Ekonomi
-
Sipas njoftimit të Agjencia e prokurimit Publik, autoritetet kontraktore lejohet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.
1 Prill 2020, 15:05 -
Braçe: O VIP, mos e shkurto punëtorin se s'ke lekë! Shkurto luksin tënd ose do i paguash 12 paga e shpërblime
1 Prill 2020, 13:49Zv kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar biznesin e madh që të mos shkurtojë punonjësit në këtë periudhë që ka rënë fluksi i punës, pasi ata mbrohen me ligj, e në të kundër do t'i paguajë deri në 12 paga.
-
Rama mbledh online krerët e bankave: Vihet në zbatim garancia sovrane për pagat e kujt s'shkon dot në punë! Në prill zgjerohet paketa
1 Prill 2020, 12:46Bankat e nivelit të dytë kanë rënë dakord me qeverinë për t'u dhënë kredi pronarëve të bizneseve që kanë hasur vështirësi ekonomike si pasojë e COVID-19, për të paguar pagat e punonjësve, pa asnjë rrezik pasi shteti del garant. Ndërkohë, kreu i shtetit ka njoftuar gjithashtu se paketa financiare e prezantuar më herët për të përballuar pasojat ekonomike të COVID-19 do të zgjerohet në muajin prill.
-
Nis sot, ja procedura si të përfitoni 'pagën e luftës' (UDHEZIMI I PLOTE - HAP PAS HAPI si të veproni)
1 Prill 2020, 12:41Bizneset mund të aplikojnë te portali i pagesës së taksave e-filing. Shtresat në nevojë përfitojnë pagesën sipas proceduarave standarde
-
COVID-19, Vasil Bedinaj: Turistët anuluan rezervimet, çregjistruam punonjësit (VIDEO)
31 Mars 2020, 17:37Kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të parandaluar deri diku situatën mbi të gjitha tek të punësuarit në këtë sektor të cilët do mbeten të papunë.
-
Kriza ekonomike nga COVID-19 ekspertët: Më fortë se e 2008, skenari 'B' rezerva valutore e BSH
31 Mars 2020, 16:03Kriza ekonomike që mund të sjellë COVID-19, sipas ekspertëve, do të jetë më e fortë se sa e ajo e vitit 2008. Kreu i shoqatës shqiptare të prodhuesve Sokol Kraja thotë se 2 janë mundësitë që ka shteti për të përballuar situatën: rritja e borxhit publik dhe përdorimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë. Kraja pohon se vendi rrezikon edhe recesion ekonomik.
-
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
31 Mars 2020, 15:31106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
-
Nuk ka shtyrje, përfundon sot afati i bizneseve për dorëzimin e deklaratës së Tatimit mbi Fitimin për vitin 2019
31 Mars 2020, 12:12Sot përfundon afati për të dorëzuar deklaratën e tatimit mbi fitimin të vitit 2019, për të gjitha bizneset në vend.
-
Dy kategori për përfituesit, kujt i falet dhe kush përfiton lehtësi për kamatëvonesat e energjisë elektrike
30 Mars 2020, 17:18227 mijë e 568 abonentë përfitojnë nga masa lehtësuese e qeverisë për të falur kamatëvonesat për konsumatorët e energjisë elektrike. Nga këto përfitues 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes.
-
Koronavirusi në Shqipëri/ Valutat e huaja zhvlerësojnë lekun
30 Mars 2020, 12:55Valutat e huaja shënojnë përsëri rekord, duke sjellë nënçmim të vazhdueshëm të lekut. Referuar të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet në tregun valutor me 131 lekë, duke u rritur me 2.89 pikë nga kursi i këmbimit i së premtes.
