Ekonomi
-
Kjo është kriza më e thellë që ka pësuar ndonjëherë turizmi në Lezhë. Edhe pse është mes-korriku, 80% e hoteleve të Shëngjinit janë të boshatisur. Për shkak të kësaj situate, një numër i madh punonjësish kanë mbetur pa punë, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë.
10 Korrik 2020, 16:30 -
Programi IADSA II/13 mln euro në dispozicion për rindërtimin pas tërmetit dhe rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë
9 Korrik 2020, 14:2520 milionë euro janë fondet e programit IADSA II deri në vitin 2024, nga të cilat 13 milionë janë vënë menjëherë në dispozicion me qëllimin për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave të rindërtimit, në fazën pas tërmetit, të pasurisë shkollore dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-21.
-
Dëmet e tërmetit/ Qeveria jep 4.8 mld lekë për rikonstruksionin e ndërtesave në 5 bashki
8 Korrik 2020, 20:01Qeveria ka akorduar 4.8 mld lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që u dëmtuan lehtë apo rëndë, por që nuk do të rindërtohen nga e para.
-
Amnistia fiskale, Denaj: Bizneset të pastrojnë bilancet e dyta, nuk do të lejojmë pastrimin e parave
8 Korrik 2020, 16:14Ministrja u shpreh se do të ndiqet një qasje e kujdesshme për të shmangur pastrimin e parave.
-
400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët, Çuçi: Si asnjëherë më parë do të përfitojnë gati të gjithë aplikantët (VIDEO)
8 Korrik 2020, 15:38Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit E- Albania. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.
-
Ministria e Financave nis konsultimet me ekspertët për Amnistinë Fiskale
7 Korrik 2020, 23:01 -
Amnistia fiskale, ekspertët: Rrezik pastrimi i parave
7 Korrik 2020, 20:07Ekspertët e ekonomisë e shohin nismën e qeverisë për amnistinë fiskale pozitive por që nuk shmanget pastrimi i parave. Sipas tyre vendi nuk ka mekanizma për të shmangur paratë e krimit. Zef Preçi dhe Klodian Muço thonë për Report TV se amnistia nuk mund të arrihet pa konsensusin e politikës.
-
28.5 mln euro u dhanë për PPP në pandemi, 2 koncesionet e shëndetësisë më pak të financuara
7 Korrik 2020, 18:0328.5 milionë euro kanë shkuar për koncesionet në kohë pandemie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 5 muaj të parë të vitit janë financuar 8 kontrata koncesionare. Fondet më të mëdha janë marrë nga koncesioni i skanimit në doganë.
-
Largohet Shurdha/ 5 kandidatë për të marrë drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik
7 Korrik 2020, 17:499 persona kanë kandiduar për të marrë drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik, pas largimit të Evis Shurdhës në muajin qershor. Në fletoren zyrtare janë publikuar emrat e kandidaturave, që kanë kaluar fazën e parë dhe të atyre që janë skualifikuar.
-
Rishikimi i buxhetit, PD: Shpallja e falimentit të qeverisë së Edi Ramës, vulos varfërinë për shqiptarët (VIDEO)
7 Korrik 2020, 12:40Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se ky është një akt i dorëzimit të qeverisë që zyrtarizon shkurtimin e mijëra vendeve të punës.
-
Publikohet drafti i amnistisë fiskale/ Përjashtohen zyrtarët e lartë të shtetit! Falja zgjat 1 vit dhe do jetë me 3 fasha tatimi
7 Korrik 2020, 10:44Publikohet drafti zyrtar i qeverisë për amnistinë fiskale. Projektligji krijon premisat për një amnisti fiskale dhe penale me një afat 1-vjeçar.
-
‘Rrëzohet’ besimi në ekonomi me mbi 50%, BSH: Rënia më e madhe në sektorin e shërbimeve
6 Korrik 2020, 17:45Pandemia COVID-19 e ka rrëzuar besimin në ekonomi në nivelin më të ulët historik. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi i konsumatorit dhe i biznesit në ekonomi ra me mbi 50% në tremujorin e dytë. Goditja më e madhe është tek sektori i shërbimeve.
-
Komisioni i Ekonomisë miraton shtyrjen e rivlerësimit, pandemia uli aplikimet me 68%
6 Korrik 2020, 17:33Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Shkak për këtë është bërë pandemia e cila uli numrin e aplikimeve me 68%. Sipas ministrisë së Financave përpara përhapjes së pandemisë u rivlerësuan 15 mijë pasuri ndërsa gjatë muajve të izolimit u bënë vetëm 4800 aplikimeve.
-
Shtohet me 14 mld lekë fondi i rindërtimit, 11 nga buxheti i shtetit dhe 3 mld lekë grante
6 Korrik 2020, 15:43Është rritur buxheti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga 20 miliardë lekë, ka arritur në 34 miliardë lekë. Nga kjo shtesë e re, 3 miliardë lekë vijnë nga ndihmat e akorduara, por nuk dihet nëse i përkasin granteve të dhëna në Konferencën e donatorëve, apo janë fonde nga organizatat qeveritare.
-
Rishikohet për të tretën herë brenda vitit buxheti! Ulen pritshmëritë për të ardhurat, dyfishohet deficiti buxhetor
6 Korrik 2020, 09:46Rishikohet për herë të tretë brenda vitit buxheti i shtetit ku për shkak të situatës së pandemisë ulen në mënyrë drastike prishmëritë për të ardhurat dhe dyfishohet deficiti buxhetor. Nga muaj mars deri tani pritshmëritë për të ardhurat janë ulur me mbi 43 miliardë lekë
-
Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara
4 Korrik 2020, 17:00Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend janë të rrezikuara për të rënë pre e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, thuhet 5 banka kanë rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe 7 banka rrezik të mesëm. Bankat rezultojnë me mungesa në dokumentet që vërtetojnë burimin e parave të derdhura në arkat e tyre.
-
Turizmi në 'koma', Vathi: Kemi realizuar vetëm 3% të aktivitetit, humbjet i kalojnë mbi 1.5 mld euro
4 Korrik 2020, 14:13Pandemia vijon të godasë turizmin pasi ende nuk janë hapur plotësisht kufijtë. Eksperti i turizmit Bensik Vathi thotë se humbjet po thellohen më tej, ndërsa gjendjen aktuale të këtij sektori e quan në “Koma”. Për Report TV ai tha se ndihmat e deritanishme nga shteti janë të pamjaftueshme, ndërsa propozoi bonus për vendasit që të pushojnë në Shqipëri.
-
Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin
2 Korrik 2020, 16:34Në të njëjtën linjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar edhe ekspertët kanë rezerva për heqjen e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi këto ndryshime dëmtojnë sistemin tatimor dhe nxisin informalitetin.
-
Sejko në Kuvend: Shtyrja e kësteve të kredive dhe pandemia do të rrisin kreditë e këqija
2 Korrik 2020, 11:04Kreditë me probleme do të rriten si pasojë e pandemisë. Ulja e fuqisë paguese të kësteve të kredisë dhe shtyrja e tyre, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të ndikojë në rritjen e kredisë së keqe. Guvernatori Sejko po ashtu tha në Kuvend se rritja e borxhit është e keqe e domosdoshme.
-
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
2 Korrik 2020, 07:47Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.