Ekonomi
-
Pas miratimit nga qeveria ka hyrë në fuqi vendimi në lidhje me dorëzimin e bilanceve të biznesit, që nuk do të bëhet në fund të këtij muaji, por shtyhet për në fund të korrikut për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
26 Mars 2020, 23:34 -
Ulja e tatimit mbi dividendin, KLSH: Amnisti fiskale e njëanshme, krijoi pabarazi fiskale
26 Mars 2020, 21:56Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka konsideron si një amnisti fiskale të njëanshme reduktimin e tatimit mbi dividendit nga 15% në 8%. Sipas KLSH, një vendim i tillë ka krijuar pabarazi fiskale, nga e cila përfituan shumë subjekte.
-
Koronavirusi mbyll 15 fasoneri në Krujë, pronarët: 30% e punëtorëve mungojnë çdo ditë nga frika
26 Mars 2020, 18:1715 fasoneri në rrethin e Kujës kanë vendosur unanimisht që të mbyllin aktivitetin e tyre deri më 6 prill. Shkak sipas pronarëve është sepse nuk duan të rrezikojnë jetën e tyre dhe të punonjëseve si dhe mungesa e punëtorëve deri në 30% çdo ditë. Numri i punonjësve në këto fabrika arrin deri në 3000 persona.
-
'Furnizimi vijon normalisht, asnjë pengesë për mallrat ushqimorë.' Drejtori i doganave: Shkëmbime edhe me Greqinë e Italinë
26 Mars 2020, 13:31Bardhi ka siguruar se mallrat si në hyrje dhe në dalje të doganave, sidomos ato ushqimore, vijojnë normalisht dhe pa asnjë pengesë.
-
INSTAT: Popullsi rezidente në Shqipëri, 2 mln e 845 mijë e 955, në 1 vit pakësim me 16 mijë e 472 vetë
26 Mars 2020, 12:55INSTAT: Janë pakësuar lindjet me 1.3% në krahasim me vitin 2019. Është rritur mosha mesatare nga 36.7 vjeç në 37.2. Është rritur me 13% numri i emigrantëve, është ulur numri i të kthyerve
-
-
'Hiqni çdo lloj takse vendore dhe na paguani dritat e ujin', biznesi i vogël dhe i mesëm kërkesë me 12 pika qeverisë
25 Mars 2020, 19:28Edhe pse qeveria ka miratuar një paketë ndihme për biznesin e vogël ku u është shtyrë mbyllja e bilancit në korrik, përjashtimi nga taksat vendore dhe do të punonjësit mbetur në shtëpi do të paguhet, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë, iu është drejtuar me një kërkesë me 12 pika.
-
Koronavirusi tkurr transportin ajror, bien me 90% fluturimet! Drejtori i TIA-s: Dëm i madh, nga 65 bëjmë vetëm 2 fluturime në ditë
25 Mars 2020, 19:15Trafiku ajror pas përhapjes së COVID-19, është tkurrur me 90-95%, rënie që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, shprehet për Report TV se fatura financiare do të jetë shumë e lartë, ndërsa vijon normalisht transporti i mallrave, dhe riatdhesimi.
-
Euro ngjitet në nivelin më të lartë të një viti
25 Mars 2020, 15:25Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
-
Koronavirusi/ Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 1.0% në 0.5% (VIDEO)
25 Mars 2020, 12:26Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.
-
Banka e Shqipërisë pritet që të ulë sot normën bazë në nivele minimale historike, për nxitjen e ekonomisë së 'sëmurë'
25 Mars 2020, 08:53Banka e Shqipërisë do zhvillojë sot mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, pritet të diskutohet ulja e normës bazë të interesit.
-
Covid-19 në Shqipëri/ Civici për Report Tv: Ekonomia do të rezistojë, nuk ka recesion!
24 Mars 2020, 14:1312 miliardë lekë të alokuara për të përballuar emergjencën e COVID-19, për ekspertin Adrian Civici janë të mjaftueshme vetëm në plan afatshkurtër. Sipas tij shumë shpejt do të kalojmë tek plani B dhe C, që mund të shoqërohet me reduktimin e disa lloj taksash. Civici shton se ekonomia jonë do të rezistojë dhe s’do lejojë recesion ekonomik.
-
COVID-19 mbyll hotelet ‘VIP’ në Tiranë, anulohen rezervimet dhe kontratat
23 Mars 2020, 15:34COVID-19 dhe izolimi i vendit ka çuar në mbylljen e hoteleve VIP në Tiranë. Bizneset e mëdha të sektorit hoteleri-turizëm janë jashtë funksionit. Për herë të parë që nga ndërtimi situata e COVID-19, ka mbyllur një nga hotelet historik të vendin Hotel Tiranën. Tashmë numërohen me dhjetëra kontrata të mbyllura dhe qindra rezervime të anuluara.
-
Emergjenca nga COVID-19/ Ja LISTA e plotë e aktiviteteve ekonomike që duhet të qëndrojnë hapur dhe ato që mbyllen
23 Mars 2020, 12:20Bizneset prodhuese do të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Mbyllen bare, restorante, palestra, pishina, shërbimet estetike. Qendrat tregtare, qendrat kulturore dhe të argëtimit nga nesër të mbyllura. Transporti i mallrave në të gjitha rrugët i lejuar
-
12 mld lekë për COVID-19/ Ndryshon buxheti! Infrastrukturës i hiqen 900 mln lekë, dyfishohet defiçiti, ulet parashikimi për rritjen ekonomike
22 Mars 2020, 13:56Koronavirusi dhe përballimi i pasojave të tij kanë çuar në ndryshimin e buxhetit të këtij viti. Janë rreth 12 miliardë lekë që do të shkojnë për masat kundër COVID-19, ku 6.5 miliardë lekë do të shkojnë për pagat e punonjësve, 2.5 miliardë lekë për sektorin e shëndetësisë, 2 miliardë për ushqime dhe 1 miliardë shkon për fondin rezervë.
-
'Fati i popullit tim është fati im', Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë 50 000 euro në luftën kundër covid 19
20 Mars 2020, 18:24Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhuron 30,000 euro për Qeverinë Shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të infektivit në Tiranë e në rrethe. Gjithashtu dhuron edhe 20,000 euro për Bashkinë e Tiranës që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë e të moshës së tretë.
-
COVID-19/ Euro arrin në nivelin më të lartë në 5 muaj, kërcen dhe dollari
20 Mars 2020, 10:59Euro ka kërcyer sot mbi 123 lekë, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar, duke u këmbyer në këtë mënyrë në nivelin më të lartë të 5 muajve.
-
Emergjenca Covid-19 dhe solidariteti/ CCBS DHURON 6.000.000 Lekë për shërbimin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë
19 Mars 2020, 16:24Kompanitë si CCBS janë të përbërë para së gjithash nga njerëzit, njerëz që kanë ditur të përgjigjen, të reagojnë dhe shpalosin solidaritet konkret, me sigurinë dhe vetbesim, që kur gjithçka të ketë kaluar, do të mund që të gjithë së bashku të rifillojme përsëri me energji edhe më të madhe dhe madje edhe më të vetëdijshëm për potencialin tyre.
-
Bankat pranojnë urdhrin për riskedulimin e kredive, do ndikojnë klientët për shtyrjen e pagesës
19 Mars 2020, 14:05Shumë prej bankave të pranishme në tregun shqiptar i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit për të shtyrë me tre muaj afatin për pagimin e kësteve të kredive si dhe të përshtatin orarin e punës me lëvizshmërinë e lejuar të qytetarëve.
-
Bankat pranojnë vendimin: Hapur vetëm në oraret kur lëvizin qytetarët, ngrijnë këstet e kredive (VIDEO)
19 Mars 2020, 12:09Sekretari i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli ka shpjeguar në emisionin Repolitix se si do të procedohet me shtyrjen e afatit për pagimin e kësteve të kredive. Brumbulli u shpreh se bankat po këshillojnë klientët për plotësimin e dokumentacion për të justifikuar arsyen se përse nuk mund të paguajnë kredinë. Po ashtu ai shtoi se afati nuk mund të shtyhem me më shumë se tre muaj pasi rrezikohet sistemi financiar.
