Ekonomi
-
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që radhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë.
9 Gusht 2020, 12:07 -
Qeveria strategji për kthimin e Diasporës, Kulluri: Njëri në 'bunker' e tjetri në vila, sa të jenë këta nuk kanë për t'u kthyer
8 Gusht 2020, 17:40Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar duke shpërndarë lajmin e shqiptarja.com në lidhje me planin e qeverisë për kthimin e shqiptarëve të Diasporës.
-
Të ardhurat në 6 muaj u tkurrën me 250 mln euro, Ministria e Financave: Rënia më e madhe në Maj
8 Gusht 2020, 15:07Të ardhurat buxhetore në 6 muajit e parë të vitit kanë rënë me 250 milionë euro si pasojë e izolimit ekonomik. Reduktimi më i madh i të ardhurave është vërejtur në muajin maj. Ndërkohë sipas Ministrisë së Financave goditja më e madhe është reflektuar tek tatimi mbi të ardhurat personale.
-
Qeveria strategji për kthimin e Diasporës! Mbi 1 milionë shqiptarë në 2019 jetuan jashtë vendit, 4 janë shkaqet e largimit
8 Gusht 2020, 07:56Më shumë se 1 milionë shqiptarë kanë jetuar jashtë vendit në vitin e kaluar. Ministria e Diasporës liston katër arsye kryesore se përse largohen qytetarët, ku faktori ekonomik është më i rëndësishmi. Sot 29 vite nga eksodi i madh me anijen Vlora, 8 gushtit 1991, shqiptarët ikin për të gjetur punë.
-
Mos përgatisni grepat për cironka dhe krap! Ndryshojnë afatet e peshkimit
7 Gusht 2020, 17:53Në liqenin e Ohrit dhe të Shkodrës nuk do të lejohet peshkimi i Cironkës dhe i Krapit nga data 20 prill deri më 20 korrik. Ndërkohë në zonat e tjera këto dy gjallesa nuk do peshkohen nga data 1 prill deri më 31 korrik. Po ashtu me ndryshimin e rregullores së peshkimit është rritur edhe afati i lejes së peshkimit.
-
Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, Shqipëria nis verifikimin e llogarive të dyshimta me 82 vende të botës
7 Gusht 2020, 13:53Shqipëria do të bashkëpunojë me 82 shtete të huaja për të luftuar evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe për të goditur kompanitë off-shore. Kjo do të arrihet falë ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit, i cili i jep të drejtën Tatimeve marrin të dhënat bankare për shqiptarët dhe të huajit, nga këto shtete.
-
Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal
6 Gusht 2020, 20:03Monedhat e huaja po humbasin terren ndaj lekut. Këtë të enjte një euro u këmbye me 123.6 lekë ndërsa një dollar me 104 lekë. Për Bankën e Shqipërisë kjo zbritje është e pritshme për shkak të efekteve sezonal, dhe turizmit.
-
COVID-i ndryshoi buxhetin, fondet i merr infrastruktura! Me rishikimin e fundit rrugët e kanalizimet morën 12.3 miliardë lekë
6 Gusht 2020, 17:47Shpenzimet e institucioneve në vend që nga buxheti fillestar e deri më tani janë rritur me 16.3 miliardë lekë. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave në rishikimin e fundit që pësoi buxheti fondet më të mëdha shkuan për infrastrukturë ku pati një shtim me 4.3 mld lekë, edhe pse pandemia u bë shkak për ndryshimin e tij ministria e shëndetësisë mori vetëm 2.4 mld lekë shtesë.
-
Pandemia godet buxhetin e familjeve! Ministria e Ekonomisë: Të ardhurat vjetore të qytetarëve ulen me 267 euro
5 Gusht 2020, 21:47Çdo qytetar shqiptar këtë vit është parashikuar të marrë 267 euro më pak se në vitin e kaluar. Shkak për këtë është situata e vështirë ekonomike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave këtë vit të ardhurat për frymë në total do të zbresin me 770 milionë euro.
-
Sektori i Shërbimeve do ‘shpëtojë’ të papunët në 2021! Ministria e Ekonomisë: Papunësia rritet me 2% në 2020, por ulet vitin tjetër
5 Gusht 2020, 20:33Pandemia COVID-19 do të rrisë ndjeshëm papunësinë në vend. Sipas Ministrisë së Financave shkalla e papunësisë këtë vit do të arrij në 13.8, nga 11% që është aktualisht. Sektori i shërbimeve pritet të punësojë më shumë vitin e ardhshëm.
