Ekonomi
-
Bien me 1% çmimet e ushqimeve në muajin prill krahasuar me muajin mars. INSTAT raporton se në muajin që lamë pas inflacioni zbriti në 1.9%, nga 2.1% që ishte në muajin mars. Nga ana tjetër frutat vijojnë të jenë më të shtrenjtat.
8 Maj 2020, 16:11 -
Velipoja e boshatisur, me sytë nga hapja e kufirit me Kosovën, administratori: 80% e rezervimeve janë anuluar (VIDEO)
7 Maj 2020, 19:50Ndër vite plazhi i Velipojës ka qenë një ndër më të frekuentuarit në vend dhe ka një vijë bregdetare prej 14,5 km me rërë kurative dhe det të pastër. Pushuesit më të shumtë janë nga Kosova, por edhe vendasit kryesisht nga qytetet e veriut.
-
Hidhen me mijëra ton patate në Korçë e Kukës, fermerët: Ra poshtë puna e një viti! Na bllokon malli nga Kosova (VIDEO)
7 Maj 2020, 19:39Banorët thonë se prej me shumë se dy muajsh patatja ka mbetur stok dhe e groposur për shkak të mungesës së tregut. Patatja është kultura kryesore bujqësorë që mbillet në këtë zonë malore dhe një nga të paktat mundësi ekonomike që kanë banorët e zonës.
-
Kompensimi i pronave/ Strasburgu i jep të drejtë Shqipërisë: Ligji i 2015, mjeti që do të zgjidhë problemin
7 Maj 2020, 14:04Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar padinë e ish pronarëve për kompensimin e pronave, dhe ka konfirmuar si zgjidhje pozitive ligjin e miratuar në vitin 2015. Sipas Gjykatës ish-pronarët nuk kanë shfrytëzuar gjykatat e vendit dhe se ligji në fjalë ka përshpejtuar procesin e kompensimit për pronat.
-
2 mld euro kredi të riskeduluara, Gent Sejko: Mund të shtyjmë afatet për këstet përtej 3 muajve!
6 Maj 2020, 16:27Banka e Shqipërisë nuk përjashton shtyrjen e afatit të pagesës së kredisë përtej tre muajve, si dhe ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në konferencë për mediat se nëse do të jenë të nevojshme do të përdoren edhe instrumente të tjerë për të furnizuar ekonominë me likuiditet.
-
Të arsimohesh dhe të jesh i papunë, INSTAT: Shkalla më e lartë e punësimit tek personat me arsim 8 ose 9- vjeçar
6 Maj 2020, 15:41Arsimimi shpesh herë shikohet si hapi i parë drejt punës, por të dhënat tregojnë të kundërt. Sipas raportit të INSTAT për vitin 2019 për forcat e punës vihet re se niveli më i lartë i papunësisë është pikërisht tek personat që kanë arsim të mesëm dhe ata me arsim të lartë.
-
Paketat e Shqipërisë për të përballuar pandeminë 300 mln €, KE: Humbjet për 6 mujorin e parë do të arrijnë 540 mln €
6 Maj 2020, 11:30KE vlerëson se deri më tani për të përballuar pasojat e pandemisë kanë shkuar 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose rreth 300 milionë euro, ndërsa ministri i ngarkuar për të menaxhuar pandeminë e përhapur Arben Ahmetaj tha se paketat e marra në kuadër të pandemisë janë sa 5.45% e PBB.
-
COVID-19 prek edhe Kadastrën! Kërkesë Kuvendit: Të shtyhet afati i përfundimit të rivlerësimit të pronave, këto dy muaj nuk është punuar
6 Maj 2020, 09:37Kadastra Shqiptare ka bërë kërkesë pranë Kuvendit për të shtyrë afatin për Rivlerësimin e pronave. Burime nga Kadastra pohojnë për Report Tv se kërkesa është bërë pak ditë më parë pasi gjatë këtyre dy muajve procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.
-
Prerja e pishave në malin e Moravës, bashkia e pafuqishme për të ndalur motorsharrat
5 Maj 2020, 20:29Prerja e pishave në malin e Moravës është kthyer në fenomen shqetësues që pranohet edhe nga bashkia e cila është e pafuqishme për të ndalur motorsharrat.
-
COVID-19 ‘godet’ tregun imobilar, por jo ndërtuesit! Bregu: Çudira! Shitje-blerje nuk ka, por çmimet nuk ulen
5 Maj 2020, 15:04Pandemia COVID-19, ka ulur në mënyrë të ndjeshme shitjet dhe blerjet e apartamenteve. Agjentët imobilar thonë se transaksionet në këtë periudhë kanë qenë zero. Ndërkohë çmimet e tyre pavarësisht kërkesës së ulët, kanë mbetur në të njëjtin nivel.
-
Jeni në kërkim të një pune dhe keni një ide biznesi, shteti ju jep 500 mijë lekë për ta vënë në zbatim! Ja procedura
5 Maj 2020, 14:59Çdo person që është i papunë dhe është i regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës dhe që ka një ide biznesi do të mund të përfitojë 500 mijë lekë nga shtetI në formën e subvencionit, për t'i dhënë jetë kësaj ideje.
-
Bizneset fajësojnë procedurat dhe afatet për arsyet pse nuk po aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve
5 Maj 2020, 12:03Kontabilistët kanë shpjeguar se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive.
-
Mbi 25 mijë persona të larguar nga puna morën ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh
5 Maj 2020, 11:59Në total sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Tatimeve numri i kërkesave për ndihmën ekonomike në total ka arritur në 100 mijë e 210 kërkesa, nga biznese dhe të vetëpunësuar.
-
COVID-19 shtyn censin e popullsisë dhe banesave! S'do bëhet në tetor, por më vonë
5 Maj 2020, 11:23Pandemia e COVID-19, ka shtyrë censusin e popullsisë e parashikuar të zhvillohej në muajin tetor të këtij viti. Njoftimi është bërë i ditur nga INSTAT, ku theksohet se ky proces madhor do të shtyhet për në një moment të dytë.
-
Liqeni i Fierzës ndotet nga mbeturinat, gazetarët e Kukësit i bashkohen nismës për ta pastruar
4 Maj 2020, 18:18Gjithçka lundron në ujërat e liqenit të Fierzës, janë këto mbeturina, ku ndotja ndodh çdo vit. Mbeturinat vijnë nga Kosova e Maqedonia, sa herë ka shtim të prurjeve nga dy lumenjtë Drin i Bardhë dhe Drin i Zi.
-
COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja
4 Maj 2020, 16:50Edhe pse në kohë pandemie paraja në qarkullimin nuk do të mungojë. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka rritur kapacitetin për të garantuar furnizimin me kartëmonedha të ekonomisë. Pra për të ulur efektet negative të pandemisë, Banka është e gatshme për të shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim.
-
Falja e kamatëvonesave/ OSHEE: Deri tani 25 mijë përfitues...do të falen 135 mln $
4 Maj 2020, 15:46Rreth 25 mijë familjarë dhe biznese kanë përfituar nga vendimi i OSHEE-së për të falur ose reduktuar kamatëvonesat. Në total deri më 30 qershor pritet të përfitojnë 227,568 abonentët dhe shuma e falur e kamatëvonesave të arrijë në 135 milionë dollarë.
-
Paketa e dytë financiare, Tatimet: Deri tani pagesën 40 mijë lekë e kanë marrë 75 818 aplikues
4 Maj 2020, 10:06Deri më datë 4 maj 2020 kanë aplikuar gjithsej 98 mijë e 130 punonjës dhe e kanë marrë 75 mijë e 818 punonjës.
-
Paketa e dytë e ndihmës financiare, Denaj: Kush është refuzuar apo s'ka përfunduar duhet të plotësoj këtë formular
2 Maj 2020, 22:01Për të gjithë të interesuarit, subjekte apo individë, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
-
'I paguajmë taksat si në kohë paqe, jo lufte', biznesi i vogël: Protesta nëse qeveria nuk na ndihmon
1 Maj 2020, 23:05Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto parashikoi edhe protesta nëse qeveria nuk ndihmon biznesin.
