Ekonomi
-
Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.
9 Korrik 2019, 20:43 -
Shkodër/ Jep dorëheqjen pas 6 vitesh drejtori i Tatimeve: Arsye personale, ka nevojë për energji të reja (VIDEO)
9 Korrik 2019, 11:44Drejtori i Tatimeve Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen pas 6 viteve që drejton këtë institucion. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se ku vendim vjen vetëm për arsye personale, sipas së cili kjo drejtori ka nevojë për energji të reja.
-
Të përndjekurit/ Lista e dytë me përfituesit e kompensimit si trashëgimtarë
9 Korrik 2019, 07:25Ministria e Financave ka publkuar listën e dytë me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.
-
Agrobiznesi, serat u financuan me 232 milionë lekë nga buxheti
6 Korrik 2019, 08:33Eksportet e perimeve shkojnë në vendet e rajonit dhe ato europiane si Spanjë, Greqi, Gjermani, Poloni etj
-
Investimet/ Nënshkruhet marrëveshja, 10.4 mln € për projektet e Tiranës
6 Korrik 2019, 08:27Ministrja Denaj bën të ditur se marrëveshja financiare mbështet zbatimin e projektit “Vazhdimi i Bulevardit Gjergj Fishta dhe Bajram Curri dhe Rehabilitimi i Lumit të Lanës nga Ura Teknologjike deri tek Kryqëzimi me Rrugën Teodor Keko”.
-
Bankat/ Ndryshojnë kriteret për ristrukturimin e kredive të dhëna - Rregullat e reja
6 Korrik 2019, 08:25BSH po diskuton rregullat e reja në marrëveshje me kredimarrësin
-
FMN kërkon rishikimin e uljes së pragut të TVSH për bizneset e vogla
5 Korrik 2019, 08:35Shqipëria rezulton të ketë efektivitetin më të ulët të grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në Rajon. Sipas një analizë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e dytë të marrëveshje se re, kjo renditje e dobët e Shqipërisë vjen për shkak të intensitetit të lartë të përjashtimeve, normave të reduktuara dhe grumbullimit të dobët të saj.
-
Projekti, sa më e fuqishme makina, aq më e lartë do jetë taksa
5 Korrik 2019, 07:34Qeveria parashikon të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve. Sipas një projekti që po diskutohet, sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani taksë.
-
Rreziqet e PPP-ve, FMN: Mund të dëmtojnë shpejt bilancin publik të Shqipërisë
4 Korrik 2019, 07:37Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar sërish për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borxhit të lartë publik, projekteve me partneritet publik privat (PPP), detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.
-
Gent Sejko: Mosmarrëveshjet politike mund të godasin aktivitetin ekonomik
3 Korrik 2019, 16:42Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko duke folur për zhvillimet ekonomike në vend, deklaroi se zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend mund të godasë aktivitetin ekonomik duke u reflektuar edhe në klimën e biznesit.
-
Tendenca e ekonomisë/ INSTAT: Rritja ekonomike, 2.21% në tremujorin e parë të vitit
2 Korrik 2019, 15:39Shifrat e rritjes ekonomikë shënojnë një frenim të ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej vetëm 2.21% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018. Në të njejtën periudhë të 2018-ës kjo shifër ishte në nivelin 4.45%.
-
21 milionë euro dolën jashtë bankave në katër muajt para zgjedhjeve
1 Korrik 2019, 12:56Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në periudhën shkurt-maj, paraja jashtë bankave u rrit me 2.6 miliardë lekë, apo rreth 21 milionë euro, duke arritur në 274 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro.
-
Të përndjekurit, ja trashëgimtarët përfitues të dëmshpërblimit
29 Qershor 2019, 07:49Deri në datën 27 shtator, trashëgimtarët e një numri të konsiderueshëm të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist kanë afat për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.
-
Transporti ajror/ Numri i pasagjerëve rritet me 14% në muajin maj
28 Qershor 2019, 07:57Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për muajin maj 250 mijë pasagjerë udhëtuan nga Aeroporti i Tiranës, në rritje vjetore me 14%. Për herë të parë, qysh në fund të pesëmujorit u tejkalua kufiri i 1 milionë pasagjerëve. Më saktësisht, në pesë muaj kjo shifër arriti në 1.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tryezë diskutimi për fuqizimin e Regjistrave të Biznesit
27 Qershor 2019, 20:15Regjistrat e përbashkët të biznesit do të ndihmojnë kuadrin ndërkufitar dhe faktorët që ndihmojnë konkurueshmërinë e bizneseve.
-
Raporti botëror i drogës: Shqipëria prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europën Juglindore
27 Qershor 2019, 11:37Shqipëria ishte prodhuesi më i madh i kanabisit në Europën Juglindore për periudhën 2010-2017 dhe një nga tre shtetet që është përmendur më shumë në raportet e viteve të fundit për tranzitimin dhe kapjen e kanabisit, së bashku me Holandën dhe Spanjën.
-
Regjistrimi i kontratave të pronave, afatet dhe gjobat (VIDEO)
27 Qershor 2019, 07:29Gjergji Bega, ekspert për problematikat e pronave ka sqaruar procedurat e regjistrimit të pronave.
-
Shorteu 'Bli dhe fito' me Kartat Alpha American Express shpërbleu 13 klientë me çmime fantastike
26 Qershor 2019, 18:26Pesë Apple iPhoneX, pesë Apple iPad, dy udhëtime turistike në Greqi dhe një çmim i madh, një makinë Volkswagen Up!
-
Zvicra kalon në vend të parë me investimet e huaja në Shqipëri
26 Qershor 2019, 08:50Që prej tremujorit të fundit 2018, Zvicra ka kaluar si investitori më i madh në vend, sipas stokut, çka nënkupton që në total në vite, investimet nga ky shtet kanë arritur në 1.37 miliardë euro (deri në fund të marsit 2019), sipas Bankës së Shqipërisë.
-
Ndryshojnë rregullat për dhënien e lejeve të ndërtimit
26 Qershor 2019, 08:10Shqyrtimi i aplikimit për t’u pajisur me leje ndërtimi do të zgjatet me një muaj tjetër, duke shkuar në total në 3 muaj. Kjo parashikohet në një projektligj të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që është dorëzuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë.