-
Drejtoresha e Tatimeve për Report TV: Koronavirusi uli të ardhurat e shtetit deri 30%! Ende asnjë masë mbështetje për biznesin e madh
29 Mars 2020, 15:49Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha në Report TV se situata e krijuar nga koronavirusi po ndjehet në ekonominë shqiptare. Ajo tha se aktualisht janë ulur të ardhurat mujore të shtetit nga 20 deri 30%, ndërsa nuk është menduar ndonjë masa mbrojtëse për biznesin e madh. Delina Ibrahimaj: Kush punon në të zezë nuk përfiton nga ndihmat sociale dhe financiare që jep qeveria. Abuzimet më të mëdha me çmimet nga shumica
-
COVID-19 zbret të ardhurat me 16 mln euro, Ministria e Financave: Do dëmtohet ndjeshëm turizmi, tregtia dhe transporti (VIDEO)
29 Mars 2020, 14:19Mbyllja e bizneseve dhe shtyrja e disa afateve për shlyerjen e detyrimeve do të dëmtojw ndjeshëm të ardhurat e këtij viti.
-
COVID-19 forcon valutat, euro shitet me 133 lekë
29 Mars 2020, 10:49Euro vazhdon të fitojë terren ndaj monedhës kombëtare. Sot në tregun valutor një euro po blihet nga tregtarët për 128 lekë dhe po shitet me 133 lekë. Një nivel i tillë i euros është vrenjtur në vitin 2017, kur kursi i këmbimit të euros ishte mbi 130 lekë. Për ekspertët kjo lidhet direkt me pasojat e COVID-19, që ka bllokuar shumë ekonomi, ka ulur investimet dhe të hyrat valutore janë reduktuar ndjeshëm.
-
Si të aplikoni për të përfituar pagë/ Qeveria paketë masash për biznesin e vogël dhe ata që mbetën pa punë
28 Mars 2020, 14:35Me një akt normativ dhe me një VKM qeveria ka vendosur të mbështetë financiarisht personat që mbeten pa punë si pasojë e rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Janë caktuar lehtësi në pagesën e taksave për ndërmarrjet e vogla, ndërkohë që të papunët e mëparshëm dhe personat në ndihmë sociale marrin përfitime që fillon nga 26.000 lekë në muaj, deri në dyfishim të asistencës.
-
Shtyhet afati i pagesës së taksës së tatimit të thjeshtuar! Tremujori i parë dhe i dytë deri më 20 tetor
28 Mars 2020, 13:55Afati i ri për parapagesën e tatimit të thjeshtuar
-
Tërmeti gjunjëzon ekonominë, rënie 0.15% në tremujorin e 4! Ndërtimi në pikiatë, bie me 15%
27 Mars 2020, 21:17Tremujori i katërt i vitit të kaluar ka shënuar një pikë kthese në ecurinë deri tani pozitive të ekonomisë shqiptare. Sipas INSTAT në tetor-dhjetor prodhimi vendas ishte 0.15% më i ulët se një vit më parë, dukshëm për shkak të tërmetit. Ndërtimi në rënie 15%, por industria nxjerrëse +12%.
-
Në mesin e pandemisë COVID-19, rritje e papritur e vlerës së euros në Shqipëri
27 Mars 2020, 13:36Sot, 1 euro blehet me 128 lekë, ndërsa një javë më parë 1 euro blihej me 124 lekë maksimumi.
-
Shtyhet afati për deklarimin e bilanceve financiare deri më 31 korrik 2020
27 Mars 2020, 10:51Qeveria ka vendosur të shtyj afatin për deklarimin e bilanceve financiare të bizneseve për në datë 31 korrik 2020. Po ashtu iu ka dhënë mundësinë bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë që të paguajnë këstet e tatim fitimit deri më 31 dhjetor 2020.
-
COVID-19/ Shtyhet për së dyti afati për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, tani 21 prill
27 Mars 2020, 10:47Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për së dyti afatin që kishte lënë në dispozicion për investitorët e interesuar për të dorëzuar një ofertë lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.
-
Paketa lehtësuese/ Hyn në fuqi vendimi, shtyhet afati i dorëzimit të bilanceve nga biznesi
26 Mars 2020, 23:34Pas miratimit nga qeveria ka hyrë në fuqi vendimi në lidhje me dorëzimin e bilanceve të biznesit, që nuk do të bëhet në fund të këtij muaji, por shtyhet për në fund të korrikut për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
