Ekonomi
-
Borxhi i tatimeve ndaj bizneseve për rimbursimin e TVSH-së po shkon drejt likuidimit total. Në tremujorin e dytë administrata tatimore ka rimbursuar gjithsej 7,80 miliardë lekë, ndërsa stoku i pashlyer ende ka zbritur në 1.7 miliardë lekë
7 Korrik 2021, 17:33 -
Ankesa për normat e larta të interesit, Sejko: Në 2022 vendosim tavanin për kredinë konsumatore! Ekonomia rritet me 5.3% këtë vit
7 Korrik 2021, 16:21Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh se brenda 2021 do të përmbyllet analiza dhe konsultimi me bankat dhe institucionet financiare jo-banka dhe në 2022 do të hyj në fuqi tavani për interesat për kredinë konsumatore. Sejko tha se rritja ekonomike pritet të rritet me 5.3 %.
-
Kreditë me probleme mund të arrijnë në 10% këtë vit, rritje me 2%! BSH: Pasojat e pandemisë s’janë kapërcyer plotësisht
6 Korrik 2021, 13:00Kreditë me probleme pritet të rriten me 2% këtë vit. Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i kredisë së keqe do të arrij në 10% në fund të këtij viti për shkak se sipas saj pasojat e pandemisë ende nuk janë kapërcyer plotësisht.
-
Pandemia uli numrin e azilkërkuesve në vend, Shqipëria e preferuara e sirianëve dhe e irakienëve
5 Korrik 2021, 20:34Pandemia COVID-19 dhe mbyllja e kufijve ka ulur numrin e azilkërkuesve që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit të INSTAT në numri i azilkërkuesve u ul me 66%. Ndërkohë numri më i lartë i azilantëve është nga Siria dhe Iraku
-
Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi
2 Korrik 2021, 19:55Përdorimi i parasë fizike në ekonomi vijon të rritet. Banka e Shqipërisë raporton se paraja jashtë bankave në maj arriti në 2.8 miliardë euro duke u rritur me 317 milionë euro nga viti i kaluar. Shkak për këtë rritje sipas bankës është bërë kërkesa për para si pasojë e pandemisë COVID-19.
-
S’ka ndryshim afatesh për zbatimin e fiskalizimit! Në 1 korrik nisi për transaksionet biznes-biznes, s’ka gjoba deri në 31 dhjetor
2 Korrik 2021, 16:46Ka nisur zyrtarisht faza e dytë e fiskalizimit prej 1 korrikut 2021, për transaksionet biznes-biznes. Tanimë të bizneset duhet të fiskalizojnë të gjitha faturat e tyre, dhe të lëshojnë fatura elektronike. Ndërkohë deri në 31 dhjetor të këtij viti nuk do të aplikohen gjoba.
-
Investim në N/Stacionin elektrik Palasë, Balluku: Kemi marrë masat për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji gjatë sezonit turistik
1 Korrik 2021, 13:55Zonat turistike të vendit kanë një vëmendje të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit turistik edhe në drejtim të infrastrukturës elektro-energjetike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik me fokus të veçantë zonat bregdetare, të cilat gjatë këtyre muajve kanë një fluks të lartë vizitorësh
-
Fillon faza e dytë, mbi 34 mijë biznese nisin zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit
1 Korrik 2021, 10:18Mbi 34 mijë biznese nisin sot zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit. Kjo është faza e dytë e fiskalizimit, e cila konsiston në fiskalizimin e të gjitha faturave biznes-biznes. Pra prej sot nisin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, të cilët duhet të lëshojnë fatura elektronike
-
Hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, ja çfarë parashikon
1 Korrik 2021, 10:04Hyn sot në fuqi, Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon shkurtimin e afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë.
-
Sezon i suksesshëm/ BERZH: Ekonomia shqiptarfe rimëkëmbet me 4.5%, rritja do të kapërcejë me 1% shifrat e 2019-s
30 Qershor 2021, 20:25Ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rimëkëmbet me 4.5%, në rast se sezoni veror do të jetë i suksesshëm dhe nuk do të kemi një valë tjetër pandemie. BERZH në raportin e fundit thotë se ekonomia e vendit nuk pësoi recesion të thellë për shkak të masave të marra nga qeveria dhe nga rindërtimi.
