Ekonomi

  • Qeveria shqiptare ka dorëzuar sot pranë Komisionit Europian aplikimin për përfitimin e grantit prej 71 milionë euro, për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në kuadër të programit IPARD 2014-2020.

  • Furnizimi me energji,OSHEE 7 mln
    dollarë investime për fidrat në Tiranë

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, vijon investimet në kryeqytet, me synim përmirësimin e e situatës së furnizimit me energji elektrike, për një periudhë deri 40-vjeçare. 

  • Hipoteka nis procesin e përditësimit
    të regjistrit të pasurive të paluajtshme

    Hipotekat kanë nisur procesin e përditësimit të regjistrit të pasurive të paluajtshme për 3.2 milionë prona. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se përditësimi do të zhdukë problemin e mbivendosjes së të dhënave të pronarëve dhe veçanërisht atë të hartave të pasurive të paluajtshme. 
    VIDEO


  • Ekonomi viziton në spital biznesmenin
    libanez: Omnix të vijojë investimin

    Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi ka vizituar sot në spital, biznesmenin libanezo-amerikan, Faad Mitri. Në një prononcim për mediat, pas vizitës në spital, Ekonomi është shprehur se biznesmeni do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Ajo tha se i ka kërkuar Mitrit që kompania Omnix Albania të vijojë punimet në Gjirin e Lalzit.  

  • Raporti, Braçe: KLSH pretendon dëm
    542 mln lekë nga asgjësimi i parave

    Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi raportin e KLSH për dëmin në Bankën e Shqipërisë. Në komision raportuan kreu i KLSH, Bujar Leskaj dhe kreu Bankës së Shqipërisë, Sejko. VIDEO

  • Amnistia për makinat, falen taksat
    e papaguara nga 2011 deri në 2016

    Amnistia që pritet të bëjë qeveria për taksat e papaguara për bizneset dhe mjetet do t’i shtrijë efektet deri në vitin 2016. Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale ne Ministrinë e Financave pohon për Report Tv se në draft do të parashikohet falja e taksave deri në momentin që do të bëhet amnistia. Për biznesin pritet falja e 60 miliardë lekëve, 80% e përfituesve janë biznes i vogël.  VIDEO

  • Tepelenë, Ekonomi: Mbështetja e 
    biznesit me fonde po rrit punësimin

    Bizneset e sapo krijuara të cilat janë duke përfituar fonde përmes  “Mbështetjes të Sipërmarrjeve të reja Start-up” po shtojnë numrin e të punësuarve. Nga viti 2015 deri më tani për këtë fond ka patur 48 aplikime prej të cilave kanë përfituar 23 dhe janë në proces shqyrtimi edhe 19 aplikime.

  • 690 mijë euro borxh, kompleksi
    Taiwan paralajmërim për sekuestro

    Kompania përmbarimore kërkon pagesën e borxhit nga administrator i Taiwan. Qendra shumëfunksionale e argëtimit Taiwan, e vendosur në Parkun Rinia në Tiranë është zhytur në borxhe dhe ka marrë një paralajmërim për sekuestro nga kompania përmbarimore, ALBASE. VIDEO

  • Shqipëria në Panairin e Shtutgartit
    Ekonomi: Për më shumë vizibilitet

    Shqipëria për herë të parë  është vend partner  në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017. Prezenca qëndrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme se në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going” ku ministrja Milva Ekonomi ka thënë se është mundësi e mirë për vizibilitet. 

  • S'plotësuan kushtet e tregtimit, ja
    karburantet që u gjobitën në gusht

    Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka publikuar sot  rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Gusht 2016. 

  • Sistemi Qendror/Lojrat e Fatit do të
    monitorohen nga një operator privat

    Ngritja e Sistemit Qendror për monitorimin on line të lojrave të fatit në vend do t’i besohet një operatori privat. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për “përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së operatorit që do të ndërtojë sistemin qendror të monitorimit on line (SQMO) dhe të autoritetit përgjegjës për zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes”.