-
Meta dekreton shtyrjen e fiskalizimin: Kuvendi duhet të kishte vlerësuar më mirë afatet kohore
5 Gusht 2020, 18:54Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shtyrjen e fiskalizimit, që pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 dhe është shtyrë për në 2021. Shtyrja e saj është bërë disa herë për shkak të pandemisë dhe kohës që u duhej subjekteve për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.
-
Rimëkëmbja do varet nga largimi i COVID-19, Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
5 Gusht 2020, 17:26Familjet dhe bizneset do të përballen me ulje të ardhurash nëse vazhdon kjo situatë e diktuar nga Covid 19. Në këtë përfundim ka arritur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sipas të cilit rrezik për ekonominë paraqet edhe rikthimi i izolimit.
-
Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme
4 Gusht 2020, 20:22Bizneset dhe individët që kanë bërë kërkesë për kredi në tremujorin e dytë të vitit e kanë pasur tepër të vështirë për ta marrë atë. Shkak janë bërë kushtet e shtrënguara për të dhënë kredi nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e pandemisë bankat kanë rritur kërkesat e tyre.
-
Amnistia fiskale, Dhamo: Drafti i paqartë, s'ka analiza financiare! Nuk dihet si do riatdhesohen paratë
4 Gusht 2020, 18:27Ekspertët dhe grupet e interesit e konsiderojnë të paplotë draftin e amnistisë fiskale. Sotiraq Dhamo ekspert kontabël thotë se drafti është pa një analizë paraprake financiare. Sipas tij ngërçet ligjore dhe teknike bën që qeveria të tërhiqet për në muajin shtator.
-
E ardhmja e turizmit, Denaj: Do të jetë e vështirë! Rritja e konsumit dhe investimet do nxisin ekonominë
4 Gusht 2020, 16:58Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka folur sot për programin e ripunësimit dhe rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19. Anila Denaj është shprehur se rimëkëmbja më e vështirë do të jetë për turizmin, por përpos kësaj ekonomia vitin që vjen do të rritet me 5.9%. Denaj shtoi se rritja e konsumit dhe investimet do nxisin ekonominë.
-
Program për të papunët e COVID, Muça: Jo afatgjatë! Profesionet që duhet të zgjedhin, të kenë lidhje me teknologjinë
3 Gusht 2020, 21:20Programi i ri-punësimit për personat që kanë dalë të papunë si pasojë e pandemisë COVID-19, për ekspertin e çështjeve të punësimit Erion Muça është i paqartë dhe nuk dihet sa persona do të përfitojnë. Sipas tij duhet të miratohet një strategji për ti aftësuar qytetarët nga ana teknologjike.
-
Hapet tenderi! 1.7 mld lekë për transformimin e piramidës në Tiranë...Kompanitë afat deri më 2 shtator
3 Gusht 2020, 18:48Është hapur tenderi për projektin e transformimin e Piramidës së Tiranës. Fondi limit i përcaktuar është 1.7 miliardë lekë dhe gara mbyllet më 2 shtator 2020. Në përfundim të projektit pas 2 vitesh piramida do të jetë kthyer në një godinë multifunksionale për të rinjtë.
-
Mungojnë ofertuesit, anulohet tenderi i rindërtimit pas tërmetit
3 Gusht 2020, 16:17Anulohet tenderi për projektimin e pallateve në kuadër të rindërtimit. Tenderi ishte me fond limit 202.6 milionë lekë, dhe kishte si objekt hartimin e projekteve për 7 bashki në vend. Shkak për anulimin është mungesa e ofertuesve.
-
Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vend, specialistët e IT-së ngjiten në vend të tretë
3 Gusht 2020, 07:38Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa më mirë.
-
A do të ndryshojë projektligji i amnistisë fiskale? Report TV zbardh dokumentin me kritika të Shoqatës së Bankave: Saktësoni detyrat e institucioneve
2 Gusht 2020, 12:40Kritikat dhe kundërshtimet për amnistinë fiskale dhe penale, kanë bërë që diskutimi dhe miratimi i saj të shtyhet për në shtator. Shqetësimet e ngritura mund të çojnë edhe në ndryshim të projektligjit. Report TV zbardh komentet që Shoqata e Bankave ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë për kritikat dhe sugjerimet që ka për draftin. Sipas analizës burimi i të ardhurave duhet të hetohet nga Njësia Speciale dhe që bankat të mos mbajnë përgjegjësi apo të kërkojnë dokumente për depozitimin e parave