Ekonomi
-
Të gjesh shtëpi me qira ekonomike në Tiranë është e pamundur dhe sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme shtrenjtimi deri në 20 % më shumë ka ndodhur për shkak të kërkesave të larta edhe si pasojë e rindërtimit.
16 Shkurt 2022, 16:51 -
AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita
16 Shkurt 2022, 13:05Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar mbi lajmet e një draft-raporti të KLSH-së mbi implementimin e sistemeve të IT në FSDKSH. AKSHI njofton se në asnjë rast nuk ka kontraktuar më shumë se fondi limit, përkundrazi, janë kursyer para të taksapaguesve. AKSH nënvizon se për projektet të ndryshme për të cilat FSDKSH parashikonte shifra më të mëdha, kontratat e lidhur nga AKSHI kanë si vlerë implementimi vlera më të vogla.
-
Banka Botërore: Rritja e transparencës ndaj borxhit të fshehur, mund të zvogëlojë rreziqet financiare globale dhe të mbështesë rimëkëmbjen
16 Shkurt 2022, 12:17Vendet në zhvillim po përballen me rritje të rreziqeve nga brishtësia financiare e krijuar nga kriza e COVID-19 dhe mungesa e transparencës së borxhit, thuhet në një raport të ri të Bankës Botërore.
-
Gjatë vitit 2021 çmimet e apartamenteve u rritën me 6.7%, Autoriteti i Konkurrencës për Report Tv: Nisim studim tregu këtë vit
15 Shkurt 2022, 21:43Çmimet e larta të apartamenteve do të vënë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës i cili bën të ditur për Report TV, që brenda këtij viti do të nis një studim mbi tregun e pasurive të paluajtshme. Studimi i konkurrencës do të bazohet mbi faktorët që kanë sjellë këtë shtrenjtim, dhe do punohet për të parë nëse ka abuzime apo çmime fiktive nga ndërtuesit.
-
Fermerët duhet të bashkojnë tokën që të marrin fonde! Këtë muaj hapen aplikimet për skemën kombëtare! Ministria e Bujqësisë: Do ju ndihmojmë për çmimet e rritura
15 Shkurt 2022, 15:27Fermerët duhet të bashkohen që të përfitojnë financim nga skema kombëtare prej 3.2 miliardë lekësh. Ministrja e Bujqësisë nga Lushnja tha se aplikimet për skemën kombëtare hapen këtë muaj, dhe do të ofrohet mbështetje për çmimet e rritura dhe për investimet në bujqësi
-
Banka OTP Albania 'Performancë shumë e mirë gjatë vitit 2021'
15 Shkurt 2022, 11:15Viti që lamë pas, 2021, ishte një vit i shkëlqyer për Bankën OTP Albania. Banka raportoi performancën më të mirë në historinë e saj, në të gjithë parametrat; si ata tregtarë, financiarë dhe të cilësisë. “Vit pas viti kemi ndarë me publikun sukseset e bankës tonë, por viti 2021 vërtetë meriton vëmendje të posaçme.” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Z. Bledar Shella.
-
Kriza Ukrainë-Rusi/ Kasa për Report TV: Ka dhënë efektet e para negative për turizmin në Shqipëri! Më pak rezervime të parakohshme! Impakt edhe në Poloni
15 Shkurt 2022, 12:19Konflikti Ukrainë-Rusi ka sjellë efektet e para negative në turizmin në Shqipëri. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar në një intervistë në Report Tv tha se sot ka më pak rezervime të parakohshme, në ndryshim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
Miratohet në Komision projektligji ‘për start-up’, bizneset inovative do marrin 10 mln euro në 4 vite! Specialistja: vetëm 2% e start-up janë të suksesshme
14 Shkurt 2022, 18:13Për dy vite të gjitha bizneset inovative do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit dhe do të mbështeten me grante e financime. Ministria e Sipërmarrjes thotë se në 4 vite do të jepen 10 milionë euro për Start UP-et, pavarësisht se deri më tani vetëm 2% prej tyre rezultojnë te suksesshëm.
-
Meta i propozon Kuvendit Gent Sejkon për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë
14 Shkurt 2022, 11:42Presidenti Ilir Meta ka propozuar sot emrin e Gent Sejkos për një mandat të dytë 7 vjeçar si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Dekreti i Metës pritet të kalojë për votim në Kuvend, pasi për të vendosur se kush do të jetë guvernator i Bankës Qendrore për 7 vitet e ardhshme duhet të ketë dakordësi mes Presidentit dhe Kuvendit.
-
Raporti i 'Financave'/ 510 mld lekë në 2021, të ardhurat tejkaluan parakrizën! Çmimet e larta varfëruan individin por pasuruan shtetin
14 Shkurt 2022, 11:04Rritja e çmimeve nuk ka ndikuara në buxhetin e shtetit por përkundrazi e ka shtuar atë. Deri në fund të dhjetorit u mblodhën 510 miliardë lekë, ku u tejkaluan të dhënat e parakrizës. Përmirësim është regjistruar tek të ardhurat doganore për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, karburantit dhe mallrave të tjera të importit.
-
Nga lulet, te bizhuteritë dhe udhëtimet jashtë, sa kushton dashuria në Shqipëri?
