Ekonomi
-
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar shtyrjen e parapagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për 13 mijë biznese të vogla, si dhe u miratua shtyrja e pagesës së qirasë për dy muaj. Të dy këto akte normative janë miratuar me votat e mazhorancës, ndërsa pritet të kalojnë këtë javë për diskutim dhe miratim në parlament në seancën e 16 prillit.
13 Prill 2020, 17:47 -
Situata e pandemisë, bashkia e Tiranës shtyn deri më 17 maj afatin e aplikimit për kredi të butë
13 Prill 2020, 15:05Nisur nga situata e pandemisë, Këshilli Bashkiak i Tiranës shtyn afatin e aplikimit për kreditë e buta deri më 17 maj. Qytetarët do të kenë më shumë kohë për të përfituar nga aplikimi.
-
Pse refuzohen aplikimet për pagën e luftës? Ja 10 arsye! Shumica e aplikimeve kanë qenë biznes i madh
13 Prill 2020, 11:57Brenda një jave nga fillimi i aplikimeve nga ana e bizneseve dhe të vetë punësuarve për të marrë pagën e luftës, pasi kanë mbetur të papunës si pasojë e masave kundër Covid-19, janë refuzuar 18% e aplikimeve të bëra, pasi është verifikuar se ato nuk bënin pjesë në grupin e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet që mbyllet.
-
Shtimi i mesatares së jetëgjatësisë, FMN thirrje qeverive: Të ndryshojë qasja, 65-vjeçarët të integrohen në tregun e punës
13 Prill 2020, 11:20Shqipëria është ende një vend me popullsi të re në krahasim me anëtaret e BE-së. Por FMN lajmëron se, popullsia e Shqipërisë dhe vendeve e tjera në zhvillim do të plaket shumë shpejt.
-
Hidrocentrali i Moglicës hap portat, kryhet me sukses testimi (VIDEO)
13 Prill 2020, 10:13Hidrocentrali i Moglicës, që ka një nga dy digat e betonit më të larta në Europë dhe është një nga projektet më të rëndësishme hidroenergjetike në vend, ka kaluar me sukses provën duke hapur portat e liqenit të tij.
-
Coronavirusi/Konfindustria: Shqipëria dhe Kosova të lehtësojnë transportin dhe shkëmbimet tregtare
12 Prill 2020, 10:53Në kushtet e situatës si shkak i masave të marra nga Covid-19 konfindustria kërkon më shumë bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare. Konfindustria kërkon shmangien e importeve dhe lehtësim të shkëmbive tregtare midis dy vendeve.
-
Kredia sovrane, Nikolin Jaka për Report Tv: I jep frymëmarrje biznesit, por nuk është e mjaftueshme
11 Prill 2020, 16:55Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka thotë për Report TV se kredia me garanci sovrane është një frymëmarrje për biznesin por fondi prej 11 miliard lekësh nuk është i mjaftueshëm. Jaka sqaron se kredia nuk është normë interesi e ulët por është kredi tregtare.
-
Ahmetaj letër BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini te fasoneria shqiptare
11 Prill 2020, 16:10Ministri Arben Ahemtaj i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 u ka dërguar një letër ministrave të ekonomisë së vendeve të BE-së për të bashkëpunuar me biznesin fason në Shqipëri për prodhimin e veshjeve të mjekëve dhe uniformave të ushtrisë.
-
Publikohet udhëzimi, 24 mijë persona të dypunësuar në 2021 duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat
11 Prill 2020, 13:32Në 1 janar 2020 kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjoren ligjin për tatimin mbi të ardhurat që synonte të tatonte të dypunësuarit për totalin e të ardhurave të tyre. Pra nëse një preson bën 2 ose më shumë punë tatimi që do të paguaj do të jetë për shumatoren e pagave.
-
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
11 Prill 2020, 10:44Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
-
FMN, 174 milionë euro ndihmë të menjëhershme Shqipërisë për tërmetin dhe COVID-19
10 Prill 2020, 22:39Tërmeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare. Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit.
-
Flamur Hoxha: 30-50 mijë të punësuar rrezikojnë largimin nga sektori fason, duhet injeksion i shpejtë
10 Prill 2020, 22:13Flamur Hoxha, sipërmarrës dhe përfaqësues i shoqatës së fasonëve u shpreh sonte në emisionin 'Pa Protokoll' se 30-50 mijë punonjës rrezikojnë që të mbeten pa punë dhe të largohen nga ky sektor nëse shteti nuk ndërhyn me paketa lehtësuese të favorshme
-
30 milionë euro dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit
10 Prill 2020, 18:1530 milionë euro është vlera e dëmshpërblimit të dhënë nga kompanitë e sigurimeve për 5000 raste dëmesh të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
-
Tatimet: Ndihmë vetëm të punësuarit e regjistruar para krizës, nuk merren parasysh bizneset e hapura më 2020
10 Prill 2020, 17:38Një numër punonjësish, të cilët nuk po punojnë pasi bizneset punëdhënëse janë pezulluar për shkak të koronavirusit, janë përjashtuar nga marrja e ndihmës ekonomike. Tatimet sqarojnë se kush nuk mund të përfitojë ndihmë dhe çfarë duhet të plotësojnë për ta marrë atë.
-
AMF pezullon shpërndarjen e dividentit dhe shkurton 50% pagat për drejtuesit e institucionit
10 Prill 2020, 17:31Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani u shpërndan aksionerëve të saj.
-
Yuri Kim bisedë telefonike me guvernatorin Sejko: Vlerësoj masat e marra nga BSH për kapërcimin e efekteve negative në ekonomi
10 Prill 2020, 17:14Situata e koronavirusit sjell pasoja të rënda ekonomike dhe për këtë Banka e Shqipërisë për t'i ardhur në ndihmë bankave të klientëve të tyre ka marrë të gjitha masat rregullative. Kjo ka bërë që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi një bisedë telefonike me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
-
PD akuza qeverisë: Mos diskriminoni, 80 mijë biznese të vogla nuk përfitojnë ndihmë financiare
10 Prill 2020, 16:22Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverisë se po lë jashtë paketës së ndihmës financiare 80 mijë biznese të vogla me të vetëpunësuar.
-
Bashkia Tiranë: Falen detyrimet për zënie hapësire publike në mars-prill, taksat e qershorit shtyhen për në gusht
10 Prill 2020, 14:14Në përputhje me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, Bashkia Tiranë ka njoftuar qytetarët për disa lehtësime të karakterit fiskal.
-
Në Credins s'ka kufizime! Shërbimet i merrni online...Dhjaku: Investimet në kohë shmangën fluksin nga pandemia
10 Prill 2020, 14:06Credins Bank nuk njeh kufizime, pasi qytetarët mund ti marrin shërbimet online. Drejtoresha e Departamentit te IT, ne Credins Bank Valbona Dhjaku thotë për Report TV se klientët mund të hapin llogaritë e tyre nga shërbimi online, mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferua dhe nuk do të ketë komisione.
-
Komisioni për Ekonominë e Financat takim online, miratohen dy projekt-ligjet, Xhelilaj: Synohet mbështetja financiare e BE-së
9 Prill 2020, 16:08Komisioni për Ekonominë dhe Financat në drejtimin e kryetares, Milva Ekonomi është realizuar virtualisht, përmes platformës virtuale Cisco Webex.
