Ekonomi
-
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro ka rënë poshtë nivelit të mëparshëm më të ulët të këtij viti, që ishte shënuar më datë 12 maj
17 Qershor 2021, 08:00 -
Dyfishohet tregtia e mallrave në maj! INSTAT: Në 5 muaj janë eksportuar 39.5 mld lekë më shumë se në 2020
16 Qershor 2021, 16:39Tregtia e mallrave vijon të përmirësohet sipas të dhënave që vijnë nga INSTAT. Në muajin maj eksportet e mallrave u dyfishuan dhe arritën në vlerën e 33 mld lekë, duke u rritur me 52,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa sipas raportit për periudhën janar-maj janë eksportuar mallra me vlerë 142 mld lekë.
-
Turizmi dhe informaliteti, Ibrahimaj për Report Tv: Shkojmë për kontrolle vetëm në bizneset me probleme! Ky vit do të jetë më i mirë se 2019-a
16 Qershor 2021, 13:58Administrata tatimore në nisje të sezonit turistik, po kryen një fushatë sensibilizimi për ndërgjegjësimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të deklarohen. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv që këtë vit nuk kemi të bëjmë me një aksion informaliteti me gjoba por me thirrje ndërgjegjësuese. Ibrahimaj ka listuar disa nga problemet kryesore që janë konstatuar.
-
Pandemia godet fort Shkodrën, me mbylljen më të madhe të bizneseve më 2020
16 Qershor 2021, 08:58Kryeqendra e Veriut të vendit, Shkodra duket se ka qenë më e goditura nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Teksa në të gjithë vendin, numri i bizneseve vitin e kaluar shënoi rritje me 2.5% (përfshirë bujqësinë), në Shkodër u mbyllën 214 biznese, numri më i madh në rang vendi
-
Shenja rimëkëmbjeje, rriten me 31 mld lekë të ardhurat në 5 muajit e parë të 2021
15 Qershor 2021, 16:53Sipas treguesve fiskal, nga të ardhurat tatimore ku përfshihen TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për 5 mujorin 2021 u mblodhën 98.8 miliardë lekë, ose 12 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar.
-
Nënshkruhet marrëveshja, Banka Shtetërore Gjermane financon 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik
15 Qershor 2021, 16:11Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Shtetërore Gjermane (KfW) për financimin e një fondi prej 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik shqiptar.
-
Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm, Drejtor i AMF me siguruesit: Merrni masa për zbatimin e plotë dhe pa vonesa
15 Qershor 2021, 15:54Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Mete u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit hartimin e procedurave të brendshme për trajtimin e shpejtë të kërkesave për dëmshpërblim në rastet e Raportit Evropian të Aksidenteve, pajisjen e të gjithë personave të siguruar me këtë formular, si edhe informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e reja të kontratës së sigurimit të detyrueshëm TPL bazuar në ndryshimet ligjore.
-
Banka e Shqipërisë prezanton për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekëshe dhe prerjen e re të 1000 lekëshit
15 Qershor 2021, 11:20Sot është prezantuar për herë të parë kartëmonedha më e re me vlerë 10.000 lekë, si dhe është prezantuar edhe prerja e re e kartëmonedhës 1000 lekë. Këto dy kartëmonedha do të hidhen në treg më 30 qershor 2021
-
Të rinjtë me shkollë nuk studiojnë tregun, mbesin pa punë, eksperti: Këshillimi i karrierës duhet që në 9-vjeçare! Pauzë nga gjimnazi në universitet për të punuar
14 Qershor 2021, 20:17Mungesa e studimit të tregut të punës për profesionet më të kërkuara në vend, por kalimi direkt nga gjimnazi në universitet, është një ndër shkaqet kryesore për papunësinë e lartë tek të rinjtë në vend. Ekspertët thonë se që në 9-vjeçare duhet të nisë këshillimi i karrierës, që orienton nxënësit dhe studentët drejt kërkesave të tregut.