14 Shkurt 2022, 07:27Nuk mund t’i vendosësh një çmim dashurisë, por sigurisht që është bukur të festosh me personin që do më shumë, përmes një shenje dashurie, në 14 shkurt. Ajo shenjë mund të jetë një lule, një dhuratë, një udhëtim, emëruesi i përbashkët i të cilave është padyshim fakti që kushtojnë.
-
Fatura e energjisë është rritur për bizneset! Shoqata e Prodhuesve: Ndërmarrjet s’duhet të rrisin çmimet e produkteve, ndryshe dalin nga tregu
13 Shkurt 2022, 14:52Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm nuk lë vend për të rritur çmimin e prodhimit të tyre, thotë sekretari i prodhuesve Arben Shkodra. Sipas tij kjo kategori u shmang nga fatura reale e energjisë nëse do dilnin në treg të hapur dhe rritja e çmimeve prej tyre në këtë moment, do t'i nxirrte nga tregu.
-
Bukë me miell importi, fermerët 'braktisin' grurin, ulen sipërfaqet e mbjella në Lushnjë: Na janë trefishuar çmimet për ta mbjellë, e shesim nën kosto
12 Shkurt 2022, 12:16Në fushat e Lushnjës është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë! Sipas të dhënave zyrtare për këtë vit janë plot 3100 hektarë më pak se vitin e kaluar. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për këtë kulturë bujqësore për shkak se janë trefishuar çmimet për plehrat kimikë.
-
Të ardhurat dhe shpenzimet, raportit i 'Financave': U mblodhën 84.5 mld lekë me shumë se 1 vit më parë, plani i investimeve realizim rreth 95%
12 Shkurt 2022, 11:43Shqipëria ka pasur një rritje më 20 % të të ardhurave totale gjatë 2021 krahasuar me një vit më parë. Në raportin paraprak të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë 2021, të ardhurat totale për 2021 janë 510 mld lekë ose 84.5 mld lekë më shumë se 2020. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për 2021 kapën shifrën e rreth 596.2 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se 2020.
-
Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria ka nevojë për model më të fortë dhe më të qëndrueshëm ekonomik! Borxhi publik, më i larti në rajon
11 Shkurt 2022, 12:45Sipas Bankës Botërore modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë ka nevojë për investime më të mëdha në aftësimin e kapitalit njerëzor, produktivitetin e firmave, qëndrueshmërinë si dhe financat publike, thuhet në Memorandumin e ri Ekonomik të Bankës Botërore (CEM) për Shqipërinë, të publikuar sot.
-
Prodhuesit kundër pr/ligjit për heqjen e qeseve plastike: Drafti të ndryshojë, do e çojmë në arbitrazh! Bizneset: Na dëmton financiarisht
11 Shkurt 2022, 10:15Bizneset janë kundër propozimit të qeverisë për të ndaluar prodhimin e qeseve plastike dhe përdorimin e tyre në vend. Sipas prodhuesve të këtij sektori një vendimi tillë do të sjellë humbje financiare deri në falimentim të tyre. Ata paralajmërojnë dërgimin e projektligjit në arbitrazh nëse qeveria nuk tërhiqet.
-
Braçe i ashpër në Kuvend, liston kostot e fermerëve: Çmimet e plehrave kimike janë rritur! Karteli grumbullues ka zaptuar tregun! Krifca: S’kemi kompetencë të ndërhyjmë në treg
10 Shkurt 2022, 16:56Pasi e denoncoi disa herë në rrjetet sociale dhe në media, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ngriti në kuvend shqetësimin për kostot e rritura të bujqve për shkak të rritjes së çmimeve për lëndët e para. Para nisjes së interpelancës me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca të thirrur prej tij, tha se ndërkohë që ekonomia është rritur, bujqësia është e përjashtuar nga ky përmirësim dhe kjo sipas deputetit ndodh për shkak të kostove të shtuara.
-
Frutat, perimet dhe mishi kushtuan më shumë në janar! Nafta 7 herë më shtrenjt se në 2021! INSTAT: Inflacioni në 2022 do të jetë mbi 3%
10 Shkurt 2022, 15:55Çmimet e ushqimeve dhe të karburantin u rritën përsëri në muajin janar. INSTAT raporton se inflacioni në muajin e parë të vitit ishte 3.7%, duke u rritur me 1.3% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit zarzavatet, frutat, buka dhe mishi patën shtrenjtimin më të ndjeshëm.
-
INSTAT: Nga 2014-2020 janë investuar 1,2 mld euro në rrugë, por numri i kilometrave ka rënë me 4.4%
10 Shkurt 2022, 08:52Qeveria ka investuar nga fondet e brendshme 152,7 miliardë lekë nga viti 2014 në vitin 2020, por numri i kilometrave gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rënie, raportoi INSTAT
-
Kryebashkiakët e 6 marsit do shlyejnë 10 mln € borxhe, Vora 5.5 mln euro detyrime! Më shumë hua për investime dhe vendime gjyqësore
9 Shkurt 2022, 19:06Kryebashkiakët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki, do të duhet të shlyejnë jo pak por 10 milione euro borxhe të prapambetura të paraardhësve të tyre që lidhen kryesisht me investimet dhe proceset gjyqësore. Sfida më e madhe do të jetë për kryebashkiakun e ri të Vorës me 5.5 mln euro detyrime.
