Ekonomi
-
Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.
15 Tetor 2020, 21:20 -
Miratohet pr/ligji për ‘Metrologjinë’! Shtohen kontrollet ndaj pompave të naftës dhe gazit për të shmangur shkeljet
15 Tetor 2020, 20:54Pompat e naftës dhe të gazit nëpër karburante do të kontrollohen disa herë në vit nëse kryejnë shkelje në sasinë e produktit që tregtojnë. Kuvendi miratoi projektligjin për metrologjinë që synon të garantojë më shumë siguri për qytetarët që blejnë karburant dhe gaz.
-
Miratohet projektligji për kontrollin e mjeteve lundruese! Balluku e Klosi: Do të rrisë turizmin detar në vend
15 Tetor 2020, 20:50Kuvendi ka miratuar projektligjin për mjetet lundruese që synon të rregullojë transportin detar duke ngritur një sistem ku do të regjistrohen të gjitha mjetet lundruese. Për ministren Balluku dhe ministrin Klosi ky projektligj do të përmirësojë turizmin detar.
-
Shtimi i rasteve me COVID-19, rriten testet! ISHP dy tendera me vlerë 2.6 mln€ për blerjen e mbi 558 mijë kiteve
14 Tetor 2020, 20:14Shtimi i të infektuarve me COVID-19 dhe i testeve në vend ka rritur nevojën për më shumë kite. Brenda 5 ditësh Instituti i Shëndetit Publik ka hapur dy tendera për blerjen e mbi 558 mijë e 240 kitesh dhe vlera financiare e tyre është parashikuar 2.6 milionë euro.
-
Rriten me 6.5% çmimet e shitjeve dhe qirave të banesave në Tiranë! Agjentët imobiliarë: Shkak vlera e tokës dhe ardhja e studentëve
14 Tetor 2020, 19:41Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, çmimet e qirave në Tiranë po rriten përsëri. Agjencitë imobiliare shpjegojnë arsyet, ku ndër kryesoret janë rifillimi i universitetit dhe ardhja e studentëve në kryeqytet dhe mungesa e trojeve për të ndërtuar objekte të reja.
-
Menaxhimi i mbetjeve, Soreca: Duhen 500 mln euro investime/ Klosi: Ka mangësi në ndëshkimin e ndotësve (VIDEO)
13 Tetor 2020, 21:01Shqipëria duhet të ndërtojë sisteme të integruara për të shmangur ndotjen mjedisore. Ambasadori i BE Luigi Soreca tha se Shqipëria ka nevojë për 500 milionë euro investime në këtë drejtim dhe se do të ketë edhe mbështetjen e BE. Kapitulli i 27 i negociatave që trajton çështjen e mjedisit, sipas ndërkombëtarëve është më i vështirë për tu zbatuar nga vendi ynë.
-
Krifca: 110 milionë euro mbështetje ndaj bujqësisë
13 Tetor 2020, 18:537 vite më parë, kohë kur bujqësia shihej si një asistencë sociale, kur fermerët nuk arrinin të përthithnin fondet dhe shpenzonin kohë edhe kosto në dyer institucionesh, sot panorama e punës dhe mbështetjes së fermerit është ndryshe. Në një garë me kohën dhe me një vrull të madh të punës, nga AZHBR, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, mbështetja që iu është dhënë fermerëve është më parë.
-
Ekonomia bie me 7.5% këtë vit, FMN: Në 2021 Shqipëria ka rimëkëmbjen më të lartë në rajon
13 Tetor 2020, 17:14Sipas FMN-së varësia nga turizmi dhe të ardhurat e emigrantëve do të godasin ekonominë e vendit e cila do të tkurret me 7.5%. Pavarësisht kësaj rënie vendi do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në vitin e ardhshëm.
-
Tatim nga 15%-50% për hidrokarburet, financat: Deri tani tatim fitimi nuk ishte i njëjtë për çdo kompani
13 Tetor 2020, 09:18Kompanitë që operojnë në sektorin e operacioneve hidrokarbure do të paguajnë tatim fitim nga 15% deri në 50% nga viti 2021. Në këtë tatim do të përfshihen edhe nën-kontraktorët ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Praktikë që deri më sot ka sjellë një gropë financiare në buxhetin e shtetit.
-
Tatimet njoftojnë bizneset: Nga 1 janari faturat me shtetin do jenë vetëm online
13 Tetor 2020, 07:31Nga 1 janari, bizneset që kanë lidhje me shtetin do lëshojnë faturë elektronike. Administrata tatimore ka njoftuar të gjithë bizneset që të marrin masat e nevojshme.
-
Rrogat mbi 150 mijë tatohen aq sa biznesi madh! Tatim 23% për 17 mijë punonjës me paga të larta
12 Tetor 2020, 21:25Punonjësit që kanë rroga mbi 150 mijë lekë, paguajnë tatim mbi të ardhurat personale 23%, aq sa paguan edhe biznesi i madh në vend. Në këtë mënyrë paga e lartë tatohet aq sa edhe një subjekt që ka qarkullim vjetor 14 milionë lekë, ose 140 mijë dollarë.
