Ekonomi
-
Qytetarët nga sot do të mund të marrin lejen e legalizimit edhe pa e paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kështu përcakton nisma ligjore e qeverisë e miratuar pa shumë zhurmë në parlament. Kjo taksë e vendosur në 2018 si detyrim sipas qeverisë ka dëmtuar procesin e legalizimit. Por nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 5 mijë legalizime të bëra në shkelje pa e paguar taksën edhe kur ishte detyrim ligjor.
21 Gusht 2020, 16:32 -
COVID-i i mbylli dyert turistëve, INSTAT: Rënie me 75.6%
21 Gusht 2020, 16:20Numri i vizitorëve në prag të sezonit veror ka rënë ndjeshëm, si pasojë e pandemisë. INSTAT raporton për një tkurrje me 75.6% të numrit të turistëve për periudhën prill-qershor. Nga ana tjetër edhe numri i netëve të qëndrimit në vendin tonë ka rënë ndjeshëm me 76% në prill maj qershor.
-
Mundësia e fundit për 3141 punonjës për të marrë pagën e luftës! Tatimet: Korrigjoni llogaritë bankare deri me 31 gusht
21 Gusht 2020, 09:47Për shkak të gabimeve në llogaritë bankare 3141 punonjës nuk kanë marrë ende pagën e luftës pavarësisht se janë përfitues.
-
Linja e gazit Shqipëri-Kosovë kushton 211 mln euro
21 Gusht 2020, 07:47Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, e cila funksionin në kuadër të procesit të Berlinit njoftoi përfundimin e studimit për një linjë të transmetimit të gazit nga Shqipëria në Kosovë, për tu shtrirë më tej në Serbi.
-
COVID-i stopoi kompensimet në mars! ATP: Në 7 muaj 492 padi të reja për pronat
20 Gusht 2020, 16:54Pandemia ka stopuar procesin e kompensimit financiar të ish-pronarëve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Trajtimit të Pronave thuhet se në mars procesi u pezullua. Ndërkohë është rritur numri i padive në Gjykata nga pronarët e ish-pronarët. Në 7 muaj janë bërë 492 padi për çështjet e pronave.
-
Bankimi në distancë? Dje i nevojshëm, sot i domosdoshëm
20 Gusht 2020, 11:49Banka ProCredit e ka filluar procesin e digjitalizimit bankar që nga viti 2015 ku prezantoi për herë të parë në tregun shqiptar "Zonat 24/7", të cilat janë ambiente të dedikuara për vetëshërbim me anë të pajisjeve elektronike. Për të vijuar më tej në vitin 2017 me prezantimin e një koncepti të ri bankingu, atë të Direct Banking, dedikuar individëve. Por si ka ndikuar përgjatë gjithë kësaj kohe zhvillimi teknologjik në marrëdhënien Bank-Klient?
-
Paketa ‘Riviera Shqiptare’ këtë vit 350 euro personi, në 2019 ishte 190-250 euro! COVID-i shtrenjton ofertat edhe për Turqinë (VIDEO)
19 Gusht 2020, 15:43Prisnim rënie të çmimeve për paketat turistike, por ndodh e kundërta. Pandemia shumë vende i la pa turistë për shkak të mbylljes së kufijve, por iu rriti çmimin shumë destinacioneve. Pushimet në Antalia këtë vit kushtojnë deri në 200 euro më shumë se në 2019. Ndërsa në vend ofertat 2 ditore shtrenjtohen me nga 10-20 euro, e ato javore deri në 50 euro më shtrenjtë.
-
COVID-i tkurr turizmin por jo çmimet, operatorët turistikë: Korrik-Gusht përmirësim minimal
18 Gusht 2020, 14:20Pandemia ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e të bërit pushime. Rezervimet tashmë janë të momentit të fundit dhe janë afatshkurtra 2-3-ditore e më së shumti në fundjavë. Por normaliteti i ri nuk ka fuqi përsa i takon çmimeve, pasi ato mbeten të njëjtat ose kanë pësuar rritje edhe pse numri i turistëve është në rënie.
-
INSTAT: Shqipëria ul me 13.4% eksportet me Kosovën, i rrit me 42% me Serbinë (VIDEO)
17 Gusht 2020, 18:06Edhe pse masat kundër COVID-19, janë lehtësuar, tregtia mbetet e brishtë. Në 7-muaj eksporte e mallrave u reduktuan me 16.8%, dhe goditjen më të madhe e kanë marrë nga biznesi fason. Referuar të dhënave të INSTAT, si eksportet ashtu edhe importet të tekstileve dhe këpucëve kanë pësuar rënien më të madhe në muajin korrik.
