Ekonomi

  • Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin turizmin mund t’u vihen në dispozicion privatëve për zhvillimin e projekteve në turizëm edhe kundrejt pagesës së vetëm 1 euro, por me Vendim të Këshillit të Ministrave, rast pas rasti. Kjo është vendosur në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
  • Kryebashkiaku Dedaj: Taksat në
    Mirditë, më të ulëta se 1 vit më parë

    Mes debateve për mungesë transparence dhe konsultimesh, Këshilli Bashkiak i Mirditës ka miratuar paketën fiskale për vitin 2016. Këshilltarët e djathtë kanë akuzuar për moskonsultim të kësaj pakete me grupet e interesit. Nga ana tjetër kryebashkiaku Ndrec Dedaj u shpreh se taksat këtë vit do të jenë disa herë më të ulëta se vitet e shkuara 

  • TAP, ringrihet 9 vite nga mbyllja
    Instituti i Naftës e Gazit në Shqipëri

    Përfshirja e Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP do të riaktivizojë Institutin e Naftës dhe të Gazit të mbyllur 9 vjet më parë në vendin tonë me vendim të qeverisë. Ngrita e kapaciteteve teknike në Shqipëri do të krijojë mundësinë që në këtë Institut të bëhen studime për infrastrukturën e gazit. 

  • SHBA kalon për herë të parë Francën
    si partneri tregtar kryesor i Gjermanisë

    SHBA-ja ka kaluar Francën në vitin 2015 si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, hera e parë që prej viteve 1970, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

  • Myller-Ahmetajt: Po shpërbleheni
    për reformat e ndërmarra në ekonomi

    Ministri i Financave Arben Ahmetaj  është takuar  këtë të martë me Zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë, Cyril Myller. Perspektiva ekonomike  e Shqipërisë dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me Bankën e Botërore ishin në fokus të takimit.

  • Meka: Rënia e kredive me probleme
    në 17.6%, shkak fshirja nga bilancet

    Rënia e kredive me probleme në nivelin 17.6% I detyrohet në masë të madhe fshirjes së huave të humbura nga bilancet e bankave. Eksperti i sistemit bankar, Profesor i Asocuar Doktor Elvin Meka, thotë se fshirja e tyre është lajm i mirë për ekonominë dhe bankat në tërësi, duke qenë se përmirëson më tej treguesit e tyre financiarë e veçanërisht likujditein e sistemit.  VIDEO

  • Greqia, partneri i tretë
    tregtar i Shqipërisë

    Greqia aktualisht është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimet tregtare me Greqinë në muajin e parë të viti 2016 zunë 6.4 % të totalit të gjithë tregtisë.

  • Sejko me zv.Presidentin e BB:
    Përballuam krizë, si ajo greke

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka takuar Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller me të cilin ka diskutuar situatën financiare në vend, ku ka theksuar se, Shqipëria ka kaluar një vit të vështirë financiar, por Banka e Shqipërisë ka përballuar një krizë të vështirë si ajo greke.

  • Emigrantët sjellin në atdhe
    18 për qind më pak valutë

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e tretë të vitit 2015, të ardhurat nga emigrantët ose ndryshe remitancat arritën në 135.4 milionë euro, me rënie vjetore 29.7 milionë euro ose 18%.

  • Investimet e huaja direkte
    ulen për të dytin vit rradhazi

    Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

  • Bilancet/ Ulet ndjeshëm kredia e
    keqe, 17.6% në fund të 2015-ës

    Niveli i kredive të këqia regjistroi një tjetër ulje të fortë në fund të vitit të kaluar, duke arritur në 17.6% më raport më totalin e portofolit të kredive bankare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i kredive me probleme që nga korriku i vitit 2011. 
    VIDEO

  • Haxhinasto: Mineralet e çimentot të
    transportohen në hekurudhë, jo rrugë

    Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se do të realizohet një monitorim rigoroz veçanërisht për operatorët e mineraleve dhe çimentos me qëllim që transporti i këtyre mallrave të realizohet me alternative konkuruese të transportit hekurudhor.

  • Gjiknuri merr mbështetje në Baku
    për gazsjellësin Jonian-Adriatik, IAP

    Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka marrë mbështetjen për projektin IAP, gazsjellësit Joanian-Adriatik, gjatë punimeve të Ministerialit për Korridorin Jugor të Gazit mbajtur Baku.
    Konkretisht, OAP, degëzim i projektit TAP, lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.  VIDEO

  • Hazizaj: Vendimet e pavlefshme
    nëse Kushtetuesja shfuqizon 'Pronat'

    Partia Demokratike është subjekti i tretë që e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pronën, pas Presidentit dhe Parisë Republikane. Ndërsa analizon situatën e ligjit të ri për trajtimin e pronës, konstitucionalisti Sokol Hazizaj, thotë se ligji nuk mund të jetë tërësisht funksional për shkak se nuk është plotësuar ende me aktet e duhura nënligjore. Eksperti thotë se gjatë këtyre viteve ligjit të pronës në tërësi i janë bërë 38 ndërhyrje, disa prej të cilave jo kushtetuese.  VIDEO

  • Shqipëria renditet e 56-a në botë
    në Indeksin e Lidhjes mes Shteteve

    McKinsey Global Institute, një ndër filmat e konsulencës botërore, në një studim të fundit ka rankuar 139 shtete për nga mënyra se si lidhen me pjesën tjetër të botës. Në krye të listës qendron Singapori, i cili në mënyrë të suksesshme e ka shndërruar veten në një qendër aziatike. NëEuropë bie në sy Hollanda.

  • INSTAT: Defiçiti tregtar në janar 
    shënoi rritje vjetore prej 5 përqind

    Në muajin janar të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me janar 2015 dhe 8,1 % në krahasim me dhjetor 2015. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar këtë të hënë nga Instituti i Statistikave, INSTAT, importet e mallrave në muajin janar të këtij viti arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u ulur me 1,5 % 

  • Biznesi,Veliaj premton të heqë
    taksën e tavolinës, jo të tjerat

    Në takimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pranuar të rishikojë taksat sipas propozimeve të tyre. Me përjashtim të taksës së tavolinës, që sipas bizneseve, Bashkia mund ta heqë. Ndërsa për taksat e tjera nuk u ra dakort.
      VIDEO

  • Këshillat e ekspertëve për
    qeverinë: Ku të orientohet rritja

    Ekspertë ndërkombëtare dhe vendas bien në një mendje që burimet aktuale të rritjes po shterojnë dhe vendi duhet orientuar drejt një modeli të ri rritjeje.

  • Tiranë, ja 8 taksat që biznesi
    i propozoi Veliajt për rishikim

    8 taksa ka kërkuar biznesi i vogël gjatë takimit me përfaqësues të bashkisë së Tiranës që të mos rriten ose të zerohen. Nikollaq Neranxi i ftuar në studion e Report Tv ka thënë gjithashtu se këshilltarët e LSI në këshillin bashkiak mbështesin kërkesat e biznesit.  VIDEO

  • Biznesi potencial: Importi i
    gjyshërve nga Europa në Shqipëri

    Ndërsa kujdesi për të moshuarit është një biznes mjaft i zhvilluar në Europën Lindore, sapo ka nisur të formësohet ideja dhe në Shqipëri. Investitorë italianë, por dhe të tjerë, po e shohin me interes ndërtimin e shtëpive (azile) me fokus të moshuarit e “pasur” të Europës Perëndimore. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv