Ekonomi
-
Ndryshe nga opozita e cila propozon taksim për të gjithë njësoj, Qeveria është e vendosur për të taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë edhe nëse do të marrin një mandate të tretë. Vetë biznesi kërkon rishikim të plotë të politikës fiskale, dhe të thjeshtohet sistemi tatimor. Ekspertët Arben Shkodra, Zef Preçi dhe Mateo Spaho thonë se fillimisht duhet të luftohet evazioni fiskal ose fshehja e te ardhurave.
4 Shtator 2020, 15:52 -
Shqipëria humbet pikë në klimën e biznesit, Spaho: Kemi energjinë dhe naftën më të shtrenjtë
4 Shtator 2020, 10:38Klima e të bërit biznes në vend është përkeqësuar, thuhet në studimin e Dhomës Evropiane e Tregtisë Shqipëria renditet e parafundit në rajon duke humbur 2 vende nga një vit më parë.
-
Bizneset s’kanë likuiditet, po ulin pagat e punonjësve, Shkodra: Duhet program afatgjatë për të nxitur punësimin
3 Shtator 2020, 14:4287 mijë punonjës dolën të papunë deri në fund të qershorit si pasojë e pandemisë. Përveç këtij efekti negativ sekretari i bashkimit të prodhuesve Arben Shkodra thotë për Report TV se kompanitë po ulin pagat e punonjësve pasi nuk kanë likuiditet.
-
Veprimtaria e bankave gjatë pandemisë, Sejko vlerëson 6 muajt e parë të 2020: Pasiguria ekziston
2 Shtator 2020, 17:00Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020 për veprimtarinë e sektorit bankar gjatë pandemisë së koronavirusit.
-
Shqipëri-Kosovë marrëveshje për njohjen e viteve të punës! Denaj: Bashkëpunimi mes vendeve është katërfishuar
2 Shtator 2020, 15:39Vitet e punës dhe të kontributeve të punonjësve shqiptare e kosovarë në shtetet përkatëse do të njihen. Ky bashkëpunim që pritet të kthehet në marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive është arritur sot gjatë një takimi bilateral mes Ministres së Financave Anila Denaj me Ministrit kosovar të Punës Skënder Reçica.
-
2325 punonjës që ende nuk kanë marrë pagat e luftës! Tatimet: Keni afat deri më 25 shtator për të rregulluar llogaritë
2 Shtator 2020, 15:22Shtyhet afati që kishin qytetarët për të korrigjuar llogaritë bankare në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Afati i ri për të rregulluar IBAN-in dhe emrin e bankës është 25 shtatori. Aktualisht janë 2325 punonjës që ende nuk kanë marrë pagat e luftës për shkak të gabimeve në llogari.
-
Ekonomia shqiptare nën ndikimin e COVID-it, Denaj: 87 mijë të papunë në periudhën Maj-Qershor
2 Shtator 2020, 12:26Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.
-
Rreth 50 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë, Tabaku: E pamundur të fshihet papunësia
1 Shtator 2020, 22:40Sipas të dhënave të ministrisë së financave gjatë 7 muajve të fundit kanë rënë të ardhurat nga kontributet shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat personale.
-
Rimëkëmbja e ekonomisë, rinisin punë 43 mijë persona që u larguan për shkak të koronavirusit
1 Shtator 2020, 21:55Pas goditjes ekonomike për shkak të masave shtrënguese gjatë pandemisë së koronavirusit, për herë të parë pas 5 muajsh tregu i punës ka rezultuar me rritje të të punësuarve.
-
Studimi/ Vetëm 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë
1 Shtator 2020, 08:08Heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese.
-
Pandemia uli 80% numrin e udhëtarëve në portin e Vlorës
31 Gusht 2020, 17:20Kufizimet e shteteve të BE-së ndaj vendit tonë dhanë efekte tejet të rënda në turizëm. Kjo shihet tek lëvizja e udhëtareve drejt Italisë, por edhe anasjelltas. Nëse në vitin 2019, gjatë gushtit kaluan në portin e Vlorës, 50 mijë udhëtare këtë vit janë më pak se 10 mijë.
-
Karantina prill-qershor shtoi lejet e ndërtimit
31 Gusht 2020, 17:15Gjatë periudhës së karantinës u rrit numri i lejeve të ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT nga muaji prill deri në qershor të këtij viti janë dhënë 209 leje ndërtimi, ose 14% më shumë se në tremujorin e parë.
-
Ekonomia dhe tregu i punës rrezikohen nga shpopullimi! Eksperti: Tkurrja e popullsisë do të sjellë më pak të ardhura
31 Gusht 2020, 14:45Popullsia shqiptare po plaket dhe në vend pritet të mbizotërojë mosha mbi 65 vjec në 50 vitet ardhshme. Për ekspertët e ekonomisë shpopullimi dhe mbizotërimi i moshave të mëdha është rrezik për financat publike, për ekonominë e vendit dhe tregun e punës.
-
Pagat e luftës, sot afati i fundit për llogaritë bankare
31 Gusht 2020, 10:58Përfundon këtë të hënë afati që kishin të gjitha individët për të korrigjuar llogaritë bankare, në mënyrë që të marrin pagat e luftës. Ishin mbi 2700 punonjës që kishin parregullsi me IBAN-in e llogarisë bankare dhe për pasojë nuk kanë përfituar nga ndihmat e qeverisë.
-
Raporti/ Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të COVID-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor
31 Gusht 2020, 08:50Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit.
-
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
30 Gusht 2020, 17:35Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
-
Rritet kërkesa/6 muaj pandemi, importuam 28 mijë ton detergjentë (VIDEO)
30 Gusht 2020, 13:51Pandemia ka rritur kërkesat për të importuar më shumë detergjentë dhe materiale dezinfektimi. Raporti i doganave tregon se mbi 28 mijë tonë produkte higjienike janë importuar në 6 muaj në vendin tonë. Kjo rritje me rreth 3 mijë tonë në raport me 2019 sipas ekspertëve lidhet nevojat që po shkakton pandemia COVID-19. Por njëkohësisht eksperti ekonomisë Zef Preçi thotë se bizneset aktualisht janë në një pasiguri totale dhe kërkojnë ide të reja.
-
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
28 Gusht 2020, 22:25Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
-
Hekurudha e re Tiranë-Durrës, çmim bilete më të lartë
28 Gusht 2020, 17:09Me rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës që pritet të përfundojë në 2022-shin, bileta vajtje-ardhje mund të kushtojë deri në 4 euro. Një vlerë kjo, që krahasuar të dhënat aktuale të Hekurudhës Shqiptare do t;i kushtojë një udhëtare 200 lekë më shumë.
-
Studimi: Sektori i ndërtimit në vend pastroi 1.6 mld euro, 60% e kompanive nuk justifikonin burimin
28 Gusht 2020, 12:521.6 miliardë euro janë pastruar në sektorin e ndërtimit nga viti 2017-2019. Sipas një studimi të bërë nga ‘Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar’, thuhet se 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë nuk justifikojnë burimet e tyre financiare.