-
Transporti publik më i prekuri nga izolimi/ 5191 punonjës do të marrin pagën e dytë të luftës prej 26 mijë lekësh (VIDEO)
17 Gusht 2020, 16:44Më shumë se 5 mijë punonjës të transportit publik do të marrin pagën e dytë të luftës nga qeveria. 26 mijë lekë është shuma e pagës së dytë. Në vendimin e qeverisë thuhet se kush ka marrë bonusin e parë, 26 mijë lekëshin do ta marrë tashmë automatikisht.
-
Lehtësimi i masave anti-COVID ‘gjallëroi’ kërkesat për azil nga shqiptarët! Në qershor 334 aplikime
17 Gusht 2020, 09:50Dëshirën e shqiptarëve për të jetuar jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira jetese, nuk e ndal as rreziku përballë COVID 19. Ndonëse u shënua një rënie e kërkesave në muajin maj gjatë izolimit, qershori muaji i lehtësimit të masave rriti shifrat e aplikimit nga qytetarët shqiptarë.
-
Nga 65.8% që ishte në fund të 2019, borxhi ka arritur në 80.02%! Rritet ‘barra’ për qytetarët
16 Gusht 2020, 20:33Borxhi publik i vendit shkon në 80, 02% të prodhimit të brendshëm bruto. Duke thyer edhe limitin e vendosur nga qeveria për këtë vit. Nga 9 miliardë euro që ishte në fund të vitit 2019, tashmë në 6 muaj ka arritur në 10.2 miliardë euro.
-
Shqipëria vendi i parë ne rajon me risk të lartë për pastrimin e parave! Indeksi i Bazelit: Renditet në vendin e 44-t, pas Turqisë
14 Gusht 2020, 08:35Pavarësisht punës se bërë dhe ndryshimeve ligjore, Shqipëria përsëri konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në muajin Shkurt ishte Moneyval, që e futi vendin në listën gri, tashmë është Indeksi i Bazelit, i cili e klasifikon vendin me risk të lartë për këtë fenomen.
-
Denaj në fasonerinë në Berat: 450 të punësuar, dy garancitë sovrane e transformuan në biznes prodhues
13 Gusht 2020, 22:03Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizitoi një fabrikë këpucësh në Berat, që falë paketës mbështetëse të qeverisë është transformuar nga fason në biznes prodhues me cikël të mbyllur, ku sot janë të punësuar 450 punonjës.
-
Shtyhen 26.8 mld lekë këste kredish! BSH: Përfituan më shumë bizneset pasi fituan likuiditet
13 Gusht 2020, 16:57Bizneset në sektorin e shërbimeve e turizmit, ato të industrisë dhe ndërtimit kanë qenë përfituesit kryesor të vendimit për shtyrjen e kredive.
-
Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021 (VIDEO)
13 Gusht 2020, 16:51Ekonomia e vendit do të përjetojë një rënie të thellë këtë vit, ndërsa periudha Prill-Maj-Qershor, ka pasur rënien më të madhe. Banka e Shqipërisë ekonomia e vendit do ti rikthehet përmirësimit në vitin 2021, ndonëse rikuperimi i saj varet nga tërësisht nga largimi i pandemisë.
-
Në 5 muaj pandemi u regjistruan 5 244 biznese të reja, QKB: U mbyllën 1 645 subjekte
13 Gusht 2020, 16:49Mbi 5 mijë biznese të reja janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Sipas të dhënave gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që janë çregjistruar është 1 mijë e 645. Ndërkohë numri më i lartë i bizneseve të hapura është në Tiranë.
-
Si t'i përdorim krizat si mundësi zhvillimi? Ekspertët: Mbijeton kush përshtatet
12 Gusht 2020, 21:38Nëse ja del të përshtatesh dhe të prodhosh atë që tregu kërkon, do ia dalësh t'i mbijetosh krizës dhe të fitosh. Në këtë konkluzion dalin ekspertët teksa komentojnë situatën në të cilën ndodhet biznesi në vend. Njohësit e fushës këshillojnë që krizën që po shkakton COVID-19, bizneset ta shohin si mundësi për të zhvilluar aktivitetin në një drejtim tjetër.
-
2019 shton të pasurit në Shqipëri, Tatimet: 3 mijë veta më shumë se në 2018
12 Gusht 2020, 16:073 mijë persona më shumë se 2018-a, patën në vitin 2019 mbi 2 milionë lekë të rinj të ardhura vjetore. Këtë shifër, Report Tv e mëson me burime nga Drejtoria e tatimeve, ku individët rezidentë në Shqipëri kanë detyrimin ligjor t’i deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të një formulari online.
-
Fasonerit në vend prodhojnë mbi 20 mln maska, 75% e tyre kanë shkuar në Itali
12 Gusht 2020, 15:36Mbi 20 milionë maska janë prodhuar nga fasoneritë në vend. Burime nga shoqata Pro-eksport Albania bëjnë të ditur se rreth 37% e fasonerive kanë orientuar prodhimin e tyre drejt veshjeve mjekësore. 75% e këtyre prodhimeve është dërguar drejt Italisë.