  • Remitancat vijojnë rënien edhe në
    tremujorin e dytë, 5% më pak se vjet

    Dërgesat e emigrantëve pësuan rënie për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, prurjet valutore prej emigrantëve në tremujorin e dytë të vitit prekën vlerën e 154 milionë eurove, 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

  • “Zëri i Amerikës”: Greqia "Ok" për
    hekurudhën Follorinë-Kapshticë

    Enti i Hekurudhave të Greqisë, OSE, dhe Hekurudhat shqiptare kanë rënë dakort të bashkëpunojnë për ngritjen e një linje të re hekurudhore që lidh qytetin grek të Follorinës me pikën kufitare të Kapshticës dhe, më tej, me qytetin e Pogradecit, njoftoi “Zëri i Amerikës” (VOA). Sipas burimeve zyrtare greke, që i referohen Ministrisë së Transporteve, projekti pritet të mbështetet nga fondet IPA të Bashkimit Europian në kuadër të Programit INTEREG-2 për vitet 2014-2020.

  • Ahmetaj: Bizneseve do u falen
    vetëm detyrimet e vjetra,jo të rejat 

    Qeveria është në fazat e fundit të studimit të amnistisë që fal detyrimet e vjetra të biznesit. Por sipas Minsitrit të Financave Arben Ahmetaj, do të falen detyrimet e akumuluara 4-5 vite më parë, ndërkohë që do ashpërsohen masat për mbledhjen e detyrimeve të reja. Ndërkaq, ai hodhi poshtë si “thashetheme fiskale” zërat sipas të cilave Qeveria po parashikon vendosjen e një takse të re për ndërtesat.  VIDEO

  • Insfrastruktura, projekte të reja
    për hekurudhën, portet dhe rrugët

    Muajin e ardhshëm pritet të hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e segmentit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Sipas specialistëve që po punojnë për projektin, brenda pak javësh pritet të mbahet një dëgjesë publike.

  • FMN: Zgjedhjet nuk duhet të zbehin
    luftën e nisur kundër informalitetit

    Zgjedhjet e ardhshme mund të diktojnë ecurinë e reformave kryesore të ndërmarra nga qeveria, pasi, për arsye elektorale, mund ketë një zbehje të disiplinës në luftën kundër informalitetit e evazionit fiskal dhe në atë të uljes së nivelit të humbjeve joteknike në sektorin elektroenergjetik.  VIDEO

  • 2016, bie numri i përdoruesve të
    celularëve,20 000 më pak në korrik

    Në gjashtë muajt e parë të vitit numri i celularëve aktivë është pakësuar me 20 mijë, ndërkohë që rezultojnë 330 mijë karta SIM më pak se dhjetori i vitit të shkuar. Të dhënat vijnë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sipas të cilit rritje ka shënuar numri i pajtimtarëve që përdorin internetin përmes celularëve.  VIDEO

  • Komisioni për konsumatorin: Kujdes
    nga kreditë bankare, ja si të ruheni

    Ndërsa një masë e madhe qytetarësh përballen sot me marrjen e pronave nga bankat për kreditë e pashlyera, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit ka bërë publik një material sqarues ku tregon çfarë garancish përcakton ligji në çastin e marrjes së një huaje.  VIDEO

  • 126 firma të mëdha në faliment
    tatimet i çojnë në gjykatë/ Ja lista

    126 kompani, mes të cilave emra mjaft të njohur, gjenden në gjykata në pritje të falimentimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike listën e subjekteve ndaj të cilave kanë nisur procedurat e falimentit ku bien në sy subjekte si “CITY PARK”, “BELLE AIR”, “ALBATROS AIRËAYS”, “TAÇI OIL” apo “TV ALSAT”.  VIDEO

  • Ekonomi:97 milion lekë mbështetje
    biznesit vetëm për vitin 2016

    Qeveria Shqiptare në mbështetje të biznesit ka vënë në dispozicion  nje buxhet prej 97 milion lekë për vitin 2016,  prej te cilave  28 milion lekë janë dedikuar konkurueshmërisë.  Nga shtatori i vitit 2014  deri në shtator 2016 kanë aplikuar 136 sipërmarrje. Nga këto 68 ndërmarrje janë përfituese të “Fondit të Konkurushmërisë” .

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv