Ekonomi
-
300 kontenierë frigoriferikë me ushqime vijnë çdo ditë nga porti i Durrësit, si një tregues që pavarësisht "luftës" në të cilën ndodhet vendi, nuk ka një krizë ushqimesh. Një lajm i tillë është bëri i ditur nga drejtori i Portit, Pirro Vengu gjatë një inspektimi të bërë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
2 Prill 2020, 14:54 -
Edhe bujqësia kërkon garanci sovrane! Rrapaj: Qeveria të na japë fonde që të vazhdojmë prodhimin (VIDEO)
2 Prill 2020, 14:25Sektori i bujqësisë edhe pse vazhdon aktivitetin po përballet me vështirësi në prodhim, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Për këtë arsye Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj propozon që shteti të ndërmarrë një garanci sovrane edhe për bujqësinë, duke e mbështetur me fonde që të vijoj prodhimi.
-
Masat kundër COVID-19/ Valutat e huaja humbasin pikë ndaj lekut
2 Prill 2020, 13:51Euro nga 131 që u këmbye më 30 mars, sot këmbehet me 127 lekë
-
Pas 'shkëlqimit', valutat e huaja humbasin terren ndaj lekut! Pas 7 ditësh bie Euro
1 Prill 2020, 22:13Për ekspertët e fushës mbyllja e aktiviteteve ekonomike, mungesa e turistëve, bllokimi i qarkullimit, si dhe të hyrat valutore në vlerë të ulët kanë çuar një një luhatje në treg, duke bërë që kërkesa e qytetarëve të jetë më e lartë se oferta.
-
Kreu i Konfindustrisë për Report Tv: Garancia sovrane për biznesin e madh vendim i mirë, por duhen detajuar SHIFRAT
1 Prill 2020, 19:02Buxhuku theksoi se duhet detajuar se sa është garancia sovrane që qeveria vë në banka që rrjedhimisht përkthehet në shumën që biznesi i madh do marrë kredi në bankë
-
Ibrahimaj për Report Tv: Biznesit të vogël i garantojmë pagat e punonjësve deri në maj, për biznesin e madh kredi të garantuar nga shteti (VIDEO)
1 Prill 2020, 18:02Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj në një intervistë me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se deri tani kanë aplikuar 3300 biznese për të përfituar nga paketa ekonomike që ka hyrë sot në fuqi.
-
Koronavirusi! Rama: Gëzim! Puna në fshat vijon, në mars 18% më shumë eksporte nga bujqësia
1 Prill 2020, 16:46Sektori bujqësor nuk është prekur, madje eksportet në muajin mars kanë pasur një rritje
-
Pezullohen tenderët publike, lejohen vetëm ato që kanë lidhje me COVID-19 (dhe ndërpriten ato që janë në proces)
1 Prill 2020, 15:05Sipas njoftimit të Agjencia e prokurimit Publik, autoritetet kontraktore lejohet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.
-
Braçe: O VIP, mos e shkurto punëtorin se s'ke lekë! Shkurto luksin tënd ose do i paguash 12 paga e shpërblime
1 Prill 2020, 13:49Zv kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar biznesin e madh që të mos shkurtojë punonjësit në këtë periudhë që ka rënë fluksi i punës, pasi ata mbrohen me ligj, e në të kundër do t'i paguajë deri në 12 paga.
-
Rama mbledh online krerët e bankave: Vihet në zbatim garancia sovrane për pagat e kujt s'shkon dot në punë! Në prill zgjerohet paketa
1 Prill 2020, 12:46Bankat e nivelit të dytë kanë rënë dakord me qeverinë për t'u dhënë kredi pronarëve të bizneseve që kanë hasur vështirësi ekonomike si pasojë e COVID-19, për të paguar pagat e punonjësve, pa asnjë rrezik pasi shteti del garant. Ndërkohë, kreu i shtetit ka njoftuar gjithashtu se paketa financiare e prezantuar më herët për të përballuar pasojat ekonomike të COVID-19 do të zgjerohet në muajin prill.
-
Nis sot, ja procedura si të përfitoni 'pagën e luftës' (UDHEZIMI I PLOTE - HAP PAS HAPI si të veproni)
1 Prill 2020, 12:41Bizneset mund të aplikojnë te portali i pagesës së taksave e-filing. Shtresat në nevojë përfitojnë pagesën sipas proceduarave standarde
-
COVID-19, Vasil Bedinaj: Turistët anuluan rezervimet, çregjistruam punonjësit (VIDEO)
31 Mars 2020, 17:37Kreu i operatorëve turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të parandaluar deri diku situatën mbi të gjitha tek të punësuarit në këtë sektor të cilët do mbeten të papunë.
-
Kriza ekonomike nga COVID-19 ekspertët: Më fortë se e 2008, skenari 'B' rezerva valutore e BSH
31 Mars 2020, 16:03Kriza ekonomike që mund të sjellë COVID-19, sipas ekspertëve, do të jetë më e fortë se sa e ajo e vitit 2008. Kreu i shoqatës shqiptare të prodhuesve Sokol Kraja thotë se 2 janë mundësitë që ka shteti për të përballuar situatën: rritja e borxhit publik dhe përdorimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë. Kraja pohon se vendi rrezikon edhe recesion ekonomik.
-
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
31 Mars 2020, 15:31106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
-
Nuk ka shtyrje, përfundon sot afati i bizneseve për dorëzimin e deklaratës së Tatimit mbi Fitimin për vitin 2019
31 Mars 2020, 12:12Sot përfundon afati për të dorëzuar deklaratën e tatimit mbi fitimin të vitit 2019, për të gjitha bizneset në vend.
-
Dy kategori për përfituesit, kujt i falet dhe kush përfiton lehtësi për kamatëvonesat e energjisë elektrike
30 Mars 2020, 17:18227 mijë e 568 abonentë përfitojnë nga masa lehtësuese e qeverisë për të falur kamatëvonesat për konsumatorët e energjisë elektrike. Nga këto përfitues 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumator biznes.
-
Koronavirusi në Shqipëri/ Valutat e huaja zhvlerësojnë lekun
30 Mars 2020, 12:55Valutat e huaja shënojnë përsëri rekord, duke sjellë nënçmim të vazhdueshëm të lekut. Referuar të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet në tregun valutor me 131 lekë, duke u rritur me 2.89 pikë nga kursi i këmbimit i së premtes.
-
Drejtoresha e Tatimeve për Report TV: Koronavirusi uli të ardhurat e shtetit deri 30%! Ende asnjë masë mbështetje për biznesin e madh
29 Mars 2020, 15:49Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha në Report TV se situata e krijuar nga koronavirusi po ndjehet në ekonominë shqiptare. Ajo tha se aktualisht janë ulur të ardhurat mujore të shtetit nga 20 deri 30%, ndërsa nuk është menduar ndonjë masa mbrojtëse për biznesin e madh. Delina Ibrahimaj: Kush punon në të zezë nuk përfiton nga ndihmat sociale dhe financiare që jep qeveria. Abuzimet më të mëdha me çmimet nga shumica
-
COVID-19 zbret të ardhurat me 16 mln euro, Ministria e Financave: Do dëmtohet ndjeshëm turizmi, tregtia dhe transporti (VIDEO)
29 Mars 2020, 14:19Mbyllja e bizneseve dhe shtyrja e disa afateve për shlyerjen e detyrimeve do të dëmtojw ndjeshëm të ardhurat e këtij viti.
-
COVID-19 forcon valutat, euro shitet me 133 lekë
29 Mars 2020, 10:49Euro vazhdon të fitojë terren ndaj monedhës kombëtare. Sot në tregun valutor një euro po blihet nga tregtarët për 128 lekë dhe po shitet me 133 lekë. Një nivel i tillë i euros është vrenjtur në vitin 2017, kur kursi i këmbimit të euros ishte mbi 130 lekë. Për ekspertët kjo lidhet direkt me pasojat e COVID-19, që ka bllokuar shumë ekonomi, ka ulur investimet dhe të hyrat valutore janë reduktuar ndjeshëm.