënguan standardet e kreditimit, janë më pak tolerante ndaj klientëve si dhe kanë rritur numrin e refuzimeve për dhënie kredie.
-
Borxhi publik, Qeveria planifikon uljen me 6.5% deri në 2026! Rrezikohet nga interesat e kursi i këmbimit! 'Financat': Orientojmë huamarrjen në tregun vendas
14 Gusht 2022, 13:51Objektivi i qeverisë për të ulur borxhin publik që nga ky vit, rrezikohet prej normave të interesit që janë në rritje dhe luhatjeve të kursit të këmbimit. Ministria e Financave në strategjinë e menaxhimit të borxhit, parashikon uljen e tij me 6.5% deri në vitin 2026, por thotë se të gjitha parashikimet mund të rishikohen për shkak të rreziqeve të shtuara prej luftës në Ukrainë, e cila ka rritur nevojën për financim.
-
Mungesa e energjisë, parashikimet për dimrin nuk janë optimiste për gjithë Europën
14 Gusht 2022, 11:46Qeveria ka theksuar vazhdimisht se të gjitha këto projekte do të ndryshojnë rrënjësisht situatën energjetike në Shqipëri duke e kthyer vendin tonë në një vend eksportues të energjisë. Por këto hapa marrin një rëndësi akoma edhe më të madhe, veçanërisht sot kur e gjithë bota po përballet me një krizë energjetike e cila duket se do të jetë afatgjatë.
-
Moska në SHBA: Ne sponsorizojmë terrorizmin? Rrezik përçarjeje
13 Gusht 2022, 09:20 -
Depozitë 2-vjeçare nga Fibank – një mundësi e favorshme investimi
13 Gusht 2022, 08:42Nëse dëshironi interesin më të mirë për depozitën tuaj, oferta e Depozitës 2-vjeçare nga Fibank është mundësia më e përshtatshme për ju.
-
Kriza e çmimeve/ Qeveria miraton fondin 68 mln euro për KESH-in për furnizimin me energji elektrike! Nga janari në gusht janë importuar 250 mln euro energji
12 Gusht 2022, 21:23Për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike në bursën ndërkombëtare dhe sasisë së lartë të importit për shkak të thatësirës, qeveria ka miratuar fondin e parë për KESH-in për të përballuar situatën.
-
Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës, makinat e policia e shkelin! Braçe reagon ashpër: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet
12 Gusht 2022, 20:38Me dhjetëra makina sot kaluan mbi grurin që erdhi nga Ukraina, pasi trajleri që po e transportonte u përmbys në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë ka reaguar ashpër deputeti socialist Erion Brace duke thënë se është e shëmtuar që policia shkel me këmbë grurin dhe lejon makinat të kalojnë. Braçe e cilëson të pafat faktin që trajleri me një pjesë të grurit që kishte ardhur nga Ukraina u rrëzua në rrugë.
-
Bordi vendos çmimet e reja, rritet me 5 lekë nafta dhe me 2 lekë benzina! Gazi mbetet i pandryshuar
11 Gusht 2022, 15:04Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot, nafta do të shitet 221 lekë/litër nga 216 lekë/litër që ishte më parë, benzina me 202 lekë/litër nga 200 lekë/litër që ishte ndërsa gazi mbetet i pandryshuar me 80 lekë/litër.
-
-
Fermerët që prodhojnë grurë e misër do aplikojnë për fonde në skemën e IPARD 3, Ministrja: I kemi kërkuar BE ndryshim të programit
11 Gusht 2022, 13:42Edhe fermerët që mbjellin grurë e misër duhet të përfitojnë nga fondet që jep BE nëpërmjet programit të IPARD. Propozimi do të bëhet nga Ministria e Bujqësisë i për Bashkimin Evropian që pjesë e programit të IPARD 3 që fillon zbatimin vitin e ardhshëm të jenë edhe ata që kultivojnë këto dy produkte.
-
Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e tregut të huaj! Çmimet e larta gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve, bizneset të tregojnë kujdes
11 Gusht 2022, 13:23Viti 2022 do të mbyllet me inflacion të lartë, që pritet të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare ku thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë pasur ushqimet dhe karburanti. Edhe në këtë raport inflacioni konsiderohet rreziku kryesor i ekonomisë së vendit.
-
Turizmi, Rama publikon shifrat dhe videon: Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë! Turistët: Vijmë çdo vit në Durrës, nxjerrim mallin për vendlindjen
11 Gusht 2022, 10:05Kryeministri Rama në pikun e sezonit veror ka ndarë në Facebook disa shifra që dokumentojnë numrin e vizitorëve të huaj krahasuar me një vit më parë.
-
Nënshkrimi i marrëveshjes për Portin e Durrësit, Rama publikon projektin 3D: Dje morëm një hap vendimtar, do jetë më i madhi në Mesdhe (VIDEO)
11 Gusht 2022, 08:18Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina" për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet 3D të projektit. Rama shkruan se dje u hodh një hap vendimtar.