-
BE 9 mld euro në Ballkan, ja plani për Shqipërinë! Projektet prioritare infrastruktura, energjia, HEC-et dhe hekurudha Tiranë -Podgoricë
12 Tetor 2020, 18:04Projektet që do të financohen në vend nga fondet e BE janë kryesisht të infrastrukturës dhe energjisë. Sipas dokumentit zyrtar do të financohet ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Podgoricë, ndërtimi i gazsjellësit Fier-Vlorë apo edhe përfundimi i "Autostradës Blu". BE ka përcaktuar shumën prej 9 mld eurosh për investime në Ballkan deri në 2024.
-
ISHP, 166.2 milionë lekë tender për blerje kitesh për COVID-19
12 Tetor 2020, 17:20166.2 milionë lekë është vlera e tenderit të radhës të hapur nga Instituti i Shëndetit Publik për blerje kitesh për të bërë testimet e COVID-19.
-
Shqiptarët nuk paguajnë dot borxhet, BSH: Familjet me pak lekë, do rriten kërkesa për hua
11 Tetor 2020, 18:38Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se aftësia paguese e huave nga familjet ka rënë në 6 muajit e parë të vitit, dhe pritet një rritje e kërkesës për borxh në muajit në vazhdim. Sipas vrojtimit të kryer vihet re se 41% e familjeve kanë përkeqësim në aftësinë e tyre paguese.
-
COVID-19/ 55 % e kredisë sovrane 2 nuk u përdor! Norma 5% e interesit 'trembi' bizneset
11 Tetor 2020, 14:48Paketat financiare të miratuara nga qeveria për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19, në vlerën e 39.5 miliardë lekëve janë shfrytëzuar në nivelin e 65%. Nga përllogaritjet e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave kuptohet që nga biznesi dhe individët janë përfituar 25.4 miliardë lekë. Ndërkohë shumica e fondeve të pashfrytëzuara i përkasin garancive sovrane.
-
Ekonomia në botën e çudirave! Kriza më e thellë në Shqipëri që nga piramidat e vitit 1997
11 Tetor 2020, 08:24Shifrat e para zyrtare po japin përmasat reale të pasojave të pandemisë. INSTAT raportoi se ekonomia ra me 10.2% në tremujorin e dytë të vitit, në kulmin e pandemisë, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia është më e thella që nga viti i krizës së piramidave në vitin 1997, por, nga ana tjetër, në krahasim me shtetet e tjera që u goditën po aq ashpër, është më e moderuar.
-
Një monedhë e fortë është njëkohësisht shkak dhe pasojë e dështimit të BQE-së
10 Tetor 2020, 07:43Në fillim të këtij viti, Bashkimi Europian ra dakord që të emetojë një borxh të përbashkët për të financuar përgjigjen fiskale ndaj pandemisë, duke forcuar besimin në monedhën e përbashkët. Tani, problemi më i ngutshëm në politikën ekonomike të Eurozonës buron nga Frankfurti. Pothuajse askush nuk e beson se BQE-ja është serioze në arritjen e objektivit të saj të inflacionit “nën, por afër shifrës 2%”, shkruan The Economist.
-
Konfuzion me rritjen e pagës 15% për mësuesit! Sindikata: Në realitet është vetëm 9.1%! Sqaron ministria e Ekonomisë: Ja çfarë përfshihet në llogaritje
9 Tetor 2020, 14:54Shifrat e bëra publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për rritjen e pagave për arsimtarët kanë krijuar konfuzion tek ata.
-
Turizmi kërkon paketë të tretë, operatorët letër Ramës: Të mbështetemi me grante si rajoni, duhet të zgjerohet paketa e ri-punësimit
9 Tetor 2020, 14:23Edhe pse kryeministri ishte i prerë kur deklaroi se nuk ka paketë të posaçme për turizmin, operatorët i kanë dërguar një letër me tre kërkesa. Ata kërkojnë mbështetje me grante, paketë rimëkëmbje dhe ndihmë që të mbajnë punonjësit në punë.
-
Biznesi i vogël 10 kërkesa me vlerë 400 mln € qeverisë: Të përgjysmohen taksat, të kompensohen uji/dritat, të falen detyrime doganore dhe bonus 1200 euro për 6 muaj!
9 Tetor 2020, 12:22Për të shmangur falimentin për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, biznesi i vogël rendit 10 kërkesa drejtuar qeverisë për një paketë deri në 400 milionë euro, ndryshe do nisin protestat. Biznesi kërkon përgjysmim taksash, kompensim faturash, falje detyrimesh doganore e bonuese 1200 euro për 6 muaj.