-
Guvernatori Sejko takim përmbyllës online me Misionin e FMN-së për Shqipërinë: Ekonomia drejt përmirësimit
14 Qershor 2021, 12:24Në datën 11 qershor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj, zhvilluan online takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë
-
Shifrat e INSTAT/ Rreth 95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues! Grupmosha 16-29 vjeç më e prekur nga papunësia
14 Qershor 2021, 08:46Mbajtja e ekonomisë nën presion nga pandemia COVID-19, ka bërë që të rritet numri i të papunëve, dhe i atyre që kërkojnë të punësohen. Sipas INSTAT numri i punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punës ka arritur në 24 mijë në tremujorin e parë të këtij viti
-
Turizmi e nis vitin 2021 me rënie! BSH: Në periudhën janar-mars turistët shpenzuan 240 mln € në Shqipëri, 106 mln euro më pak se në 2020
13 Qershor 2021, 15:50Industria e turizmit e ka nisur vitin 2021 me humbje krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se në tremujorin e parë të këtij viti turistët kanë harxhuar në Shqipëri 240 milionë euro, me një rënie prej 106 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.
-
Përgjysmohet prodhimi i qershisë në Dvoran të Korçës, fermerët: 70 lekë për kg, nuk nxjerrim dot shpenzimet! Drejtori i Bujqësisë: Zgjidhje rritja e çmimit
11 Qershor 2021, 22:29Fermerët në Dvoran të Korçës jo vetëm që nuk kanë marrë sasinë e prodhimit të pritshëm të qershive për shkak të klimës jo të favorshme në kohën e lulëzimit të fruti, por edhe aq sa kanë marrë e shesin me çmime shumë të ulëta pasi nuk ka treg.
-
72% e bizneseve turistike në Vlorë s'lëshojnë fatura në fundjavë, Ibrahimaj: Deklaroni pagat dhe numrin real të punonjësve, shmangni ndëshkimet
11 Qershor 2021, 16:1872% e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në Vlorë nuk kanë lëshuar fatura për shitjet që kanë kryer. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se informaliteti në këtë sektor është i pranishëm në punësim dhe në deklarimin real të pagave.
-
Nënshkruhet Marrëveshja e Garancisë dhe Huasë me BERZH, 100 milionë euro për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave
11 Qershor 2021, 15:28U nënshkrua sot marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD
-
Rritja e pagave për mësuesit dhe 'bluzat e bardha' çon në 56 mijë lekë rrogën mesatare në vend! Financierët dhe siguruesit më të mirëpaguarit
11 Qershor 2021, 14:20Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare bruto në vend në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 5.2%, ose 56 mijë lekë në muaj. INSTAT raporton se më të paguarit në vend janë ata që kanë pozicione drejtuese në banka.
-
Rritet papunësia në Shqipëri, arrin në 11.9%! Dalin nga tregu mbi 35 mijë qytetarë të punësuar në sektorin bujqësor
11 Qershor 2021, 12:57Edhe pse ekonomia e vendit ka dhënë shenja rimëkëmbjeje pasi të ardhurat janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, tregu i punës duket se është ende nën kthetrat e pandemisë.
-
Rriten me 17 mln euro dërgesat e emigrantëve në janar-mars 2021! BSH: Remitancat në tremujorin e parë ishin 169 mln euro
11 Qershor 2021, 10:12Konkretisht në periudhën janar-mars 2020 remitancat ishin në nivelin 152 milionë euro, kur ende nuk kishte nisur pandemia COVID-19, dhe ende nuk ishin bllokuar ekonomitë botërore. Rritja këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është 17 milionë euro.
-
Në 1 korrik nis fiskalizimi i faturave biznes-biznes! Ministrja Denaj: S’ka gjoba deri në janar 2022
10 Qershor 2021, 16:55Ministrja e Financave Anila Denaj fton të gjitha bizneset të nisin procesin e fiskalizimit pasi nuk do të ketë shtyrje. Sipas ministres deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të ketë gjoba për shkeljet që mund të konstatohen.
-
Hapet tenderi për projektin për transferimin e përpunimit të mallrave në Porto Romano! Gara mbyllet në 9 korrik me fond 9.3 mln €
10 Qershor 2021, 16:00Është hapur këtë të enjte gara për hartimin e projektit për transferimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave nga Durrësi në Porto Romano. Tenderi vjen pak muaj pas marrëveshjes me Emiratet Arabe për ta kthyer portin aktual të Durrësit në port jahtesh luksoze, për qëllime turistike.