-
S’ka më afat për qytetarët për dorëzimin e DIVA-s, kush s’dorëzoi deklaratën e të ardhurave do gjobitet! Deri më 29 qershor u dorëzuan 43.800 deklarata
30 Qershor 2021, 16:59Mbi 43 mijë qytetarë kanë dorëzuar deri më 29 qershor deklaratën e të ardhurave individuale që kishin fituar nga puna në 2020. Një detyrim ligjor që për herë të parë e kishin të gjithë personat që kishin bërë më shumë se një punë. Ndërkohë janë 15 mijë individë që rrezikojnë të gjobiten, pasi afati i dorëzimit përfundoi sot.
-
Denaj: Bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, një hap më pranë integrimit në BE
30 Qershor 2021, 16:19Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimet e nivelit të lartë, të Samitit të vendeve të ballkanit Perendimor, që u mbajt në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u organizua online nga Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë e Gjermanisë.
-
Për herë të parë prerje 10 mijë lekëshe, hidhet sot në treg kartëmonedha e re
30 Qershor 2021, 08:18Prej ditës së sotme, 30 qershor 2021, Banka e Shqipërisë hedh në treg dy prerjet e reja të kartëmonedhave, ajo 1.000 lekë dhe preja 10.000 lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar.
-
Doganat e Ballkanit bashkë për të rritur tregtinë e lirë, Gazheli: Kemi shtuar kontrollet në kufi për shmangur trafikimin e lëndëve narkotike
29 Qershor 2021, 19:19Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe e shkëmbimeve tregtare ka qenë në fokus të takimit që drejtori i Doganave Gent Gazheli zhvilloi me drejtorët rajonal të doganave. Po ashtu Gazheli ka theksuar se janë rritur kontrollet në pikat kufitare për të shmangur transportin e lëndëve narkotike.
-
S’ka shtyrje të fiskalizimit! Ministrja e Financave: Shtyjmë vetëm afatin e gjobave për të mos ndëshkuar bizneset
29 Qershor 2021, 18:50Ministrja e Financave Anila Denaj ka shuar të gjitha dyshimet për mundësinë e shtyrjes së afateve të fiskalizimit, si për marrëdhënien biznes-biznes ashtu edhe biznes-konsumator.
-
Guvernatori Sejko takim me Shoqatën e bankave: të vijoj kreditimi, duhet të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike
29 Qershor 2021, 16:23Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka zhvilluar sot një takim me bordin drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Guvernatori i ka konsideruar të duhura ndërhyrjet e bëra gjatë pandemisë pasi kanë ndihmuar bizneset dhe familjet.
-
Borxhi publik këtë vit do arrijë në 80% të PBB, Denaj: Do rrisim shpenzimet për infrastrukturën dhe shëndetësinë
29 Qershor 2021, 15:26Borxhi publik këtë vit do të rritet me 2.2% krahasuar me vitin e kaluar për shkak të rritjes së shpenzimeve në infrastrukturë e shëndetësi. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se borxhi do jetë 80%, për shkak të situatës së diktuar nga pandemia.
-
Shqiptarët vijojnë të kursejnë! BSH: Depozitat u rritën me 660 mln euro krahasuar me majin e vitit 2020
29 Qershor 2021, 14:52Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave në fund të muajit maj ishte mbi 9.2 miliardë euro, me një rritje prej 660 milionë eurosh krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shkak për kursimet mbetet pasiguria e shkaktuar nga pandemia.
-
Ekonomia drejt rimëkëmbjes, INSTAT: Në tremujorin e parë, rritje me 5.53 % krahasuar me 2020
29 Qershor 2021, 12:01Viti 2021 ka nisur me rritje ekonomike. INSTAT raporton se në tremujorin e parë Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 5.53% krahasuar me një vit më parë dhe sipas raportit ndikimin më të madh në këtë përmirësim e ka pasur energjia elektrike dhe ndërtimi.
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon axhendën e Investimeve: 40 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit
28 Qershor 2021, 14:54Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot “Axhendën e Investimeve 2021”, një paketë me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Ri me synim përmirësimin e shpejtë të Klimës së Biznesit.