Ekonomi
-
Pandemia ka shtuar kërkesën për ilaçe nëpër farmaci. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin dhjetor të vitit të kaluar importi i produkteve farmaceutike ka shënuar nivel rekord, prej 25.1 milionë eurosh. Në farmaci qytetarët kërkojnë më shumë ilaçet që përdoren për trajtimin e COVID-19.
2 Shkurt 2021, 21:12 -
Meta ktheu heqjen e rentës minerare si ligj klientelist, Komisioni i Ekonomisë e rrëzon! Bushati: Presidenti po na humb kohën
2 Shkurt 2021, 12:30Me 7 vota kundër dhe 4 vota pro Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e Presidenti Ilir Meta i cili ktheu ligjin për "Taksat Kombëtare" . Komisioni i Ekonomisë vendosi sot që ato të kalojnë në Kuvend për miratim.
-
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s: Ekonomia shqiptare me perspektivë të qëndrueshme! Në 2021 do rritet me rreth 4.5%
2 Shkurt 2021, 10:40Agjencia prestigjioze e vlerësimit të ekonomisë, Standard & Poor’s, ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e saj në “B+” poër ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit theksohet se perspektiva e ekonomisë shqiptare pritet të jetë “e qëndrueshme”.
-
Plani ekonomik i PD, biznesi kritikon premtimin për rritje deri në 36 mijë lek të pagës minimale: Shton kostot dhe ul punësimin
1 Shkurt 2021, 18:03Biznesi, fason, prodhues, eksportues dhe bujqësor nuk e mirëpret rritjen e pagës minimale nga 30 mijë lekë që është aktualisht në 36 mijë lekë të premtuar nga Basha. Sipas tyre kjo do sillte rritje kostosh dhe do ulte numrin e të punësuarve.
-
4 partnerët tregtarë të vendit/ COVID-19 nuk mposht shkëmbimet Shqipëri-Itali, të gjitha shifrat edhe me Turqinë, Greqinë e Gjermaninë
1 Shkurt 2021, 17:16Ndër tre aleatët kryesorë për shkëmbimet tregtare, Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në këtë fushë. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin e kaluar pavarësisht rënies së shkaktuar nga pandemia Italia renditet në vend të parë për eksport dhe import të mallrave, pas saj Turqia, Gjermania dhe Greqia.
-
Qeveria zgjat afatin e koncesionit të Rinasit! Ndryshon kontrata, detyrim shtimi i linjave direkte me shtetet e huaja dhe zgjatim i pistës
29 Janar 2021, 19:57Investimet përqendrohen tek zgjatimi i pistës së aeroportit dhe shtimi i linjave direkte me shtete si SHBA, KINË apo DUBAI, por edhe me shtete të tjera me të cilët nuk kemi fluturime direkte.
-
Programi ekonomik i PD, ekspertët: I paqartë dhe pa të dhëna reale! Heqja e akcizës dhe ulja e sigurimeve rrit kostot për buxhetin
29 Janar 2021, 18:01Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë politik dhe të paqartë planin ekonomik të Partisë Demokratike. Sipas tyre duhet të specifikohen burimet si do të rriten të ardhurat. Ekspertja Elona Shehu thotë se programi është ndërtuar pa të dhëna reale, ndërsa Klodian Muço shprehet skeptik për heqjen e akcizës dhe uljen e sigurimeve shoqërore.
-
-
-
Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet
29 Janar 2021, 14:38Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.
-
-
Programi ekonomik i PD/ Arben Ahmetaj analizon premtimet e Bashës: Taksë e sheshtë varfëruese, skema e kontributeve për t'i lënë shqiptarët pa pensione
29 Janar 2021, 10:10Teksa 'skanon' premtimet kryesore të demokratëve Ahmetaj thotë se taksa e sheshtë është varfëruese ndërkohë që premtimin për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% ai thotë se është një gënjeshtër e madhe dhe nëse realizohej do “t’i lente shqiptarët pa pensione".
-
Euro afër nivelit më të lartë në dy vite e gjysmë
29 Janar 2021, 08:01Euro shënoi pak ndryshime, duke u këmbyer në 1.2216 $, afër nivelit më të lartë të dy viteve e gjysmë, prej 1.2273 $, të arritur këtë muaj.
-
Gjermania 125 mln euro investime për 4 vitet e ardhshme në Shqipëri, në energji, turizëm dhe mjedis
28 Janar 2021, 18:49Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështesë katër vitet në vijim investime në sektorët e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit në Shqipëri.
-
Kastrati blen koncesionin e Rinasit, hapi i parë: Ulet tarifa e pasagjerit dhe paketë 100 mln euro për investimet
27 Janar 2021, 18:28Tirana Internacional Airport ka njoftuar uljen e tarifës për pasagjerët nga 12.5 euro që ishte në 10 euro, çka sipas saj do të sjellë ulje të çmimit të biletës. Po kompania njofton se do të ketë edhe investime në infrastrukturën aeroportuale rreth 100 milionë euro si dhe synohen kompanitë low cost. Këto ndryshime vijnë pas marrjes së aeroportit nga Kastrati Grup.
-
Fiskalizimi/ Denaj vijon takimet: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane
27 Janar 2021, 13:39Që prej 1 janarit procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën e parë të implementimit në vendin tonë nga Ministria e Financave. Vetë ministrja Anila Denaj ka qenë sot në një takim në Drejtorinë e Tatimeve në Berat. E shoqëruar nga drejtori Stavri Ceca, Denaj bashkëbisedoi me përfaqësues të enteve publike.
-
Mungojnë punonjësit e kualifikuar! Shkodra: Duhet plan afatgjatë! Shtyrja e garancisë së dytë s’është zgjidhje
27 Janar 2021, 13:15Sipërmarrja në vend po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar. Arben Shkodra sekretar i prodhuesve shqiptarë, paralajmëron ulje të prodhimit në vend dhe shtron kërkesën se duhet një plan rimëkëmbje për sipërmarrjen shqiptare. Nga ana tjetër ai shprehet skeptik për përdorimin e garancisë së dytë sovrane.
-
Projektligji për sigurimin e mjeteve! Kush ka historik aksidentesh, do të paguajë më shumë siguracion
26 Janar 2021, 16:17Drejtuesit e mjeteve që kanë një historik dëmesh të shkaktuara nga aksidentet do të paguajnë më shumë sigurim për makinën. Sipas projektligjit të qeverisë ku futet për herë të parë sistemi bonus-malus thuhet se primi i sigurimit për automjetet do të përcaktohet me bazë risku.
-
Virusi i rrezikshëm/Shqipëria embargo shpendëve nga 15 vende! Ministrja Ekonomi: Ndalimi në koordinim me BE-në
26 Janar 2021, 15:19Ministria e Bujqësisë ka vendosur ndalimin e importin të shpendëve dhe nënproduktet e tyre nga 14 shtete për shkak të sëmundjes, ‘embargoja’ përfshin Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Holandën etj. Vendimi pas sinjalizimit të BE-së.
-
Denaj në qendrën e formimit profesional në Fier: Orientimi i kurseve për marrjen e një zanati sipas kërkesave të tregut të punës
26 Janar 2021, 13:20Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se orientimi i kurseve profesionale po bëhet në bazë të kërkesave të tregut dhe se vetëm në Fier gjatë 2020 janë punësuar 104 persona që kanë mbaruar këto kurse dhe kanë marrë një zanat.
